Bardhyl Mezini
Bardhyl Mezini
U lind në qytetin e Vlorës, më 27 nëntor 1949. Ka përfunduar studimet e larta për zooteknik dhe mandej ka ushtruar këtë profesion fushave të Myzeqesë deri në vitin 1990. Në vitin 1995 u kthye përsëri në qytetin e lindjes dhe jetoi aty deri në vitin 2000. Mbas këtij viti e në vazhdim jeton në SHBA.
Edhe pse i përkushtuar ndaj punës, pasioni për letërsinë asnjëherë nuk u shua. Ka nisur të shkruaj qysh në rininë e herëshme, në gazetën “Zëri i rinisë” dhe “Student i bujqësisë”,herë pas here me ndonjë cikël poetik.
Në emigracion botoi librin e parë me fabula, me titull “Gomari Refugjat” dhe mbas tij, edhe 6 libra të tjerë(gjithësej rreth 1300 fabula) : “Parlamenti i Ezopit”, “Kohë dhelpërish”, “Kur të hanë brirët”, “Lakuriqët e ditës”, “Ujku me maskë” dhe “Gomari i Trojës”.
Më vonë ka botuar dhe librin me rreth 1000 aforizma: “Mendimi i fjalës”.
Mbështetur në vlerat e përfshira në veprimtarinë e tij letrare në vite, Bardhyl Mezini ka tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe kritikës dhe është vlerësuar edhe me disa çmime: “Çmimi i editorit” nga revista “FotjonArt” në vitin 2006, “Çmimi Shtjefën Palushi” nga revista “Kuvendi” në vitin 2009, “Çmimi i pare” nga revista “FotjonArt” në vitin 2010, “Çmimin e Ezopit” nga Klubi i shkrimtarëve “Drita” në Athinë në vitin 2012 dhe me vendim të bashkisë Fier, iu akordua titulli, “Mirënjohja e qytetit të Fierit”, në Vitin 2015.
Puna e tij krijuese, veçanrisht në fabulistikë ku ndihet si në shtëpinë e vet, është e vazhdueshme dhe ka në përpunim vëllime të tjera me fabula me problematikë nga tradita dhe aktualiteti shqiptar dhe më gjerë.
Komente