ZIJA SARAÇI

Nga Pierre-Pandeli Simsia

ZIJA SARAÇI

ZIJA SARAÇI

ZIJA SARAÇI

Në vendin tonë sot, duhet patjetër të ngrihet një institucion në mbrojtje të artistëve dhe të vlerave artistike të të gjitha zhanreve dhe për të gjitha kohërat…

Brezi i rinisë i fillimviteve 70-të, besoj, se u kujtohen këngët e muzikës së lehtë të atyre viteve, të krijuara dhe të kënduara nga vetë mosha rinore e asaj kohe.

Këngët. “Fqinja”, “Bashkë ndërtuam një urë”, “Kartolina”, “Kabina numër 3”, “Me fjongo të gjelbër”, “Adresa”, “Biçikleta”, “Stacioni i dashur”, “Unë dhe shokët e mi”, “Molla”, “Kënga e anës sime”, “Mes dritash (Interesant)”,”Qyteti punëtor”, “Nënë dhe shoqe”, “Shoqja e bankës”, “Në shkollën e mbrëmjes” S’të krahasoj,” “40-të vajzat e klasës”, “Unë, ti dhe ajo”etj, etj. të kënduara me mjeshtëri nga: Sheriff Merdani, Zija Saraçi, Vladimir Muzha, Françesk Radi, Justina Aliaj, Nevruz Yzeiri, Rozeta Dorraci, Kleopatra Skarço-Dokle, Vera Dervishi, Alida Hisku , Valentina Gjoni, Lindita Sota-Theodhori,..
E veçanta e atyre këngëve ritmike dhe melodioze, që edhe pse kanë kaluar 40-të vjetë dhe e ruajnë freskinë e tyre është se: ato nuk i këndoheshin partisë diktatoriale shqiptare dhe diktatorit dhe, si të tilla, duhet të dënoheshin, të burgoseshin, ashtu sikurse edhe ata që i krijuan dhe i interpretuan.
Midis emrave të sipërpërmendur, që nuk i shpëtoi asaj çmendurie për t’u dënuar, është edhe kantautori i mirënjohur, Zija Saraçi.
Nuk është thënë kot shprehja popullore: “Rastësia është mbreti i çdo gjëje”
Kjo më ndodhi edhe mua verën e këtij viti. Teksa shëtisja me bashkëshorten time Bulevardit kryesor në Durrës, përpara nesh, midis të tjerëve, po vinte edhe një çift.
Edhe pse shikimet tona u kryqëzuan edhe pse vitet, mosha, kanë bërë të vetën, e njohëm njëri tjetrin. Shikimet dhe buzëqeshja jonë, foli më shumë, se ç’duhet të flisnim ne. Pastaj përqafime vëllazërore, biseda dhe dëshira për të pirë një kafe së bashku, të shmalleshim e të bisedonim.
Ishte kantautori i mirënjohur Zija Saraçi dhe bashkëshortja e tij, Valentina.

Edhe pse Durrësi ka shumë ambiente të këndshme për t’u ulur për të pirë kafe, menduam, më mirë do ishte të uleshim në katin e 10-të në “FLY”
Zumë vend në një nga verandat e atij lokali të bukur, ku kalaja, hoteli i quajtur dikur “VOLLGA” nga ku e ruan edhe sot emrin ai vend, Sheshi “TAULANTIA” hapësira ujore e kaltër e detit të gjërë dhe të pafund, duken si në pëllëmbë të dorës.
Ndërsa dy bashkëshortet tona për një çast filluan bisedën e tyre, Zijaji, me vështrimin poshtë, sikur hyri në një botë tjetër. Po meditonte! Po vështronte i përmalluar, ndoshta po jetonte me kujtimet e bukura të fëmijërisë dhe rinisë, me pjesën më të bukur të jetës së tij.
Unë, sikur ia lexova ato mendime Zijajit dhe i them: “Je kthyer në vitet e hershme të kaluara…?”
Kjo u bë shkas, që unë t’a pyesja dhe biseda jonë të përqendrohej në ato vite, Zijaji të na tregonte “misteret” e jetës së tij, në formën e një bashkëbisedimi, le ta quajmë intervistë.
Zija Saraçi mbetet në shpirt artist i lindur, me brenga dhe me dëshirë të madhe të bëjë për artin.
Po kush është Zija Saraçi, jeta e tij, shkëlqimi dhe rrënia me pa të drejtë në kulmin e karrierës së tij si kantautor, ku jeton, si është familja e tij, etj, etj?

Dëshira dhe kurrioziteti im, mendoj se është edhe dëshira e shumë lexuesve që e kanë njohur dhe i brezit të sotëm të ri, që pak e njohin.

– Zija, mbiemri juaj, Saraçi, është i dëgjuar edhe në qytete të tjerë të vendit. Ju nga e keni origjinën?

– Linda në qytetin e Vlorës ku Çertifikat-Lindja ime nuk kishte të bënte fare me identitetin tim. Jam i biri i Azem Haskut, i cili ishte nje fshatar i pasur me toka dhe bagëtì të shumta nga fshati Gjorm i Vlorës dhe i Hasijes, që jetonte pak më sipër, në Smokthinë. Prindërit e mi janë martuar në atë kohë nga vëllai i nënës sime dhe pa dëshirën e saj. Në vitet e para pas çlirimit të vendit, nëna ime e prishi martesën me Azemin dhe krijoi një jetë të veçantë e të pavarur. Çertifikata ime ishte plot gabime, duke filluar që nga datëlindja; unë quhesha Lilian, ndërsa mbiemri im “Saraçi”, lakohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me prejardhje profesioni, s’kishte të bënte fare me Azemin.
Ne të dy vëllezërve na u vu atëhere mbiemri Saraçi si dhe gabimet e tjera nga nëna, për të mos u identifikuar si bijtë e Azemit, nga frika se mos një ditë babai do të mundte të na merrte.
Ndërsa sot këtu në Firence, emri Zija, shqiptohet me mjaft vështirësì, kështu që për miqtë italianë dhe shqiptarë për lehtësì më thërrasin “Jak” , (Zi-ja….Jak ). Ky emër mua më pëlqen të themë të drejtën sepse edhe në Shqipëri shumë njerëz e kishin më kollaj të më thërrisnin Jak.

– Mund të flasësh për fëmijërinë tuaj?

