Syri i mjeshtrit
Syri i mjeshtrit
Nga Donald M. Murray
Kur studentёt pёrfundojnё dorёshkrimin e parё, e konsiderojnё tё mbaruar punёn e tё shkruarit dhe me kёtё mendim pajtohen edhe shumё nga mёsuesit e tyre. Por shkrimtarёt profesionist, kur mbarojnё dorёshkrimin e parё, zakonisht e dinё se janё nё fillim tё procesit tё shkrimit. Kur njё dorёshkrim sapo ka mbaruar, puna e tё shkruarit sapo ka filluar.
Ky ndryshim nё pikёpamje, ёshtё ndryshimi midis amatorit dhe profesionistit, diletantatizmit dhe pёrvojёs, kallfit dhe mjeshtrit.
Peter F. Drucker, shkrimtar shumё produktiv, e quan dorёshkrimin e tij tё parё – zero – dhe mbas kёsaj mund tё filloj numёrimin. Mё e shumta e shkrimtareve ja nё tё mendimit se si dorёshkrimi i parё ashtu dhe ata qё do ta ndjekin atё, janё raste tё volitshme pёr tё zbuluar se çfarё kanё dashur tё thonё dhe si bёhet mё mirё pёr t’u thёnё.
Pёr rishikimin e dorёshkrimeve tё gjithё thonё shumё dhe e thonё qartё: Shkrimtari duhet tё pёrfeksionojё aftёsi tё llojit tё veçantё pёr tё lexur. Nё shkollё mёsojmё tё zbulojmё se çfarё shkruhet nёpёr faqe, pasi kemi mbaruar sё shkruari. Megjithatё, shkrimtarёt kur lexojnё dorёshkrimet e tyre, pёrballen me mundёsi dhe pёrgjegjёsi tё njё lloji tjetёr. Pёr ata, fjalёt nё njё faqe nuk kanё tё mbaruar. Çdo ndryshim apo rregullim çon nё njё reaksion zinxhir tё pёshtjellimit apo tё qartёsimit tё nёntekstit . Ky ёshtё njё lloj i ndryshёm leximi i cili ёshtё ndoshta shumё mё i vёshtirё dhe njёkohёsisht shumё ngacmues.
Shkrimtarёt duhet tё mёsohen tё jenё armiqtё mё tё efektshёm ndaj vetvehtes. Ata duhet tё pranojnё kritikat e tё tjerёve, por njёkohёsiht edhe tё dyshojnё sa mё shumё nё to, duhet tё pranojnё lavdёrimet, por edhe tё jenё dyshues ndaj tyre. Shkrimtarёt nuk duhet tё varen nga tё tjerёt. Njёkohёsisht ata duhet ta shkёpusin vehten nga shkrimet e tyre me qёllim qё tё kenё mundёsi mё tё pakufizuara pёr t’u rimarrё me to duke derdhur gjithё kujdesin dhe mjeshtёrinё e tyre.
Njё shkёputje e tillё nuk ёshtё e lehtё. Mendohet se shkrimtari i letёrsisё fantastiko – shkencore Rei Brendberi, dortёshkrimet e tij i lё mёnjanё pёr njё vit dhe njё ditё prej ditёsh kthehet dhe i lexon ato si njё i huaj. Jo shumё shkrimtarё kanё disiplinё dhe kohё pёr tё vepruar kёshtu. Ne duhet tё lёxojmё kur gjykimi ynё tё jetё nё shkallёn mё tё ashpёr, atёhere kur jemi pranё momentit euforik tё krijimit.
Romancierja Nensi Heil kёshillon: ‘Shkrimtari duhet tё mbajё qёndrim kritik pёr gjithçka qё atij i duket e pёlqyeshme nё stilin e tij. Ai nuk duhet tё kёnaqet kurrё me atё qё ka shkruar. Kjo ёshtё mbrojtja mё e mirё ndaj kritikёs.
Xhon Siardi, poet, shton: ‘Akti i fundit i tё shkruarit, ёshtё ai i leximit tё vetvetes. Unё mendoj se ky ёshtё njё proces skizofrenie qё fillon me pasion dhe mbaron me kritikё, qё fillon me tё nxehtё e mbaron me tё ftohtё, dhe mё e rёndёsishmja ёshtё se gjatё kёtij procesi duhet tё jesh njёkohёsisht pasionant i çmendur dhe kritik gjakftohtё.
Shumё njerёz mendojnё se shkrimtarёt janё krenar pёr atё se çfarё kanё shkruar. Por nё tё vёrtetё problemi mё serioz pёr mё tё shumtёn e shkrimtarёve profesionist ёshtё ai qё ka edhe shumica e tё rinjёve. Duke qёnё tej mase kritik, mendojnё se gjithçka qё kanё shkruar ёshtё tmerrёsisht e pavlerё, grisin faqe pas faqesh, nuk pёr fundojnё dot as edhe njё dorёshkrim, e shohin punёn tё pamundur e tё pashpresё.
