ZONJUSHA

PIERRE PANDELI SIMSIA

– E kam me ngut punën shofer… – u dëgjua një zë burri nga mesi i autobusit.
Ai bëri sikur nuk e dëgjoi, vazhdonte shikimin e tij në pasqyrën anësore.
Vajza jashtë në vrapimin e saj të lehtë po i afrohej autobusit; flokët e saja kaçurela ngyrë gruri i ledhatoheshin poshtë supeve të saja, duke vallëzuar herë majtas e herë djathtas. Një vajzë tjetër në të njëjtin stacion po priste autobusin e linjës tjetër. Po e shihte dhe, seç ndjeu një gëzim kur ajo iu afrua derës së autobusit. I kishte ndodhur vetë disa herë që në
çastin e mbërritjes pranë derës së autobusit, shoferi e kishte mbyllyr derën dhe ishte nisur,duke e lënë atë jashtë, prandaj dhe nuk e dëshironte t’i ndodhte edhe asaj vajze.
Ajo mbërriti te dera e pasme, ndaloi pak, shumë pak, sa për të qetësuar frymëmarjen dhe me delikatesë ngriti pak cepin e fundit në anën e djathtë të tij, sa për t’i dhënë mundësi të ngjiste hapin e parë në shkallët e autobusit. Hipi dhe qendroi mes grumbullit të njerëzve në fund të autobusit. Era e mirë e parfumit të saj u përhap menjëherë. Ishte e pashme; sytë i kishte gjyrë blu. Me një shikim të ëmbël vështroi përreth, pastaj u përqendrua.
Kërkoi me sy të shihte shoferin në pasqyrën sipër timonit si për ta falenderuar. Njerëzit e shumtë në autobus nuk ia lejuan një gjë të tillë. Disa pasagjerë pranë saj po i dëgjonin frymëmarrjen e shpeshtë. Fytyra i kishte marrë ngjyrë të trëndafiltë. Tualeti i lehtë në fytyrën e saj e bënte dhe më tërheqëse atë vajzë rreth të 20-ave. Një burrë rreth të 55-ave me flokë pak të rrëna gjyrë hiri që ishte përbri saj i hodhi një shikim me bisht të syrit. Edhe ajo e kuptoi atë shikim të tij dhe me delikatesë, me gishtat e saja të hollë, preku majat e flokëve, duke i dhënë kokës majtas. Askush nuk e pa buzëqeshjen e lehtë të saj, kur shikimin e hodhi tek ai burrë. Pak më tutje, dy burra të tjerë më të moshuar, nuk po ia ndanin shikimin. – Shikoje, – i bëri njëri me shenjë pasagjerit tjetër të panjohur, moshatar me të, duke i dhënë pak kokës
së tij para. Tjetri nuk foli; bëri sikur nuk kuptoi çfarë i tha i panjohuri.
Ajo e kuptoi shikim e tyre dhe u buzëqeshi ëmbël. Të njëjtën ëmbëlsi ia ktheu edhe Ai që i bëri shenjë.
– Ah! Moshë e pleqërisë, të dhjefsha t’ëmën, – foli përsëri Ai nën vete. Menjëherë e imagjinoi atë vajzë të zhveshur në shtratin e tij, duke luajtur me të gjitha pjesët e trupit të saj. Ah! – tha përsëri, duke e joshur me shikimin e tij. Burri i moshuar, i futur thellë në imagjinatën e tij, i pavetëdijshëm, lëvizi buzët dhe dhëmbët, ndërsa sytë nuk i hiqte nga gjoksi i saj i ngritur përpjetë. Bluza hollë pambuku ngjyrë qielli i rrinte ngjitur pas trupit, që ia tregonte format e gjoksit në mënyrë eksituese. Vetëm një grua pranë saj, që po rrinte e shtrënguar mes njerëzve, ndoshta e shqetësoi zhurma e lehtë e frymëmarrjes së saj të shpejtë, ktheu kokën nga ajo, i hodhi një shikim të rreptë dhe mërmëriti me vete nën zë: “Për këtë surrat e mbajti kaq orë autobuzin shoferi pa e nisur?!” Vajza, si të mos e kishte parë shikimin kritik të asaj gruaje, vështronte me sy njerëzit brenda si të kërkonte njeri të njohur. Nga mesi i autobusit ishte një djalë rreth 25 vjeç. I pa profilin e tij dhe mendoi se duhet shpejtuar, pa i humbur ky rast, ndoshta djali mund të zbresë në stacionin ardhës.