Në familjen time të gjërë, ku unë isha vetëm 5-6 vjeç, të përbërë nga pesë vajza e dy djem, po të shtojmë këtu edhe miqtë që vinin shpesh te shtëpia jonë në ditë te ftohta dimri me shi, ku dekorin muzikor e përbënte edhe nje çati prej llamarine e shtëpise ngjitur me murin e shtëpisë sonë, ne shperndaheshim neper divanet e shtepise, hapnim radion te Radio-Tirana dhe i shoqëronim të gjitha këngët e saj në korr. Të pranishmit në intervalet ndermjet këngëve, flisnin shpesh për aftësitë e këngëtarëve që pararendnin ne radio dhe në fantazinë time xhironin video nga më të çuditçmet. Të mrekullueshmit e atyre viteve: Avni Mula, Pjeter Gjergji, Rudolf Stambolla, Anida Take, Pavlina Nika, po kristalizonin tek mua diçka hyjnore dhe të këndshme, diçka tërheqese dhe te magjishme. Kjo ndjenjë ushqehej per çdo ditë edhe jashtë mureve të shtepisë sime, rrugëve në lagje.
Ne, femijtë e lagjes Muradie në Vlorë, që ishte vetem 100 metra larg Sheshit të “Flamurit”, atje tek kater topat, ku në një këndë të tij ish vendosur një Radio-Tesla e madhe nga e cila buçiste muzika, me të dëgjuar që po fillonin këngët e Ritës dhe Raxh Kapurit, që atëhere ishin mjaft në modë, te gjithë ne te vegjlit i linim lojrat në mes dhe vraponim duke mbajtur frymën përpara saj. Hear herës dyndeshim pak me tej në sallën e Estradës së Vlorës te Pallati i Kultures, ku magjepseshim pas këngëve që këndonin këngëtarët si: Reshat Osmani, Meliha Doda, Kostandin Thana, Themistokli Mone. Më bënin mjaft përshtypje elementet interpretativ skenik tek ata, zerat, prezantimi, këngët si dhe duartrokitjet e publikut artdashes vlonjat.
Reshat Osmani, se bashku me Themistokli Mone, ishin krijuesit e repertorit te gjere te kenges qytetare vlonjate.
Ne vitin 1955 u larguam familjarishte nga qyteti im i femijerise Vlora, ku me morri pastaj ne “adoptim” Durresi. U ambientova shume lehte ne Durres, por me qante zemra per ato pak vite femijerie qe kalova në Vlorë. Ika rrethe 5-6 vjeç, por nuk me largoheshin kollaj nga imagjinata ime shoqeria, rruget, plazhi, lojrat dhe shtepia.
Durresi pastaj, me hapi hapësira te medha. Aty nisen te krijoheshin dhe te realizoheshin endrra te medha. Jeta ime filloi te merrte kuptim. Shume shpejt u durrsakezova dhe krijova keshtu nje shoqeri mjafte te gjere, te cilet me donin dhe më trajtonin mire.

– Kur ka lindur dëshira jote për të kënduar dhe, e mendonit ndonjëherë veten tuaj në skenë, përpara spektatorëve kur ishit i vogël?

Ishte koha, kur tek mua kishte lindur ne menyre krejt instiktive kerkesa ndaj vetvetes se ku, ne ç’farë drejtimi do pozicionohesha. E imagjinoja veten artist filmash, ose boksier, kur ne, shoket e lagjes se atëhershme vijezonim “Ringun” ne rruge dhe fillonim te benim boks 2 e nga 2 dhe kur une fitoja, ne fund thoshja me veten time: Vallë, do behem boksier i famshem une?
Pastaj, një dëshirë të madhe kam patur të luaja shah dhe, sa herë fitoja me shoket, përsëri mendoja: mos ndoshta duhet te behem shahist?.
Kur buzëmbrëmjeve, ne me shokët rrinim ulur midis pallateve në lagjet “Strati” dhe “Bezhani” në Vlorë dhe fillonim të kendonim kengen qe dinim, të afërmit e mi dhe komshijtë që na dëgjonin nga dritaret e shtëpive, duartrokisnin, duke më uruar për zërin tim të veçantë. Keshtu, pak opinioni e pak deshira ime, bënë që të shikoja konturet ne horizontin tim fëminor, linjën që unë do të ndiqja nga femijeria e deri me sot. Dhe per këtë falenderoj Zotin.
Me vone, ne Durres pata nje ecurì te mire ne futboll ku arrita te luaj me te rinjte e Durresit me trainer Malon. Perseri une nuk u shmanga nga rruga, qe tjeter kush e kishte ravijezuar.
Me largimin e familjes sime nga Vlora dhe te gjitha kujtimet e bukura të fëmijërisë që morra pas, ne vitin 1956 u vendosëm në Durrës, ku kultura, mentaliteti im, si dhe ecuria me këngën, morri një rrugë tjetër. Unë atëhere u ndjeva më i rritur dhe me protagonist, e konsiderova atë, hyjnoren këngë, si pjesën time, diçka e bukur po ndodhte në jetën time. Endrra ime, e cila i dha sens jetes sime, te cilen, une vazhdimisht e ledhatoja me imagjinaten time, me dashurine dhe pasionin qe po lindte tek une, nga shtysa e dukurive si dhe e njerëzve qe me rrethonin. Nje herë, që s’mund ta harroj kurre dhe qe e kam pershkruar mire ne tekstin e nje kenge qe 3 vjet me pare e mbarova ne Firence, me ndodhi qe, ne nje dite te ftohte shiu vjeshte, une degjova qe “Estrada e Shtetit”, siç i thoshnin atëhere, do te jepte shfaqje ne Teatrin “A. Moisiu” në Durres dhe une, duke mos pasur mundesì te hyja per ta shikuar brenda ne salle, iu ngjita pranë për dy orë rresht autobuzit të artisteve te ardhur nga Tirana, per te pare nga afer te madherishmen, Vaçe Zela. Ndersa ajo me shikonte nga kolltuku i saj, thjeshte si nje qenie njerëzore, unë nga rruga e ftohtë, po e perpija, duke e pare si nje qenie hyjnore. Edhe pse e shikoja ashtu i ngulitur, imagjinata ime ndertonte videot e momentit si per ate, po ashtu dhe per veten time dhe une nuk e ndjeja te ftohtin fare ate nate kur rrija perpara saj. E ndjeva vetem, kur autobuzi u nis dhe u largua per Tiranë. Eh ç’kohe pasionesh! Atë mbremje nuk shkova drejt shtepisë, por eca drejt erresirës së bregdetit. Fillova lehtas të kendoja… dhe te mendoja per diçka qe shikoja larg, tej ne horizont. Vaçja me kish’ mbetur ne mendje gjithe ate mbremje, ku ne bregun e detit sfondin muzikor e plotesonin dallget e tij, e mikut tim të vegjelisë, detit te gjerë, te cilit pastaj per çdo mbremje shkoja dhe i kendoja, i lutesha dhe e pergjeroja ate, qe te me ndihmonte per te me afruar horizontet e tij.

– Ju, jeni i vetmi këngëtar i fisit tuaj, apo e keni trashëgim muzikën?

Pierre, kam lexuar edhe intervistime të tjera të tuat, që ke bërë me artista te tjerë, sidomos me poeten e madhe, të nderuarën Zhuliana Jorganxhi. Unë, si dhe shumica e artisteve, ndryshoj shume nga poetja jonë Jorganxhi.
Zhuliana, “Figlia d’arte”, me te cilën unë ruaj raporte të mira shoqerore, është me te vertete nje pasuri kombetare, pema gjenealogjike artistike e familjes se saj, që personalisht e njoh mjaft mire, eshte me te vertete mjaft e pasur. Ndersa une, pozicionimi ose ardhja ime në art, në antiteze me ate te Zhulianes, eshte vetem nje “Deserte Roses”, pra, duhet thënë qartë, se unë nuk rrjedh nga ndonjë familje artistesh, nuk e di se çfarë bente babai im atje lart ndër male, pyje qiej dhe yje. Vetem ajo natyre e paster dhe e virgjër, mund te deshmojë për endrrat dhe deshirat e tij, por per nje gje jam i sigurte, që, kur i la stanet dhe zbriti ne Vlore, që Zoti e faltë për atë që bëri, që atë natë kontribuoi në moshën 66 vjeçare, që edhe unë të merrja pjesë në këtë botë, sa të bukur, aq dhe të përvuajtur. Dhe ja tani ku jam.

Mund të vazhdoni të flisni nga kujtimet tuaja rinore në Durrës.

