Meri Lalaj

Meri Lalaj

Meri Lalaj

 

Meri Lalaj
Meri Kristaq Lalaj u lind në Pogradec më 27.06.1943. Ka kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes dhe studimet e larta në vitin 1964 në Universitetin e Tiranës dega Gjuhë-Letërsi Angleze. Ka punuar tre vjet në një gjimnaz në qytetin e Korçës, ka qenë shtatë vjet në internim me ish-bashkëshortin. Më tej punoi si mësuese në një shkollë tetëvjeçare në Pogradec nga ku doli në pension. Ka mbi dhjetë vjet që jeton në Tiranë. Gjatë viteve kur punoi si mësuese botoi shumë shpesh në gazeta dhe revista të ndryshme. Në vitet 90-të e më tej ka botuar shumë libra dhe përkthime nga të cilat mund të përmenden: “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Kapërcyell” (sprovë për roman), “Në qoftë se” (poezi) “Dashuri e ndaluar” (roman), “Qentë nuk angullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenini – një jetë” (përkthim monografi) , “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Anna Ahmatova një shtegtim poetik” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Gënjeshtra të vockëla” (përkthim), “Trëndafilë të bardhë vjeshte” (roman), “Elisabet Tejlor” (përkthim), “Nga dashuria për njerëzit” (publicistikë), “Atdhetari Fehim Bej Zavalani” dhe së fundi “Instituti Femnor “Nana Mbretneshë”.
Meri Lala vazhdon të bëjë një jetë aktive duke redaktuar libra letrarë, duke ndihmuar autorët e rinj dhe duke shkruar në mënyrë të vazhdueshme në shtypin e përditshëm dhe periodik artikuj që kanë të bëjnë me probleme jetësore të vendit nëpër gazetat dhe revistat. Për krijimtarinë letrare ajo është nderuar me disa çmime në prozë dhe poezi duke filluar nga viti 1978 e më tej çmime për tregime të botuara në revistat “Hosteni”, “Drita” dhe Ylli”; në vitin 1981 (çmim kombëtar për vëllim me tregime), e në vitet 2001 dhe 2009 në Vushtrri (Kosovë) për poezinë më të mirë.

Leave a Reply