Alfred Lela

Alfred Lela

                                    Alfred Lela

 

Alfred Lela

                U lind   në Bajram Curr më 24 Janar 1977. Në  vitin 2000 mbaroi studimet për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Në  periudhën 1998-2000 punoi gazetar tek gazeta “Shekulli”. Në vitin 1995 boton librin e parë me poezi “Kam lindur i vdekur” që u pasua me botime të tjera poetike.

Fillimet në gazetari i përkasin vitit 1998 kur punoi si reporter i politikës në të përditëshmen Shekulli. Në vitin 2000 u zhvendos në Boston ku ka jetuar deri në vitin 2009. Edhe gjatë dekadës amerikane nuk u shkëput nga Gazetaria duke bashkëpunuar me gazetat Shekulli,  Korrieri dhe Illyria të New York-ut. Në periudhën 2006-2009 ka themeluar dhe drejtuar një revistë të përjavëshme online Fletore Shqiptare (www.fletore.com). Ka përkthyer nga anglishtja:Rrumpalla-Peter Lucas; Mes shqiptarëve të Veriut-Reginald Wyon; Komunikimi politik modern-James Stayner; Vitet me Tony Blair (Libri I)-Alastair Campbell. Aktualisht është zv/kryeredaktor i gazetës MAPO dhe kryeredaktor i revistës mujore MAPO. Në vitin 2012 ka fituar çmimin Teodor Keko në Gazetari. Secilit Shqipërinë e Tij, botuar në nëntor të 2013-së është libri më i fundit i tij.

Leave a Reply