Gjatë gjithë ditës, unë mezi prisja të binte mbrëmja dhe të vinte Vaso me kitarën e tij e të shkonim nga Vollga. Une filloja të këndoja “Arien e Nadirit” nga “Peshkatarët e Perlave”, të B.Giglit ose këngët e L.Tajolit, C.Villa apo A. Celentanos, këngët e E.Presley e D. Roussos, kenget e Ch.Aznavour dhe D.Martin, kenget e V.Zelës dhe P.Gjergjit, të Q.Kërtushës, A.Takes dhe B.Taraneshit etj… Shumë njerëz e dinin tashmë që unë shpesh do të këndoja atje dhe vinin e dëgjonin. Pastaj Vaso fillonte te luante nje pjese klasike spanjolle qe quhej “Danza Andaluzia”, qe mua me pelqente shume… Eh..ç’kohë! Nganjehere, pasioni ose vrulli rinor nuk te lejojne te mendosh gjate per pasojat e nje veprimi tend qe binin ne kundershtim me kohen dhe vendin ku jetoje edhe pse shembujt atëhere jepeshin vazhdimisht.
Ne netet me mot te keq, por pa shi, largohesha me tutje Vollges, afer Currilave, porsa kaloja vendin e quajtur “Bërryli” dhe lija pas shtepine e vetme 2 katshe, ate te peshkatarit. Filloja te beja vokalica dhe te kendoja me te gjithe volumin. Lart kisha qiellin, djathtas kisha kodren e thepisur argjilore, ndersa majtas kisha detin e gjere, qe here e gjeja te trazuar dallge larte, here te qete pjate, ku tej, ne nje fund imagjinar bashkohej embel me qiellin plot yje. Pikerishte atje, ashtu si e imagjinoja une, ndodhej nje vend i magjishem, i lire, me dukej se ne anen tjeter te bregut, ndodheshin dhe kendonin te medhenjtë: Celentano, Mina, Battisti, Morandi, Modugno, Cocciante, Vila, Tajoli etj…
Ne krahet e fantazise ku udhetoja, mua me dukej se era merrte zerin tim dhe e percillte matanë detit. Po,r nese realisht ,unë isha nje njeri i vetmuar ne mes te territ ku me kercenonin dallget e furishme, Celentano dhe shoket e tij, benin historinë e kenges italiane. Ja pra, perse e dua detin aq shumë; me të kam kujtime te shumta. Unë ngjasoj shume me të. Ne të dy kemi te njejtin karakter, trazimin dhe dallget e larta, thellesinë dhe gjeresinë…furtunen, rrembimin dhe heshtjen…vetmine, pervuajtjen dhe qetesinë, kengen, krijimtarinë dhe pasionin.

– Të kujtohet kënga e parë që e ke kënduar në skenë përpara spektatorëve?

Po, e kam kenduar ne takimin ndermjet Estradave te ndermarjeve ne Durres ne Nentorin e vitit 1967 dhe pikerishte kengen “Si te quajnë” të kompozitorit durrsak, Todi Kutina, shumë e sukseseshme.
Ajo këngë është e bukur edhe sot, te cilen e kam ripunuar ne Firence, me nje veshtrim korrekt me shijet tradicionale, ashtu siç kam vepruar me rreth 128 kenge te tjera te reja dhe te se kaluares se paperseritesme te kenges sone aq te pervuajtur, kompozimet e mija si dhe te kolegeve kompozitore shqiptare.
Direkt, ne nje pod me te larte te skenes, ate te festivalit te Durresit, kendova kengen e Hajg Zaharianit “E çilter”. Pra, pas Serenatave te kenduara bregut te detit nga Vollga deri afer Currilave, ose nga Vila e Zogut nen qiellin e hapur, si dhe pas pjesmarjes me sukses ne Festivalin e III te Festivalit te Durresit, shkrimtari dhe regjizori Gjergj Vlashi me propozoi, që unë të debutoja ne Estraden Profesioniste.
Pjesëmarrja ime këngëtar me Estradën e Durrësit, ishte një kënaqësi dhe një e papritur për mua; ishte një hap kualitativ…
Në ate situate të re, une nuk isha më duke kenduar nen qiellin plot yje te bregut te detit, por do ngjitesha ne podin magjik te skenes, ku, nga njëra anë une ndjeja simpatinë e madhe te publikut dhe qe ishte vetem ana sipërfaqësore, sepse aty ishte balli i kontaktit me publikun, pra, ajo ishte skena, mirëpo… po prapaskena?
Projektori i porsa ndezur para syve te mi, filloi te me vriste shpirterisht. Fillimisht u prezantova me luften brenda llojit dhe i mahnitur nga ligjet e reja te ambientit, une pothuajse harrova te kendoja si perpara, me tekniken dhe elegancen e pare. Dhe befas, perdja ra, akti i pare perfundoi. Ne Nentor të vitit 1967 unë fillova kryerjen e shërbimit ushtarak, të cilin e kreva ne Librazhd. Në repartin ushtarak, kisha degjuar, se pergjegjes ne Shtepinë e Kultures, ishte Sheriff Merdani, por une nuk e kisha takuar ndonjehere. Nje dite kishim provat e grupit artistik te Brigades se Librazhdit ne skenen e Shtepisë së Kultures së qytetit.
Spiro, nje fisarmoniçist nga Kolonja, filloi menjehere të më shoqërojë në këngën “Ylli Partizan”, kompozuar nga Agim Krajka.
Une kendoja ndryshe, ai i binte fisarmonikës ndryshe. Pas nje zenke te vogel me Spiron, befas vjen nga prapaskena Sherifi, dhe i bërtet Spiros: “Ç’farë kerkon nga ai? Luaj mire ti ne fisarmonike” dhe ia merr instrumentin, duke filluar vetë introduksionin. Kenga shkoi ashtu siç duhej. Ia dha instrumentin Spiros dhe i tha: “Nuk e kupton fare ti se ç’farë niveli ka ky kengetar?
Më vonë, vija me shpesh në Pallatin e Kultures në Librazhd per t’u takuar me Sherifin.
Ne vitin 1970 lirohem nga shërbimi ushtarak dhe me Sherifin do te takohesha vetem pas nje viti ne Festivalet e Radio-Televizionit dhe, ritakimin e parë e kemi bërë, kur unë morra pjesë në Festivalin e 9-të të Këngës në RTVSH..
Gjatë gjithe kohes nuk u ndamë më. Kur uleshim për të ngrënë, te “Hotel Peza” apo te “Internacional”, vija re, se si Sherifi punonte me tekstin dhe këngën. Aty kuptova se, te kendosh, nuk mjaftonte vetem te mesoje vijen melodike ose tekstin e kenges permendësh. Une ndjehesha atëhere si nxenes i tij.

Në cilin festival të këngës në RTV ke marrë pjesë për herë të parë? Nga ju erdhi ftesa dhe si e pritët?

