Adam Miskieviç
Adam Mickieviç
ka lindur në prag të shekullit XIX.Siç shënojnë biografët qe një vit përpara Pushkinit dhe Hajnes apo aty nja 10-vjeç më i vogël se Shelli dhe 12 nga Bajroni.Gjithë kjo galeri Poetësh romantikë e rreshton,padyshim,dhe Mickieviçin në një radhë me ta. Në Europë lulëzonte romantizmi si me Hugon e Lamartinin në Francë,Bajronin e Shellin në Angli,Gëte,Hajne në Gjermani.Eminesku në Rumani,Petëfi në Hungari. Roza Luksemburg ka thënë për Mickieviçin:”Emri i Mickieviçit për Poloninë ka domethënien e një epoke”.Shkroi shumë,shtegëtoi shumë.Provoi burgun carist,persekutimet dhe kudo që shkeli,s’hoqi dorë nga pikëpamjet etij.Në Turqi ku dhe vdiq në vitin 1855,kish fornmuar një legjion polak për të luftuar kundër carit rus.Mjerisht, vdiq nga kolera.Ka lëvruar sonetin,baladat,romansat dhe,veç tyre,ka shkruar edhe ndonjë dramë,ka përkthyer dhe nuk është vendi këtu për të bërë gjithë paradën e veprimtarisë të madhe letrare dhe jo vetëm letrare.Është themeluesi dhe poeti më i madh i romantizmit polak.Ka takuar Gëten e Hajnen,Pushkinin dhe një sërë poetësh e shkrimtarë të kohës.Shumë nga vargjet e tij kanë shërbyer si këngë revolucionare për luftë kundër të huajve.
Përgatiti Përparim Hysi
Komente