Më mbulo,më varro

Ana Ahmatova (1899-1966)

       Ana Ahmatova (1899-1966)

Ana Ahmatova

* * *

Më mbulo,më varro,ti moj erë!

As miq,as shokë nuk kam te koka,

Mbi mua mbrëmje sillet paprerë

Dhe frymë e butë që del nga toka.

 

E lirë isha si ti nëpër botë,

Po desha të rroj më shumë,e sheh

Kufoma ime është e ftohtë

Dhe duart s’kam se ku t’i fsheh.

 

Erë,mbuloma plagën e zezë,

Ky terri i mbrëmjes ta mbulojë

Dhe resë së kaltër,asaj reze,

I thuaj psallme t’më këndojë.

 

Që lehtë të shkoj unë fillikatja

Te gjumi i fundit pa trazime,

Zhurmo,moj erë,shavar i gjatë

Dhe sill pranverë,pranverën time.

 

Dhjetor 1909

Leave a Reply