Atëkohë në Tiranë, zhvillohej konkursi i zerave te rinj.
Në Tetor te vitit 1970, mora edhe unë pjesë në konkurs. Ishim 35 këngëtarë konkurues dhe fituan vetëm tre. Njëri nga ata të tre isha edhe unë.
Ishte turneu i pare me Estradën e Durrësit, pas kryerjes së sherbimit ushtarak, ku dhe mora konfirmimin per lajmin e bukur, pasi dola edhe fitues në atë konkurs: Fitova të drejtën për të kënduar në Festivalin Kombëtar të Këngës, që zhvillohej çdo fund Dhjetori në Tiranë, traditë kjo, që vazhdon të ruhet edhe sot. Pra ishte Festivali i 9-të i Këngës në RTVSH ku unë mora pjesë për herë të parë.
Gezimi im ishte i pa pershkruar. Do kendoja ne podin me te larte te kenges shqiptare.
Kompozitori Tahsim Hoshafi, një nga kompozitorët e preferuar të asaj kohe, erdhi prapa skene dhe më tha: “Të kam zgjedhur ty si këngëtar, për të kënduar në festival këngën time”.
Pra, keshtu une, në Festivalin e 9-të të Këngës në RTVSH kendova kengen e bukur “Nënë dhe shoqe” Në variantin tjeter, atë këngë e kendoi Kleopatra Skarço.
Po ashtu edhe kompozitori Nexhmedin Doko më ofroi këngën e tij “Viti i Ri”, me një orkestracion jazz modern orkestruar dhe dirigjuar ne skene nga miku im i pa harruar Gaspër Curçia, e cila u vlerësua me çmimin e tretë. Kënga u dublua nga Justina Aliaj.
Pra, rruga për të kënduar në festivalin kombëtar të këngës në ç’do fund Dhjetori ishte e hapur.
Në Festivalin e 10-të kendova kengen e Aleksander Lalos “Vajza me balone”. Variantin tjeter e kendoi Rozeta Doraci.
Unë përherë i thoja Sandrit se, kenga jone do mbetet nder vite, gje qe nuk na rezultoi e vertete edhe pse ai shkruante bukur.

Viti 1972, ishte edhe viti kur do zhvillohej Festivali i famshem i 11-të ne RTVSH.
Mua më caktuan të këndoja këngën e kompozuar nga Josif Minga “Sonte u takoj te gjitheve”.
Ishte një këngë e bukur dhe që i përshtatej zërit tim dhe që u vlerësua nga juria e Tiranës dhe nga juritë e tjera të ngritura në rrethe të ndryshme të vendit.
Nga njëzetë këngët që u kënduan në atë festival, kënga që këndova unë u rendit e katërta, pas tre këngëve fituese.
Në Festivalin e 12-të të Këngës në RTVSH, Dhjetor 1973, unë këndova dy këngë: “Qyteti i ri” kompozuar nga Rexhep Hasimi dhe dubluar nga Ramadan Muhameti, si edhe këngën tjetër “Gëzime puntore” kompozuar nga Aleksandër Peçi dhe dubluar nga Lindita Sota, Theodhori.
Në Festivalin e 13-të të Këngës në RTVSH, këndova këngën “Nëpër ditët tona” kompozuar nga i pavdekshmi Kastriot Gjini dhe dubluar nga Alida Hisku.
Në Festivalin e 14-të këndova këngën “Urimi i bardhë” kompozuar nga Nikollaq Bulo dhe dubluar nga Violeta Mashani

– Gjete përkrahje nga këngëtarët më të vjetër kur shkove për të kënduar në festival?

Porsa hipa ne podin e skenave ne Durres, ne ate te ndermarjes, pastaj ne ate te estrades profesioniste, ne ansamblin popullor, ne festivalet e ndryshme lokale apo dhe kombetare, shpirti im nuk u ndje kurrë i qetë. Mirëpo, ajo lufte nuk behej vetem kunder Zijait, ajo zhvillohej ne menyre horizontale, brenda llojit, por dhe vertikale, e sygjeruar nga lart, per te cilat une nuk kam ndermend te flas as per emra, as per institucione, sepse ne personin tim, nuk ekziston fare ndjenja e hakmarrjes ngadhnjimtare dhe e dyta, une nuk mund te mbaj kurre anesì politike dhe te jap mendime, duke marre megafonin dhe t’ju tregoj shqiptareve ato qe ata i dinë vete shume mire. Ne kohen kur une hipa ne podin e larte te Festivaleve ne Radio, aty gjeta miq te rinj dhe te vjeter si Sheriff Merdanin, Naim Kërçuku, Tonin Tërshana, Bashkim Alibali, Nevruz Yzeiri, njeriu i mirë gojëmbël dhe gjithmonë i qeshur, Nevruzin fatkeq, që diktatura nuk e la edhe atë pa e dënuar.
E ç’mund te them une per perkrahjen e kengetarëve te vjeter, kur jo vetëm ti, por dhe gjithkush e di mire, se ne ç’atmosfere ishin, janë dhe do jene ato te nderuara ambjente artistike, me nje fjale, “ki kujdes se mos te bije sapuni ne shesh”. Kurse institucioni kur donte edhe ne se ti ishe apo nuk ishe i afte, ta perplaste vetë sapunin perdhe dhe ti ishe i detyruar qe te uleshe per t’a kapur.

Zija! Përmendëm Festivalin e 11-të të Këngës në RTVSH. Unë kam shkruar më parë kujtimet e mija nga Festivali i 11-të, si edhe për këngët, këngëtarët, kompozitorët, prezantuesit e atij festivali . Ti ishe këngëtari, që hape edhe atë festival. Si e prite, kur të caktuan hapjen e festivalit?

Për atë festival është folur dhe shkruar shumë, siç e the edhe ti vetë që ke shkruar dhe, ç’do gjë dihet tani. Nuk dua të përsëris ato që janë thënë, vetëm dua të theksoj se, Festivali i 11-të ishte preteksti i Enver Hoxhës për të goditur artin dhe artistat shqiptarë.
Nëse themi se, ai festival ishte i një forme të re spektakli për muzikën shqiptare, unë them, se ajo formë e re u duk një vit më parë, pra ne Fest. e 10-të, meqenëse kam qenë edhe vetë pjesëmarrës.
Por është më se e vërtetë kjo që po thua ti. Për mua ishte një kënaqësi e madhe dhe lumturi, që ajo këngë ishte caktuar e para në radhë, për hapur Festivalin e 11-të. Kisha shumë emocione që nuk mund t’i përshkruaj dot.
I kujtoj shpesh, kur miqtë e mi të paharuar Kastriot Gjini, Gaspër Çurçia me ate humorin e tij, Ferdinand Deda, i cili drejtoi edhe formacionin simfonik të festivalit, si edhe të gjithë këngëtarët, vinin dhe më uronin sukses ne hapjen e asaj forme të re të spektaklit. U ndjeva shumë i lumtur…

Mund të flasësh për festivalet e këngëve të atyre viteve?