– Më falni, mund të kaloj pak, ju lutem? – tha, pa iu drejtuar askujt dhe hyri mes dy burrave të moshuar. Ata nuk folën; e panë me kërshëri, duke i dhënë trupit pak prapa, për t’i krijuar asaj hapësirë të kalojë.  Në çantën personale, ajo mbante gjithmonë disa copëra të vogla letre të palosura në mes.
– Faleminderit, – foli me ngadalë, duke ecur në mes tyre. Ata të dy, në të njëjtën kohë ndjenë diçka të prekëshme në pjesën e zinxhirit të pantallonave. Duart e saja ledhatuan tre herë pjesën e përparme të pantallonave të tyre, si të kërkonte diçka. Vazhdoi të ecë mes njerëzve të tjerë, gjithmonë duke përsëritur fjalët “Më falni, mund të kalojë pak ju
lutem?”
Burri nga ana e majtë e saj ndjeu neveri nga ai veprim i papritur dhe tepër i guximshëm nga një vajzë e panjohur dhe e re në moshë. E shoqëroi me sy nga pas, duke u mëdyshur në pamjen e saj të jashtëme që të impononte respekt. Menjëherë po e brehte zhgënjimi për atë vajzë. Po e shikonte i çmeritur me atë ç’i ndodhi. Shkulme mendimesh të  çuditëshme i vërshuan menjëherë: “Pse kanë ndryshuar kaq shumë njerëzit?! Pse veprojnë kështu disa vajza të reja sot, kërkojnë të shesin trupin e tyre me cilindo mashkull për të siguruar mjetin e jetesës?! Nuk ke kujt t’i besosh… ! – mërmëriti nën vete mes dhimbjes, habisë dhe urrejtjes për atë vajzë.  Të kundërtën e moshatarit të tij, mendoi burri nga ana e djathtë e saj: – Hë, ç’më ndezi… zogëza, – mërmëriti. – Nuk e lë këtë ngjalë kaq të bukur të më shkasë nga dora sot – dhe mendoi t’a shoqërojë nga pas. Djali në mes të autobusit rrinte me shikim nga dritarja. Në dy veshët mbante të puthitura dy kufjet e një kasetofoni të vogël. Ai dukej se po kundronte natyrën, ndërsa ishte përhumbur i tëri në muzikën që po dëgjonte. Ajo iu afrua nga pas. E hetoi me një shikim të shpejtë dhe e preku lehtë në supin e tij.
– Më fal – i tha, me buzëqeshjen e saj të ëmbël. Ajo po fliste me gjeste lozonjare, dukei shoqëruar fjalët edhe me gjeste padurimi. Djali ktheu kokën. – Ka shumë njerëz në autobus. – Ai nuk i dëgjoi fjalët, vetëm pa lëvizjen e buzëve të saja. – Çfarë thatë, ju lutem? – dhe hoqi kufjet nga veshët. Shikimi i tij shkoi te buzëqeshja e saj e ëmbël. I pëlqeu ajo buzëqeshje, ato sy të kthjellët si dy burime kristali, ato buzë femre pak të fryra, forma e gjoksit dhe ai shikim plot delikatesë i saj.
– Më duhet të zbres në … Edhe sa stacione janë? – Ajo e njihte shumë mirë zonën përreth, por të tilla pyetje përdorte shpesh për të hyrë në bisedë me djem të panjohur.
– Edhe tre, – tha djali. – Mua më duhet të zbres në stacionin e dytë, ndërsa ti, duhet të zbresësh në të tretin.
– Oh, – tha ajo dhe mblodhi pak buzët.
Pas pak autobuzi bëri një tronditje të vogël dhe ajo e shfrytëzoi atë rast. U mbajt te djali duke vënë dorën e saj të majtë në brezin e pantallonave të tij. Djali e zhbiroi atë me sy, uli sytë dhe me një buzëqeshje të lehtë lëvizi pak kokën majtas-djathtas. Autobusi ndaloi në stacionin e radhës. Njerëzit lëviznin për të zbritur dhe ajo e shfrytëzoi përsëri atë rast. Pa e hequr dorën nga brezi i pantallonave të tij, trupin e saj e afroi edhe më pranë trupit të djalit, kur një grua prapa saj me vështirësi po kalonte të dilte jashtë.