Shkrimtari duhet ё mёsoj tё lexojё nё mёnyrё kritike, por kritika tё jetё konstruktive, tё zbulojё çfarё ёshtё e mirё e tё heqё çfarё ёshtё e keqe.
Eleonora Este, autore librash pёr fёmijё, spjegon: ‘Shkrimtari duhet ta shohё punёn e tij nё mёnyrё kritike, me gjakftohtёsi, sikur tё jetё njё i huaj. Ai duhet tё jetё i gatshёm tё krasit si ekspert dhe me kurajo. Nё fund tё çdo rishikimi, dorёshkrimi mund tё duket i pёrfunduar, i kopsitur, i ёshtё shtuar çfarё i duhej shtuar, dhe ndryshuar çfarё i duhej ndryshuar. Tashmё libri mund tё pёrmbajё freskinё dhe veçorinё e tij origjinale.
Shumё antologji e nёnçmojnё vlerёn e rishikimit. Ky ёshtё njё disavantazh i madh pёr shkrimtarin e ri i cili ndeshet me punёn e kryer tё profesionistit dhe nuk e shikon mjeshtrin qё i rikthehet punёs pёr tё satёn herё duke e parё me kujdёs. Ai vazhdon tё punojё, kthehet mbrapa, vazhdon ku e ka lёnё, kthehet pёrsёri mbrapa, pёrsёri e pёrsёri. Anthony Burgess, njё nga shkrimtarёt mё produktiv nё botёn e anglishtfolёsve, pohon: ‘Unё mund ta rishikojё njё faqe njёzetёherё.’ Shkrimtari popullor pёr fёmijё, Ronald Dahl, deklaron: ‘Gjer nё çastin qё jam pranё fundit tё njё tregimi, pjesa tjetёr qё ka kaluar ka pasё qёnё rilexuar, ndryshuar dhe korrektuar tё paktёn njёqintёepesёdhjetё herё. Shkrimi mё i mirё esencialisht ёshtё rishkrimi. Pёr kёtё jam i prerё.’
Rishkrimi nuk ёshtё virtut. Ai nuk ёshtё diçka qё patjetёr duhet tё bёhet. Ai ёshtё thjeshtё njё proces qё mё e shumta e shkrimtarёve u duhet ta bёjnё pёr tё zbuluar se çfarё duhet tё thonё dhe si duhet ta thonё atё. Pёr jetёn e njё shkrimtari ky ёshtё njё kusht.
Por megjithatё, ka njё numur tё vogёl shkrimtarёsh qё nuk rishkruajnё shumё herё, sepse sё pari ata kanё aftёsi dhe pёrvojё tё krijojnё e tё rishikojnё nё mendjen e tyre njё numur tё madh dorёshkrimesh tё padukshme, pёrpara se t’i afrohen letrёs sё shkrimit. Ka edhe shkrimtarё qё faqet e mbaruara i nxjerrin ngadalё- ngadalё duke kryer gjithё procesin e rishikimit nё ntё njёjtёn kohё faqe pas faqeje mё mirё se dorёshkrim pas dorёshkrimi. Ndodh qё shumё shkrimtarё mund t’i shohёsh nё mё tё shumtёn e kohёs duke lexuar punёt e tyre.
Disa shkrimtarё tё tjerё dorёshkrimit i hedhin njё sy pёrciptas duke e lexuar sa mё shpejtё qё tё jetё e mundur, pёr tё kapur problemet madhore tё subjektit dhe tё formёs, pastaj lёvizin afёr e mё afёr, ndёrkohё qё lexojnё e shkruajnё, rilexojnё e rishkruajnё.
Gjёja e parё qё kёrkojnё shkrimtarёt nё dorёshkrimet e tyre ёshtё informacioni. Ata e dinё se njё pjesё e shkruar mirё ёshtё ngritur mbi njё informacion tё veçantё, tё saktё dhe interesant. Shkrimtari duhet tё ketё informacion shumё tё bollshёm mbi bazёn e tё cilit tё ngrejё njё pjesё shkrimi tё lexueshme.
Shkrimtarё tё tjerё e kёrkojnё mesazhin nё informacion. Tё veçantat duhet tё zhvillohen si pjesё e nёntekstit tё pёrgjithshёm. Çdo pjesё specifike e informacionit duhet ta çojё lexuesin drejtё mesazhit.