Përsa i perket festivaleve ne pergjithesì te zhvilluara ne ate kohe, me gjithe te metat e rrjedhura nga regjimi i shkuar, kam mendimin tim, ndoshta personal, por ndoshta edhe te nje shumice publiku artdashes shqiptar, ku pa asnje anesì politike, as majtas as djathtas dhe as dhe ne qender, por vetem ne drejtim te qiellit, andej nga dikush e ka zbritur hyjnoren kenge per ta perdhosur ketu ne toke, ne, të vdekshmit mekatare. Asnje lloj zhanri i artit, kjo sipas meje, nuk e gjen (relativisht) ndonje e keqe nga tendencat e mbylljes se shpelles nga ku buron ai nen presionin ideologjik dhe veseve te tjera te kohes. Ai e shperthen gurin e rende te ciklopit, dhe nen gurgullimen harmonike te vrullit te tij rifillon perseri jeten me me force. Por Arti vdes, ai shuhet dhe bashke me ate nje shoqeri e tere kthehet ne barbare, vetem atëhere, kur dyert e tempullit te tij happen kanate kujtdò, qe ne menyre te pa seleksionuar dhe pa merituar profesionalisht pushton tempujt me format e mirënjohura te imoralitetit seksual dhe monetar, forma keto te degjenerimit te shoqerise ne çdo fushe te saj. E ku mund ti shkonte ne mende rapsodit te pare, kur u ul para gjindjes per te interpretuar dhe rrenqethur njerëzit ne mesin e muzgut te pandriçuar, se do ta ndotnin kengen e tij metamorfozat dhe transformacionet moderne, si prozhektoret maramendes dhe qorrues, jurite dhe spikerat spektakolare, pseudotalentet e zgjedhura dhe organizatoret qe nuk kane tjeter ideal perveçse binomit lek-seks, duke e shkaterruar çdo gje ne thelbin e asaj qe i shkreti rapsod krijoi, e perplasen ate ne humneren e harreses “Anes lumejve”. Dhe pikerisht Festivali famekeq i 11-të solli ne publik nje forme te re spetakolare te prezantimit te kengeve, por nisi ne menyre te pakuptuar rritjen e barerave te egra per rreth hyjnores kenge, si ato qe paraqita me lart. Spikerat, jurite dhe heronjte e heshtur “Organizatoret” e spostuan kengen si qellim kryesor, e bërrylosen ate me egoizmin dhe me fallsitetin e tyre dhe e katandisen ate ne gjendjen e sotme, te cilen e kemi te gjithe para syve. Përse, miku im, ata, personazhet e mesiperme nuk organizojne “Spetakle” vetem me spikera dhe jurìtë narçiziste dhe te shohin se sa vlejnë, por perdorin “Kengen” si katalizatore, si trampoline per meskinitetin e tyre si ajo “Zonja Moderne” qe merr me vete qenin e saj, qe s’e le as të urinojë rrugës. Dhe spektatori, qe dikur emocionohej nga melodia, tani i kanë lene hijen spetakleve plastike, duke shkuar drejt nje jete po plastike. Une fola pak me lart per kengen virgjereshe si ate te festivaleve te para.

– Dihet tashmë, praktika e njohur e atyre viteve, kur këngëtarët, deri në natën që do të zhvillohej festivali, ishin në ethe, sepse ua ndërronin këngën, ose ua hiqnin fare për të konkuruar. Ju ka ndodh juve ndonjë rast i tillë? Si bëhej përcaktimi i këngëve?

Po e filloj pergjigjen nga fundi i pyetjes suaj. Po ja… si ne kampionatin boteror te futbollit, siper tavolines se redaksise, qe ishte nje kopje e asaj qe rrinte atje, siper tavolines se drejtorit te radios, ku ne fillim rrinin emrat e te gjithfuqishmëve që, sigurisht, e kishin fituar ate mbiemer nga kontaktet me publikun, por kishte dhe emra, qe nga mbeshtetja qe i behej nga dikush, zgjidhte dhe ndertonte ate kontakt ose ate personalitet në inverse, d.m.th. ishte kenga qe ndertonte kengetar.
Neper korridoret e gjere te Radio-Tiranes, shetisnin plot madheshtì karshillëqet si dhe tirrej filozofia e te ndertuarit te autoriretit personal, nepermjete nje taktike te para menduar ne qendrim ose prezantim, qe gjatë hyrjes ne institucion, shetitjeve neper korridoret e tij, ku zhvilloheshin dhe hartoheshin para syve tane pushtimet dhe spostimet ose rrembimet strategjike te kengeve, ne baze te njohjeve apo aftesive personale, e deri ne daljen jashte nga Radio Tirana. Perjashtime atëhere beheshin, vetem ne rastet e perzgjedhjeve te patundshme te kompozitoreve me emer, te cilet e fillonin bashkepunimin muaj me perpara. E ku mund te perfshihesha une ne kete Panair-Vaterlo. Rrija ne tre vitet e para aty, vetem ne sajë te simpatise se Studios se Redaksisë ku ndjeja respektin e Nikolla Zoraqit, Gasper Çurçisë, Ferdinand Dedes, Ali Hazbisë, operatorëve te zërit, Ganiut dhe Bedriut si dhe Spiro Kondurit, te cilet ushqenin simpati per karakteristikat e mija vokale. Duke pare qe une nuk kisha ndonje Gran “Engjell Mbrojtes” nga prapa, siç kishin te tjeret, ne Festivalin e 14-të, mua më dhane këngë, që per disa arsye te ndryshme, duhej te qendronte ne Festival.
Në Festivalin e 11-të, përshembull, sulme te medha iu bene kenges që këndova unë: “Sonte u takoj te gjitheve”, ku une nuk marre persiper te permend emra, per faktin se ata janë miqte e mi dhe se xhungla ka ligjet e saj dhe se kush nuk do e bënte atë rrembim si te joqellimshem.
Mua në atë kohë, kishte rreth një muaj e gjysem qe me kishte vdekur nena aksidentalisht dhe, Nikolla Zorraqi dhe Ferdinand Deda, i zbrapsnin me dinjitet te gjitha “sulmet grabitqare” ndaj kenges. Ndodhte atëhere, nga vizitat e shpeshta te ideologeve te ndryshem, qe ne harten e larmisë se problemeve qe duhet te shpaloste festivali, ne ditet e fundit, mungonte ndonje ngjyre e mozaikut, atëhere fillonte zallahija: ndërroheshin tekstet, prezantuesit, spostoheshin kenge dhe kengetare dhe jepeshin çmime; praktikë kjo, që ndiqet edhe sot..

– Në fillimvitet 70-te, ti ke kënduar edhe në anketat muzikore të muajit, që jepeshin në ato vite dhe gjithmonë je shpallur fitues nga letrat e dëgjuesve. Përmend disa këngë: “Marinari”, “Ne, dy këngë të një mali”,”Me fjongo te gjelber”, “Lumturia”, “Krah për krah”, “Si te quajne”, “Qrpiklagura me vesë”, të cilat, atëhere u bëne aq të dashura për rininë.