– Në cilën lagje banoni? – e pyeti ajo me zë të ulët, – dhe i preku zinxhirin e pantallonave të tij. Në çdo fjalë që nxirrte nga goja, dukej se ishte e zalisur nga padurimi.
Djali në fillim nguroi të fliste, sikur kërkonte fjalët e përshtatshme për t’i përgjigjur asaj pyetjeje.
– Unë banoj tek … lagjja e sallamit, – tha pastaj me një humor rrëzëllitës dhe i dha pjesës së belit para. – Ju ku banoni?
Ajo ndjeu një pjesë të trupit të djalit t’i preknin kofshët e saja. Nuk foli. Një buzëqeshje e lehtë ia vijosi fytyrën. Lëvizi lehtë dorën në pjesën e zinxhirit të pantallonave të tij duke ndjerë diçka. – Ju lutem, nëse dëshironi…, mund të më telefononi në çdo kohë.
– E ardhur jeni në kryeqytet, apo vendase…? – e pyeti përsëri Ai, pa marrë përgjigjen e pyetjes së parë.
Ajo e kuptoi se ai ia zbuloi menjëherë mendimet dhe qellimin.
– Mund t’ua jap numrin tim të telelfonit? – tha pa u menduar. Hapi me delikatesë çantën, duke e hequr dorën nga aty ku po e mbante dhe nxorri letrën e vogël të palosur më dysh. – Këtu është shkruar numri i telefonit tim – dhe ia dha atij. Mbi fytyrën e saj rrëshkiti përsëri buzëqeshja e saj e lehtë.
Djali e hapi letrën e vogël dhe po lexonte numrat e shkruar në të. – Telefoni është për herë tjetër, tani, nuk mundesh të zbresim të dy, ta vazhdojmë rrugën bashkë? – Menjëherë ndjenjat e tij të zjarrta po zienin si vullkan dhe ishin gati të shpërrthenin. Të gjithë trupin po ia mbysnin hove zjarrmie. Fytyra i kishte marrë pamje të ngazëllyer. – Mund ta bëjmë
rrugën bashkë tani, mund të shkojmë…?
– Tani jo! – i tha prerë ajo. Më duhet të shkoj… E kam me shumë ngut punën. Më telefono, të lutem.
Djali nënqeshi. E kuptoi që ajo po tregonte një fodullëk të pështirë. – Mos ndoshta dëshironi që unë t’ju përgjërohem dhe të më mbushen sytë me lot, përse nuk mund ta bëjmë rrugën bashkë tani? – i foli Ai me zë të ulët dhe me një humor rrëzëllitës.
Ajo ishte lajkatare e sprovuar. E pa në sy; nuk foli, vetëm i preku lehtë gishta e duarve të tij. Burri i moshuar disa hapa larg saj, ndërsa po i shikonte, ndjeu xhelozi dhe një revoltë e brendëshme ndjenjash nuk po e linin të qetë. Ishte gati edhe ai në ato çaste të shpërrthente… “Më duket se ma rrëmbeu rrufjani ngjalën” – mendoi. I bëhej t’i afrohej vajzës dhe të hakërrehej ndaj djalit. “Sado që je djalë i ri në moshë dhe karemin, sigurisht, e ke më të fortë se unë për të kuar grepin, por dije se përvojën time nuk e ke kurrë, o bukurosh, që kërkon të peshkosh …” – mendoi.
– Oh! – tha djali dhe afroi përsëri pjesën e belit pranë trupit të saj. – Në këtë stacion më duhet të zbres tani; mund të zbrisni edhe Ju?
Ajo nuk foli, donte të “peshkonte” edhe me burrin e moshuar, sikur edhe numrin e telefonit t’ia jepte atij.
– Ti zbrit këtu – i tha, me zë të mekur dhe me një buzëqeshje joshëse, duke lëvizur edhe ajo trupin pranë trupit të tij. – Ndërsa unë po zbres në stacionin ardhës, takohemi… -dhe i dha shenjën e puthjes me buzë.
Djali e dëgjoi; zëri i saj iu duk se nuk shprehte bindje, megjithatë, mendoi ta vazhdonte lojën e saponisur.