Shkrimtarёt duke lexuar punimet qё krijojnё, sytё dhe veshёt i mbajnё tek lexuesi i tyre. Ata e vendosin vehten nё rolin e kёtij lexuesi duke bёrё kujdes qё t’i japin informacionin qё ky kёrkon tё marrё. Ky informacion duhet dhёnё nё formё tё tillё qё tё pёrthithet lehtё nga lexuesi. Shkrimtarёt mundohen tё jenё tё sigurtё pёr t’ju paraprirё dhe t’ju pёrgjigjen pyetjeve qё mund tё shtrojё njё lexues i vёmendshёm.
Shkrimtarёt bёjnё kujdes qё forma tё jetё nё pёrshtatje me subjektin dhe audiencёn. Forma ose zhanri ёshtё mjeti qё pёrçon mesazhin tek lexuesi. Por forma nuk mund tё zgjidhet nё se shkrimtari nuk ka siguruar informacion tё bollshёm pёr tё zbuluar atё qё ai dёshiron t’i thotё audiencёs, dhe po mbi bazёn e kёtij informacioni shkrimtari do t’i drejtohet njё audience tё caktuar.
Sё pari shkrimtari sigurohet nё se forma ёshtё e pёrshtatshme, pastaj mendon pёr strukturёn dhe renditjen e asaj çfarё ka shkruar. Shkrimi i mirё bruhet mbi skelet tё qёndrueshёm, tё arsyeshёm, tё argumentuar, tё rrjedhshёm, tё motivuar, tё cilat tё marra sё bashku e pёrshkojnё tej e tej pjesёn e leximit dhe e bёjnё atё tё qёndrueshme. Kjo ёshtё koha qё shumё shkrimtarё e gjejnё me vend t’a pёrshkruajnё si mёnyrёn mё efektive tё pёrfytyrimit tё fijeve tё padukshme nё sajё tё tё cilave njё pjesё e shkruar mbahet nё kёmbё.
Elementi mbi tё cilin shkrimtarёt harxhojnё pjesёn mё tё madhe tё kohёs , ёshtё pa dyshim shtjellimi i idesё. Çdo seksion i njё pjese tё shkruar duhet tё ketё njё shtjellim tё mjaftueshёm i cili tё pёrmbajё informacion tё bollshёm pёr tё kёnaqur lexuesin. Por sa i bollshёm duhet tё jetё ky informacion? Pёrgjigja mbetet e vёshtirё dhe ёshtё njёlloj sikur tё pyesёsh se sa qepё i duhet grirё sallatёs. Ajo duhet bёrё qё tё shijojё. Mё e shumta e shkrimtarёve tё rinj, duke shrytёzuar etjen e lexuesit pёr informacion, lёnё mёnjanё shtjellimin e pjesёs sё shkruar.
Ndёrkohё qё zgjidh problemin e shtjellimit, shkrimtari shpesh duhet tё marrё nё konsideratё çёshtjet e dimensionimit. Propocionet midis tё gjitha ndarjeve tё pjesёs sё shkruar duhet tё jenё tё efektshme dhe tё pёlqyeshme. Kёtu kemi tё bёjmё me njё proces tё vazhdueshёm shto dhe hiq pёr tё mbajtur nё balancё pjesёn e shkruar.
Mё nё fund shkrimtari duhet tё dёgjojё zёrin e vet. Ky zё ёshtё ajo forcё qё e shtyn pёrpara njё pjesё tё shkruar. Ai ёshtё shprehja e autoritetit dhe e shqetёsimit tё shkrimtarit. Nёpёrmjet kёtij zёri zbulohet se çfarё shkruhet midis fjalёve nё njё faqe dhe çfarё e mban tё lidhur njё shkrim. Njё pjesё e shkruar mirё gjithmonё dallohet nga zёri i theksuar individual.
Kur shkrimtarёt lexojnё dhe rilexojnё, shkruajnё dhe rishkruajnё, ata nxjerrin faqe pas faqeje duke bёrё redaktim rresht pёr rresht. Shkrimtarёt i lexojnё shkrimet e tyre me kujdes tё pakufinjtё. Çdo fjali, çdo rresht, çdo ligjёratё, çdo frazё, çdo fjalё,çdo shenjё pikёsimi duhet t’i shёrbejё sqarimit tё mesazhit.
Shkrimtari dalёngadalё lёviz nga fjala nё fjalё duke studjuar me kujdes gjuhёn pёr t’u futur nё brendёsi tё subjektit. Porsa ndryshohet njё fjalё, hiqet apo shtohet, posa organizohet njё ndёrtim fjalie, tё gjitha fjalёt e pёrdorura gjer nё kёtё çast dhe ato pas kёtij çasti duhet tё jenё tё menduara dhe tё rimenduara.
