Përparim Hysi

Përparim Hysi

        Përparim Hysi

Përparim Hysi

U lind më 21 janar 1943 në fshatin Petovë të Fierit. Ka mbaruar ish-Normalen e Elbasanit në qershor 1959. Ka punura fshatrave të Fierit dhe deri në Mallakastër si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më vonë ka mbaruar me korrespodencë shkollën e lartë në fakultetin e Filologjisë ku u diplomua në vitin 1973. Ka qenë kryetar komisioni për zonën; drejtor shkolle; formator për shkollat e qytetit dhe inspektor në katër vjetët e fundit para daljes në pension.
Filloi të shkruaj në vitet e demokracisë dhe,deri tani, ka botuar 14 libra, nga të cilat 9 me poezi e 5 me prozë dhe vazhdon te shkruaj parreshtur duke krijuar nje arkive shume te pasur letrare te te gjithave zhanreve letrare, për të cilat pret të gjejë sponsor që të mundësojnë një botim të plotë të gjithë veprimtarisë së tij letrare..
Shkruan, pothuaj, çdo javë dhe boton në organe të ndryshme. Në vitin 2000 botoi katër libra me poezi: 1.Regtimat e dashurisë 2.Prushi i dashurisë 3.”Luftë me dashurinë 4.Më piku dashuria. Në vitin 2010: 1.Kot jam i vdekshëm? 2. NJerëz që dua 3.Kurthi i mallit 4.Mbeta dashurive ( të katra me poezi) 5, Tregime botura tek “Eugen”. Në vitin 2014 ka botuar tek “DaVinçi” këto libra: 1. Faji i Isakovskit me tregime). 2.”Lotët e kumurisë (me tregime) 3.”Rrobaqepsi i konti Monte Krisstos” (me tegime).. ndërsa në 2015-ën, Eh,si qenka dashuria!(poezi) dhe”Livadhet e dashurisë”(me poezi).

Leave a Reply