Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci
lindi më 27 dhjetor 1899 në familjen e madhe të Sotir Gushos aliaz Sotir Shqiptarit.Ishte më i heshturi nga fëmijët e tjerë dhe e ëma,Kostandina,tregonte kujdes të veçantë për Lasgushin.5-vjeç hyri në shkollën greke të qytetit.Mandej shkoi në Manastir duke filluar kështu mërgimin e gjatë duke u endur shkollave:sa në Athinë(në një lice francez),sa në Rumani për të përfunduar,së fundi,në Grac të Austrisë.
Në Rumani ai ndoqi njëkohësosht disa fakultete:Akdeminë e Arteve të Bukura(4-vjet),drejtësnë(3vjet),letërsinë(1-vit),konservatorin e muzikës e dramës(6 muaj),mjkekësi(6 muaj).Më 1924,qeveria e Fan Nolit i akordoi një bursë për në Grac të Austrisë në fakultetitn e gjuhëve Romano-Gjermanike.Bashkëshokë të tij kanë qenë atje: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Skënder Luarasi.
Ka filluar të shkruaj që heret dhe nën kujdesin e Mitrush Kutelit u botuan: “Vallja e yjeve”më 1933 dhe”Ylli i zemrës” më 1937.
Ky krijues kaq i madh që humbi emrin e tij të lindjes(Llazar Gusho)në Lasgush Poradeci,me krijimet e tij poetike, me të vërtetë brilante,dhe me përkthimet të papërsëritshme,megjithatë,tërë jetën e tij e kaloi në përkorje e varfëri rrënqethëse.
“Fakulteti” që e ndoqi deri sa mbylli sytë qe varfëria.
Vdiq në vitin 1988.
Përgatiti, Përparim Hysi
Komente