– Mirë – i tha me zë të vendosur – dhe eci mes njerëzve në drejtim të derës, duke mbajtur duart në pjesën e përparme të pantallonave të tij.
Burri i moshuar, duke e shoqëruar me sy djalin, lëvizi edhe ai mes njerëzve, si të donte të zbriste në atë stacion. Mendoi se edhe ajo do zbriste me djalin. Kur pa që ajo nuk lëvizi, sikur u çlirua nga ai makth që e kishte kapur. Iu afrua vajzës fytyrëqeshur.
– Në këtë lagje banon edhe ti? – e pyeti ajo e buzëqeshur dhe me zë të ulët, duke lëvizur lehtë dhe hijshëm trupin e saj.
– Në këtë lagje banoj moj t’u bëfsha unë ty. Nuk e kam shumë larg shtëpinë, por, çfarë të bëj unë i ziu tani që kam plakën në shtëpi.
– Të kuptoj xhaxhi, mos u shqetëso, – i tha ajo dhe hapi çantën e saj të vogël. Nxorri një letër tjetër të palosur më dysh. Duke ia dhënë i tha: – Këtu është shkruar numri im i telefonit. Mund të më merrni në çdo kohë, që të flasim; do t’ju përgjigjem xhaxhi. Ka plot shtëpi të tjera pa plaka…
Burri i moshuar skërmiti dhëmbët, si të donte t’ia kafshonte atë gjoksin, që ajo bluze e hollë ia tregonte aq bukur format e tij. – Ah të keqen unë ty moj shpirt, – mërmëriti burri. ” Ah të ishte kjo kohë atëhere në kohën tonë të rinisë…” – mendoi. – Sot mbasdite, je e lirë, të të telefonojë xhaxhi, tu bëfsha?
– Jam xhaxhi, jam e lirë. Më telefono.
Burri i moshuar nuk po i besonte asaj rastësie që i kishte ardhur krejt papritur. Vetja në ato çaste po i dukej se po avullonte në ngrohtësinë e asaj dashurie, mes ndjenjave që po zjenin si vullkan.
Autobusi qendroi në stacionin tjetër. – Më duhet të zbres në këtë stacion, xhaxhi, – i thaajo burrit dhe i preku brezin e pantallonave. – Nëse ke mundësi, më telefono pasdite, pas orës 6.
Lëvizte shtrënguar mes njerëzve të shumtë në autobus dhe në mënyrë të kulturuar përdorte fjalët: – Më falni, mund të kaloj, ju lutem?
– Zbriti në stacionin tjetër. Eci në drejtim të kundërt të lëvizjes së autobusit. Katër djem të rinj në moshë rreth të 20-tave po vinin në drejtim të saj.
Kur u përballën, ajo me një shikim ledhatues i buzëqeshi ëmbël. Vetëm dy nga ata e panë buzëqeshjen e saj. Njëri nga ata ktheu kokën kur u shkëmbyen dhe seç mërmëriti me vete. Edhe djali saponjohur që zbriti nga autobusi po vinte në drejtimin e saj, nuk ishte shumë larg. Po ecnin përballë njëri tjetrit. Ai seç ndjeu një gëzim naiv në vetvete kur e pa që
ajo po vinte në drejtim të tij; kishte menduar se do ishte një lojë e gënjeshtërt, ashtu siç ndodh rrëndom nga vajzat për t’i shpëtuar ngacmimeve të rastit.
– Je shumë e bukur- i tha, kur u takuan. – Besoj se nuk je e shtrenjtë në pagesë sa ç’ke dhe bukurinë … Në cilin motel do shkojmë?
Ajo e vështroi me sytë që i shkrepëtinë, sikur donte t’i thoshte: “Pse, është problem për motele apo hotele private?” – Pastaj me një lëvizje të gjoksit dhe me një buzëqeshje joshëse, që i shkëlqeu fytyrën tha: – Në një nga ata të periferisë në rrugën kryesore që lidh dy qytetet… Na duhet të marrim një taksi. Ata po rrinin të dy në këmbë në pritje të ndonjë taksie.
Ditën tjetër ajo doli nga shtëpia dhe eci në drejtim të stacionit të autobusit. Një burrë dhe një grua, që kuptohej se diçka po kërkonin e ndaluan dhe e pyetën:

– Ju lutem, ku ndodhet spitali i ri…?- e pyeti gruaja.