Ishin vitet, kur pjesëmarja ime ne “Anketen Muzikore” te Radio-Tiranes, e cila organizohej çdo te dielë para dite, dhe që preferohej gjithmonë e me shume nga publiku, po me jepte emer dhe repertor te shkelqyer. Ishte fillimi i viteve 1970. Ishte viti (1972) kur inçizova kengen “Vajza me fjongo te Gjelber” te Kristo Kotes, kenge qe m’u përshtat shume.
Pastaj ne 1973 inçizova kengen e bukur “Si te quajnë” te Todi Kutines. Një vit më vonë, 1974, kengen e titulluar “Si lule maji” ne “Anketen” e famshme te Pallatit Rinia në Durrës, kompozuar nga Agron Xhunga.
Ajo këngë u pëlqye dhe redaktorët e Radio Tiranës, menduan ta këndoja në anketen muzikore në radio, vetëm me një ndryshim të vogël, sepse i ndëruan titullin, “Krah për krah”. Keshtu erdhi Janari i vitit 1975, ku perseri per anketen e Radio-Tiranes regjistrova kengen aq të bukur te mjeshtrit te trompes si dhe te kompozitorit, miku im Isuf Xhumri, me tekstin e bukur te poetit Moikom Zeqo, titulluar “Kenga e Marinarit”.
Ajo këngë, fillimisht u këndua në Festivalin e Këngës në Durrës dhe që çuditërisht, juria nuk e pa të arësyeshme ta votonte për në natën e tretë të festivalit, ku edhe përzgjidheshin këngët më të mira.
Me Isufin fituam çmim te pare edhe me kengen “Pranvera”
Gjithashtu në anketat muzikore të muajit kam kënduar edhe këngët “Ne, dy këngë të një mali, kompozuar nga Jani Llapa, kengen e bukur te R.Hasimit, “Lumturia”.
Po ndalem pak në disa kujtime dhe emocionet e mija.
Ishin kohet, kur me të vërtetë isha në kulmin e suksesit tim si këngëtar. Diagrama ime e karieres se kenges po ngrihej vazhdimisht. Ate vit, drejtori i pallatit te kultures ne Shkoder, Ferdinand Bushati, me ftoi ne nje koncert. Përpara Pallatit te Sportit pak para shfaqjes, kishte shumë njerëz që donin të vinin në koncert edhe pse biletat ishin shitur shume shpejt.
Fillova koncertin me kengen e Kastrot Gjinit “Bashke ndertuam nje ure”, pastaj “Si te quajnë, pastaj kendova “Si lule maji”.
Edhe tani që po flasim bashkë, po i jetoj ato emocione të asaj kohe; publiku u ngrit ne kembë, duke duartrokitur dhe fishkëllyer. Në sallë u dëgjua vetëm “Pzzzz”
Kur fillova të këndoj “Marinari”-n, pash të rinj e te reja që u përlotën. Ashtu, si kur marinaret qe ktheheshin nga udhetimet e gjata dhe me ftonin ne “Darkat e Mbëritjes”.
Në nje bisede kujtimesh per ate kohe, me mjeshtrin Shpetim Saraçi, i cili me pohoi se: ” Une isha i vogel atëhere dhe e mbaj shumë mirë mend se si shpërtheu publiku për të parë koncertin, duke rrëzuar edhe dyert. Unë isha pranë dyerve të rrëzuara…”
Të njëjtat suksese kam patur edhe në koncertet e tjera në Korçë, Tiranë, Berat, Vlorë, Elbasan, …
Ti më kërkon të flas per nostalgjine e atyre viteve, te cilat ishin vitet me veshtira dhe me te bukura te jetes sone dhe percaktimet ne termin e nostalgjise, qe une bej ne kete interviste qe po ju jap sot, nuk kanë te bejne fare me kend-veshtrime politike dhe nuk me pelqen te renditem ne asnje ndarje, sepse nuk do deshiroja kurre te ndiqja shembullin e ndokujt per te kapur ndonje llogore ideologjike. Unë jam nje elektron i lire, nje artist i te gjitheve dhe, do ishte nje fatkeqesi per mua ta krijoja nje firo te tille. I dua vertete te gjithe. Pra, une i kujtoj ato kohe, si perzierje te pasionit rinor me duartrokitjet e publikut, si luften per ekzistence me paqen psikologjike, si kaltersinë qiellore me deshirat per fluturim, si netet pagjume per endrra te pa realizuara. Nostalgjia, është shprehje emocionale per nje kohe te humbur qe nuk kthehet me prapa, per vitet me te bukura te jetes te dekoruara me kengen, te cilen e thithje me ajrin, hynte ne gjak, pastaj te dehte dhe nuk dilte me nga ty.

Per Zija Saraçin, sapo kishte filluar nje kariere pasionante artistike. Pas Serenatave te kenduara ne rethinat e qytetit te Durresit, e vura edhe une gjurin ne startin e kenges kombetare te asaj kohe. Une u nisa me te vertet me nje ritem shume te ngadalte, perballe kolloseve: Vaçe Zela, Qemal Kertusha, Sheriff Merdani, Tonin Tërshana, Ema Qazimi, Liliana Kodakçi, Alida Hisku, Lindita Sota etj…
Unë atëhere ndjehesha si nje nxenes, i vetem fillikat, ku lehtesisht rrihesha nga furtunat e cmirres artistike te kohes; bëri, qe ajo karriere akoma e pa filluar mire te ndjente tronditjet e para. Por kjo eshte nje histori tjeter e dhimbshme te cilen po e shkruaj ne nje liber te jetes sime.
Pra siç thash me lart, ne ato fillime, une nuk ndjehesha ne nivelin e atyre mjeshtrave qe me rrethonin, pavarësisht suksesit ne publik. Shumë kengetarë nuk me shikonin me syrin e nje kengetari karriere, Une shoqerohesha atëhere me Sheriff Merdanin, Naim Kërçukun, Bashkim Alibalin, Aleksandër Lalon, dhe me Kastriot Gjinin. Atëhere vëreja me vemendje Sherifin, se si ai e zberthente kengen, tekstin apo interpretimin e tyre. Unë mesova shume nga ai dhe nga gjithe ambienti qe me rrethonte. Kurrë nuk e mendoja, që kenget e huaja ti kendonte njeri si mua, por sigurisht, hyrja ime ne ate ambjent, beri qe praktikisht te njihesha mire me strukturen e kënges shqiptare dhe me ato pak elementë teknik që vëreja përreth, që, per mua i ambjentuar me kengen e huaj nga ana fonetike, ku konstruktin e kisha te gatshëm nga kengetari origjinal. Pra, atëhere, ishte shume e veshtire per mua te ndërtoja nje konstukt te ri kenge. Sot, mund të flas me keqardhje, që në këtë drejtim, ambjenti ku hyra une atëhere, për mos të nihilizuar gjithçka, mund të them, se ishin fare te pakët kengetaret qe mendonin keto gjera, sado pak njohuri qe kishin. Aty i meshohej ne tërësi volumit, kendimit te vijes melodike dhe respektimit ritmik te kenges, ashtu si sot.

– Pas Festivalit të 14-të, Dhjetor, 1975, u shkëpute nga skena e festivaleve, madje edhe këngët e kënduara nga ty, u “burgosën” për t’u mos u dëgjuar më.
Ç’farë ndodhi me ty në atë kohë?

