Dhori Thanasi

Dhori Thanasi

                               Dhori Thanasi

Dhori Thanasi

U lind më 27 dhjetor 1953 në Tepelenë.
Shkollën fillore, 8-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në qytetin e Memaliajit. Maturohet me dëftesën e Pjekurisë më 1972.
Pas diplomimit për mësues i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 1976, fillon punën mësues dhe deri në vitin 1990 ushtron këtë detyrë në shkollat e Memaliajit dhe rrethinat e saj. Gjatë kësaj periudhe ka kryer dy kurse, njërin për Kritikë dhe tjetrin për Psikologji si dhe ka botuar në organe të shtypit krijimtari letrare dhe tekste këngësh.
Në fillim të vitit 1991 emigron në Greqi(Athinë).Kryesisht punoi në ndërtim dhe largohet prej aty më 1996. Vendoset në Tiranë dhe fillon punë njëherazi gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe gazeta “Demokracia”
Në Prill 2000 kalon tek gazeta “Koha Jonë” dhe radio “Koha” dhe dy muaj më vonë tek gazeta “Shekulli” , në fillim gazetar e mandej redaktor për rrethet e Jugut. Gjate kësaj periudhe bashkëpunon me revistën “Spektër” dhe ndjek kurse gazetarie e diplomohet për “Gazetarinë investigative” e “Gazetaria në Internet” si dhe mbron e pajiset me dëshmi për gjuhën greke. Midis shkrimeve të përditshme rutinë informative botoi herë pas here shkrime publicistike, studime, analiza dhe reportazhe.
Në fillim vitin 2001 emigron në USA ku jetoi dhe punoi në City of Grosse Pointe Parks të shtetit të Michiganit.
Në këtë kohë ka botuar tregime dhe poezi në Detroit, në Athinë tek revista, “Pelegrin” dhe gazeta, “Tribuna”, në Shqipëri tek “Spektër” e “Ars”, në New York tek “Illyria” dhe “Dielli”.
Inicioi dhe editoi realizimin e të parës antologji poetike me krijues nga të gjitha trevat shqiptare me banim në Michigan, “Bota s’ka gjumë”(publikuar më Shkurt, 2006). Botoi vëllimin poetik, “Kërcitje” dhe përfundoi botimin e antologjisë së parë poetike me krijues shqiptarë me banim në të gjithë Amerikën, “Perëndim i mallur”..
Me hyrjen e vitit 2006 themeloi revistën kulturore- artistike, “FotjonArt” në internet me adresën:
www.FotjonArt.com. Po në këtë vit, pas përfundimit të kursit të plotë 3-vjeçar, pajiset me dëshmi për gjuhën angleze.
Në mes vitin 2007 vendoset përsëri në Tiranë ku botoi vëllimin me tregime, “Ali-Alien”, vëllimin me poezi, “Dënesa në qiell” si dhe editoi vëllimin me tregime te krijuesve shqiptarë në Amerikën e Veriut, antologjinë poetike me krijues tepelenas dhe redaktoi një sërë vëllimesh poetike. Njëherazi hapi edhe shtëpinë botuese “FotjonArt”.
Gjatë vitit 2009 punon redaktor në Kuvendin e Shqipërisë në redaksinë e revistës “Tribuna e Kuvendit” dhe njëkohësisht ndjek studimet një vjeçare për art design në programet “IN design”, “Photo Shop”, “Corel in design”, “Illustrator” dhe “3 D Max”. Pas përfundimit të këtij kursi përfshihet si expert designer në Kuvendin e Shqipërisë, në programin e sponsorizuar prej OSBE-së për rifreskimin, përpunimin dhe botimin e rreth 40 vëllimeve me punimet e Parlamentit Shqiptar të periudhës 1920-1939.
Në vitin 2014 rikthehet në USA dhe vazhdon të editoi revistën “FotjonArt”, krahas rutinës së pandashme të krijimit.

Kredoja.

Të bëj sadopak në shërbim të vendit dhe kombit tij në fushën e artit, me shpresën e madhe që ky kontributi modest t’i bashkëngjitet përpjekjeve të bashkëkombësve të tjerë për më shumë “…pakëz dritë…” dhe “ndritim” të mendjes shqiptare.

Leave a Reply