Ajo, siç e kishte zakon kur takohej me njerëz të panjohur, me një mirësjellje për ta pasur zili, iu drejtua burrit: – Jeni pak larg për të shkuar deri atje, po j’u ndihmojë unë; shkojmë bashkë. Jeni për vizitë në spital, apo…? – pyeti pa iu drejtuar asnjerit pasi ecën disa hapa.
– Jo ne, një mbesa ime është operuar dhe duam t’i bëjmë një vizitë në spital.- u përgjigj gruaja.
– Nuk jeni nga kryeqyteti?
– Jo – tha burri.
” Eh, sa mirë do ishte, sikur të ishe vetëm ti…” – mendoi ajo, sapo burri u përgjigj.
Kur mbërritën tek porta hyrrëse e spitalit, para se të largohej, ajo nxorri nga çanta letrën e vogël të palosur dhe ia dha burrit. – Këtu është shkruar numri i telefonit tim. Mund të më telefononi në çdo kohë, ose më lini mesazh, nëse nuk j’u përgjigjem, për çdo rast që mund t’ju nevojitem.
– Rrofsh moj bijë – tha gruaja. – Shumë faleminderit dhe me një fat të mirë.
– Sa vajzë e mirë dhe e bukur ishte, – i tha gruaja burrit, kur ajo u largua.
– E mirë, e edukuar dhe shumë e sjellshme ishte, – u përgjigj menjëherë ai.
– E di si po mendoja? – tha gruaja. – Një nuse si kjo të fusësh në shtëpi. Sa mirë do shkonte me djalin tonë, sikur të jetë fat të martohen të dy.
– Nuk do ta lë me kaq, – tha burri. – Do t’i telefonoj dhe do ta falenderoj më vonë…
Pas dy ditësh, vajza pa në telefonin celular të saj t’i kishin ardhur dy mesazhe. Njëri mesazh ishte tekst i shkruar dhe tjetri ishte me zë. Mesazhet vinin nga i njëjti numër telefoni dhe kishin të njëjtën përmbajtje. Ata të dy, burrë e grua, në mesazhet e dërguar vajzës i shprehnin mirënjohje dhe falenderime dhe vazhdimin e lidhjes së njohjes së tyre në të ardhmen. Mesazhet fillonin me fjalët: “Shumë e nderuara zonja …” dhe përfundonin: “Me shumë
respekt për ty…”
Vajza e lexoi, e dëgjoi mesazhin disa herë dhe me një nënqeshje ironike, duke shtrirë pak buzët, foli nën vete: “Zonjë e nderuar”, “E nderuara zonjushë”…, “Me shumë respekt për ty zonjë e nderuar”… “Këto janë shprehjet e përditëshme që na vrasin veshin ngado, në rrugë, në institucione të ndryshme, në biseda me shokë dhe miq, të njohur e të panjohur, në dërgimin e një letre, mesazhi të një e -mail… “Unë jam një vajzë e re. Për arësyet e mija personale subjektive unë kam zgjedhur një rrugë të jetës për të ecur, një profesion të lirë për të ushtruar, një mënyrë për të jetuar… Nuk e di, nëse këta njerëz të mirë dhe të panjohur, do t’ua lejonte ndërgjegjja e tyre të më drejtohen me këto shprehje në emër të qytetarisë së kulturuar, nëse do dinin të vërtetën e profesionit tim që unë ushtroj?
Këtë të jep shoqëria demokratike; edhe pa e njohur tjetrin çfarë soji është t’i drejtohesh me fjalët “Zonjë e nderuar…, Shumë e nderuara zonjushë…, Me shumë respekt për ty …”Nuk më interesojnë dhe nuk dua t’i dëgjoj këto shprehje, sidomos nga njerëz të panjohur, që në jetën tonë të përditëshme janë bërë shumë të përdorshme, t’i drejtohesh dikujt në
emër të sjelljes së kulturuar dhe që përdoren pothuajse nga shumica e njerëzve…I shuajti mesazhet nga telefoni dhe mendoi të mos i përgjigjej më atyre njerëzve, që nuk e njihnin të vërtetën e saj.

“FotjonArt”, 28 Qershor 2007

Leave a Reply