Terreni ne Radio ishte pergatitur dhe pritej te kompletohej. Estrada e Durresit sapo ishte kthyer nga turneu ne Verrì të Shqipërisë. Durrsakët qe me donin shume me shikonin me habì, dikush me afrohej dhe me thosh: – kemi marre vesh se te kane arrestuar, me behet qejfi qe paskan qene vetem fjale, me thoshin. Nga Fieri dhe nga Vlora me erdhen motrat me familjet e tyre, se ishin bere merak nga ato qe kishin degjuar. Une, si i ri atëhere nuk e kuptoja rendesine e menxyres qe po me kercenonte. Drejtoria e Teatrit e cila po pergatitej per turneun e Tiranes moren drejtimin per te Komiteti i Partise per te mesuar ndonje gje. Ne ate kohe ne Durres porsa ishte emeruar sekretar i I-re Qiriako Mihali, i cili i sqaroi ata, se asgje nuk ka per Zijain.
Atëhere une vazhdova me ata turneun ne Tirane ku suksesi im ishte si asnjehere. Salla dhe spektatoret me rrembyen dhe une e humba kontrollin e nje te kenduari te kujdeseshem, nder to kenget “Shtegetimi”, “Krah’per Krahe”, “Si te quajnë”, “Tek syte e saj”, “Lumturia” (qe nuk mbaj mend sot as dhe nje note nga ajo kenge)..etj.. Diten e 6-te të shfaqjes, erdhen dy gazetarë të “Zerit te Popullit”, Th.N dhe M.E, te cilet u shkeputen nga salla dhe erdhen ne prapaskenë Biseduan shkurt me regjizorin Gjergj Vlashi per çfarë po ndodhte ne salle ato dite si dhe per menyren e te kenduarit tim. Gjergji u mundua t’ju shpjegojë atyre, se Zijai keto dite ka qenë pak pa qejf, por ata e dinin pse kishin ardhur dhe si do flisnin. Pas dy ditesh, ne gazete doli artikulli ne faqen e brendeshme me titull: “Te mos ambientohemi me te huajen”.
Do te mjaftonte ky artikull, per te kuptuar se ku do e kishte fundin rrapellima. Menjeherë, repertori im aq i pasur ne raport me kohen e paket qe kisha kenduar, jo vetëm që u hoq nga fonoteka, akoma me keq, u zhduk dhe, si rezultat dhe nga trasmetimet ne Radio-Televizion.
Menjehere turneu i Estrades ne Tirane u nderpre. Nje ekip tjeter u nis nga Teatri drejt Komitetit te Partise per qendrimin qe duhet te mbanin rreth situates se re. Me duhet te theksoj ketu, pa ndonje paramendim politik po ne sensin human, Qiriako Mihali, pasi e kishte pergatitur pergjigjen mire, i jep urdher atyre qe: Zijai do vazhdojë te kendojë ne estrade duke u korrigjuar aty, dhe ne mes jush. Shikoni me kujdes repertorin qe do kendojë.
Mrekullia kishte ndodhur, por si eshte e mundur atëhere?. Ja pra, perpara se te vinte ne Durres me ate detyre, ai ishte drejtor i Azotikut ne Fier dhe, sa here levizte jashte Fierit, ai mbante afer dhe nipin tim, Lavdoshin, që në atë kohë ishte shef furnizimi, me te cilin flisnin shpesh per mua.

“E njohim ne Zijain, prandaj mbajeni afer” u tha.

Me thirri mua veças, ku me keshilloi, qe te beja nje autokritike te forte ne seksionin e arsimit. Une isha i detyruar dhe e bear nje autokritike aq te forte, sa shefi i seksionit E.Sh, ne vend qe te prekej e te qante, me hodhi nje buzqeshje te lehte. Orteku u shkermoq ne fakt, por gjendja ime ne mardheniet me artin mbeti ashtu…Ishte shmangur me e keqja, sepsè ju e kuptoni se ku mund te ndalej ai ortek. Pak vite para meje, Sherifit i gjeten nje arsye per ta burgosur. Françesk Radin dhe Aleksandër Lalon i çuan në Veri të Shqipërisë, për t’u “ndrequr”. Goditja kishte rënë edhe tek Justina Aliaj. Më vonë e pësoi edhe Alida Hisku, etj. etj.
Keto ndodhen vetem ne zhanrin e kenges, pa dashur qe ne kete interviste te hyj ose te zgjerohem në te gjithe ate menxyre. Une pra, vazhdova turneun me estraden ne Berat, Lushnje, Fier, Vlore, Korçe dhe me tej ne jug, ku publiku si proteste ndaj mases se marrë karshi meje, qe une po kendoja kenge, qe s’kishin te benin aspak me natyrën time të të kënduarit, me kthenin disa herë… E keqja e madhe vertete ishte shmangur, por trajtimi qe m’u be me vone, nuk linte vend, që unë të bëja hapa perpara ne baze te kerkesave te mija per kengen; motorret u shuan dhe kenga u nderprè. Unë, dalngadalë po shuhesha, dhe ashtu si nje arkitekt, i cili ecen perpara ne baze te projekteve dhe ndertimeve te bukura qe ai paraqet, fiton simpatinë e njerzeve, ashtu dhe çdo artist ishte i destinuar të shuhet nga mungesa e materialeve. Ishin disa arsye, që atëhere nuk lejuan qe te behesha nje kengetar eksponent. Koha e shkurter e pjesmarjes sime permanente ne arenen e muzikes kombetare, pra nga viti 70-të deri ne 75-ën. Ne meditacionin tim per te gjetur ato arsye, me rezultonte, së pari lufta brenda llojit. Ishin kohet, kur ne ring (Arenë), pa bere emra, po hynin kengetare te rinj, dhe qe te beheshin me te efektshme ato hyrje, duhej qe te prihej koka e dikujt, pra duhej bere nje “Piazza Pulita” dhe atëhere une isha me lehtesisht per t’u spostuar. Dhe jo me kot, nje nga drejtoret e Radios atëhere “K.M”, me thote: “Zija, ti ke filluar ti kendosh kenget me nje fryme dhe stil jo shqiptar, prandaj do te bente mire nje shkeputje”.
Ishte fillimi i vitit 1975, kur nje dite me ndodhi nje episod i tillë ne Radio Tirana: Pasi incizova nje kenge te re, po nxitoja per te ikur, sepse isha i ftuar ne nje koncert te pallati i madh i kultures. Pasi ika unë, në radio mbetën I.Gilani, nje kengetar durrsak dhe Engjellushe Lazen me te cilet u nisem se bashku nga Durresi. Qe te dy keta kengetarë, pas disa kohesh, kur mua me njoftuan shkeputjen e pa revokueshme nga RTV Shqiptar, si dhe me zhduken qe te gjithe repertorin tim te deri atëhershem nga fonoteka e atij institucioni, me treguan, se ç’farë ishte diskutuar ne redaksine e Radios per kengen e mesiperme. Shiko, tha atëhere kryeredaktori, kenga qe posa inçizoi Zijai sot, mua me pelqen mjaft dhe do jete kenge me shume sukses nese ju do e aprovoni. Une per veten time nuk ma mbaj ta aprovoj…
Dhe keshtu ajo kenge vertete nuk u aprovua. Ja pra, perse kengetari Zija Saraçi u zbeh aq shpejt.
Radio-Televizioni ne pervjetoret e tij si dhe ne kujtimet e aktiviteteve te meparshme te tij, nuk jepte informacione fare per mua edhe shtypi gjithashtu; kenget e repertorit tim u zhduken.
Ne memorien kolektive, kengetari Zija Saraçi mbeti si nje vegim i embel dhe kaq. Une i verreja te gjitha me pervuajtje keto situata. Megjithate, jam i lumtur, se me ato pak materiale, qe dikush i ka vene ne internet, me vijne e-maile te shumta urimi dhe, gjithashtu kam kerkesa te shumta per te dhenë koncerte. Ne bisedat qe bejne simpatizante te shumte ne internet per kenget e mija, sot me emocionojne shume. Une sinqerisht i pershendes dhe i dua shume te gjithe se me ka marre malli te kendoj perpara tyre tani qe jam shume me mire vokalisht si atëhere. Nuk do jete e larget dita, kur une te kendoj perpara te githe atyre dashamiresve. Më mungon shumë kontakti me spektatorin e mrekullueshëm shqiptar.

Zija je një kantautor i vjetër. Kur ke filluar te shkruash kenget e tua, si dhe tekstet e tyre?