Nё stadin e procesit tё redaktimit, shkrimtarёt zakonisht lexojnё me zё, murmurisin apo pёshpёrisn me vehte duke thirrur nё ndihmё eksperiencёn e veshёve me tё folurёn. Kjo fjalё tingёllon mё mirё – apo kjo tjera? Shkrimtarёt redaktojnё duke u endur sa tek sytё , tek letra, tek veshi, tek letra prapё. Zbulova se kёtё redaktim tё kujdeshёm duhet ta bёja me njё frymё, jo nё mё shumё se pesёmbёdhjetё apo njёzetё minuta, se pёrndyshe do t’mё pёlqej ashtu siç e kam shkruar dhe do tё filloj tё shoh çfarё unё shpresoj tё kem shkruar dhe jo çfarё ёshtё shkruar nё tё vёrtetё .
Nё se nuk e keni provuar ndonjёherё, kjo duket e lodhёshme por nё fakt ёshtё zbavitёse. Kur diçka e bёnё mirё ёshtё kёnaqёsi e jashtёzakonshme sepse shkrimtari fillon tё mёsojё se çfarё krijon kur shkruan. E folura tё çon tek kuptimi i saktё i fjalёs dhe kjo tё jep kёnaqёsinё e tё tё zbuluarit, tё tё kuptuarit, tё qartёsimit tё mesazhit. Shkrimtari shfrytёzon aftёsitё teknike tё gjuhёs.
Fjalёt kanё kuptime tё dyfishta, bile tё trefishta e katёrfishta. Çdo fjalё pёrmban kuptimin fillestar dhe gjithё ngjyrimet e tjera, dhe kur shkrimtari i fёrkon fjalёt me njёra tjetrёn ato ta shpёrblejnё mundin me zbulesa tё papritura.
Syri i mjeshtrit lёviz poshtё e pёrpjetё, nga fjala tek fraza, tek fjalia, tek fjalia, tek fraza prapё e pёrsёri tek fjala. Syri i mjeshtrit kёrkon mundёsinё pёr ndryshim dhe balancim pёr njё strukturё mё tё qёndrueshme, pёr njё formё mё tё pёrshtatshme. Ai depёrton nё brendёsi tё paragrafit duke kёrkuar koherencёn, harmoninё, theksimin tё cilat e bёjnё mesazhin tё qartё.
Mёsova diçka rreth kёtij procesi kur vendosa syzet me dy vatra fokusimi. Kisha dhёnё porosi qё pjesa e vatrёs sё lёximit tё ishtё mё e madhe se pjesa tjetёr e xhamit. Kёtё e bёra pёr veçorinё e punёs sime. Megjithkёtё nuk mundja t’i mbaja sytё brenda kёsaj pamje tё re tё kufizuar. Edhe tani shpesh e gjej vehten me syze tё hequra dhe me majёn e hundёs gati tё pёrkulur mbi fletё dhe sytё krejtё nё mёnyrё tё pavullnetshme lёvizin beftas lartё e poshtё nёpёr faqen e letrёs, kthehen mbrapa nё njё faqe tjetёr ndёrkohё qё pёrpiqem tё shohё shtjellimin e çdo rreshti nё lidhje me rreshtin tjetёr.
Kur mbaron ky proces? Mё e shumta e shkrimtarёve pajtohen me mendimin e shkrimtarit tё madh rus Tolstoi i cili ka thёnё: ‘Unё rrallё ndonjёherё i lexoj shkrimet e mia tё botuara dhe kur rastёsisht ndesh nё to, kjo gjithmonё mё befason: e gjithё kjo duhet tё rishkruhet. Vetёm kёshtu nuk duhej ta kisha shkruar.’
Syri i mjeshtrit asnjёherё nuk kёnaqet sepse çdo fjalё ka potencial nё vetvete pёr tё dhёnё njё kuptim tё ri. Ky artikull ka pasё qёnё shkruar dy herё duke pёrshkuar gjithё rrugёn e procesit tё shkrimit dhe ёshtё botuar katёr vjet tё shkuara. Tani po ribotohet nё njё libёr. Botuesit bёnё disa sugjerime tё vogla dhe unё e rilexova prapё me syrin e mjeshtrit. Tani ky artikull ёshtё ribotuar, parё e riparё, lexuar e rilexuar, botuar e ribotuar sepse çdo pjesё e shkruar pёr shkrimtarin ёshtё e mbushur plot me pontenciale dhe alternativa.
Njё pjesё e shkruar kurrё nuk quhet e mbaruar.Ajo dorёzohet nё afatin mё tё fundit, hiqet nga makina e shkrimit kur kёrkohet dhe dёrgohet pёr botim me ndjenjёn e punёs sё mbaruar por edhe tё dyshimit, me ndjenjёn e krenarisё por edhe tё zhgёnjimit. Nё se do tё kishe mundёsi ta mbaje edhe njё dy ditё tё tjera, kohё e mjaftueshme pёr t’i hedhur njё sy, atёhere….
Pёrktheu R. Totaj
Komente