Gjithmonë, qe ne fillim te karieres sime, kam ndjerë nevojen e kenges, e cila duhej te plotesonte parametrat e karakteristikes sime vokale, që jo shpesh takohej ne kenget qe me ofroheshin atëhere; herë mungonte strofa, here mungonte refreni im, ose te dyja. Kisha friken e konsumimit personal, horizontalitetin, veteperseritjen, fenomene keto gerryerse per nje artist. Pastaj e dyta, ishte ekzigjenca ime per tu kompletuar. Megjithate, ishte koha, kur une per arsye te asaj mungese, fillova te krijoj vete kenge. Kompozimin tim te pare e krijova ne Maj te viti 1972, me te cilen u prita me shumë sukses ne Anketen e “Pallatit Rinia”, e titulluar: “Eja” te cilen perseri e kam perpunuar ne Firence dhe që e ruaj si startin tim drejt kompozicionit. Me vjershen “Vaje” te A.Z.Çajupit, duke nderruar temen, nga teme dashurie ne nje elegjì narrative shoqerore duke e quajtur: “Pa Shprese”.
Te gjitha kenget e vjetra te mijat dhe te kolegeve qe kam ripunuar si dhe krijimtarinë e re per gjashtë vjete me rradhe ketu ne Firence, i kam ndejte mjaft korrekt trajtimit sipas karakterin tim, nostalgjik dhe sentimental si dhe besnik i tradites. Kjo kenge me ka rendit ne vendin e dyte si kantautor shqiptar, se bashku me Francesk Radin, pas “Artistit te Popullit” dhe mjeshtrit Avni Mula. Dhe keshtu, po ate vit, ne muajin Nentor ne Festivalin e IV te kenges ne Durres, fitova çmimin e parë me kengen “E Çilter “ te H.Zaharian, me te cilin kishim shume vite bashkëpunimi, si dhe çmimin e tretë me nje kompozimin tim, me tekst te Petraq Ristos, titulluar “Lulkuqe mbi Gezhoja”. Kete kenge e kam ripunuar perseri ne Firence, duke i nderruar temen e tekstit nga teme politike ne ate shoqerore, duke e titulluar “Mos me Genjè”
Keshtu nisa te krijoj nje numër te madh kengesh, ku ne vitin 1978, ne Estraden e Durresit, kendova me mjaft sukses nje kengen timen, titulluar “Qerpiklagura me vesë”, me tekst te Bardhyl Agasit, per te cilen, ne vitin 1982, kompozitori dhe tashmë miku im, Gazmend Mullahi, i sapoemëruar ne redaksinë e muzikes në Radio Tirana, duke më parë e dëgjuar në premierën e Esrades se Durresit, tek salla e Estrades se Tiranes, me tha: – Zija, te degjova me vemendje ne skene, me inisiativen time deshiroj qe te te rehabilitoj pak nga pak. Dhe keshtu pra, së bashku me kompozitorin Spartak Tili, e vendosën këngën “Qerpiklagura me Vese”, ne “Anketen e Radios”, e cila ne fund te atij muaji u vleresua me çmimin e pare nga letrat e degjuesve. Dy muaj me vone Spartak Tili do të me thoshte: – Zijà, femijtë e mi mbetën gjithe diten me kengen tende ne goje.
Pas 8 vjetesh mungese ne RTV, per mua ishte nje rehabilitim i pjesshem dhe i kontrolluar. Kenget e repertorit tim te vjeter, pothuajse ishin zhdukur nga arkivi i Fonotekes se Radios. Ishte koha kur u rehabilituan edhe Justina Aliaj Françesk Radi. Ne fakt, ate kenge e pata konceptuar per Valentinen, por situatat ia nderruan tekstin. Ne Firence, mjeshtrat realizuan nje orkestracion shume te bukur dhe une i krijova edhe tekstin per ate qe e meritonte… “Valentina”. Ne vitin 1983, Petrit Lulo do te kendonte ne Festivalin e Pranveres, kompozimin tim me titull ”Lule mbi Lapidar”, me tekst te Bardhyl Agasit. Petritit, sikur nuk i pelqeu shume ajo kenge, dhe ne fakt, ishte jashte karakterit te tij. Nje dite, orkestra qe do luante kengen, filloi provat në studion 2. Une u ndodha aty dhe, per t’i treguar vlerat e saj, fillova ta kendoj vete. Kenga u transformua, morri gjyra te tjera dhe, sapo mbaroj, Shpetim Saraçi dhe Dash Hoxha me thane: – Pse s’e kendon vete kete kenge? Mirëpo, per mua ishte akoma mollë e ndaluar qe te kendoja ne festivale si kengetar dhe, me veshtiresì po pranohesha si autor. Megjithate, une e kam ribere perseri ne Firence ate kenge, duke i nderruar tekstin dhe e kam quajtur “Çast”. Do vinte pranvera e vitit 1986, kur ne Festivalin e Pranveres do te kendoja me Engjellushe Lazen nje kengen time, duet, me tekst te Haxhi Rames, titullohej “Kengetari im”, e cila u prit me shume sukses. Dy vjet me vone, une do te kendoja perseri ne Festivalin e Pranveres, po me E.Lazen duetin aq’te bukur te kompozitorit te talentuar Maksim Shehu, “Vjen nje Dite”.
Ne vitin 1990, kur une po ndjeja ndryshimet e medha te kohes edhe ne nje rehabilitim te plote timin, u paraqita ne Festivalin e Pranveres me nje nga kenget e mija me te bukura qe kisha krijuar posaçerishte per ate koncert, te cilen e pata titulluar “Nje jete” Ne provat e javes së fundit, perpara koncertit me vjen udheheqesi artistik i festivalit Zh.C dhe me thote: Zija, kenga nuk eshte e keqe, por ty nuk te nderon. Une jam i mendimit qe ta heqim nga festivali, nesè edhe ti do jesh dakort. Une, qe i dija vlerat e kenges i thashe nje “jo” te prere. Kur nje orë me perpara me takuan Dash Hoxha dhe Shpetim Saraçi, i cili i kishte bere dhe nje orkestracion shumë te bukur kenges. Ata te dy me thane, qe personi e ngriti dhe ne mbledhjen e komisionit artistik dhe qe te gjithe i thamë se, kenga eshte nga me te bukurat e atij festivali dhe se nuk ishim dakort. Dhe keshtu pra, e kendova kengen ne ate festival, e cila u prit me shume sukses, ku erdhen dhe me uruan mjafte artiste si G.Mullahi, V.Grabocka, Timo Flloko dhe mjaftë kolegë te tjerë te mi. Ai vit, ishte dhe debutimi im i fundit ne skenen shqiptare. U terhoqa atëhere, sepse isha ne nje moment kur duhej ti përkushtoheshim shkollimit te dy djemve, te cilet atëhere, me mundime te medha i çuam së bashku me Valentinen ne Itali per studime. Mirëpo, ne Firence, pas nje pune te pa lodhur 6-të vjeçare, ku krijimeve te mija te reja u duhej seciles pa tjeter teksti i ri dhe, per kete, bashkpunimet ne distance me poetet qene shume te veshtira. Atëherë u detyrova te filloja vete ti kompletoja, fillimisht me mjaft veshtiresi, por pastaj puna filloi te kete rezultat. Gjate atyre viteve krijova rreth 40-të tekste ne shqip, si dhe rrethe 16-të tekste ne italisht. Tani qe e ndjej se mund te eci vete me kembet e mija dhe jam i pavarur ne krijimtarinë time, me lodhje te madhe, me net pa gjumë, jam krenar qe nuk ndalova si shume te tjere, qe u nisem bashke, nuk u rrezova. Kengen time te re ne 4 komponentet e konstruksionit te saj e paraqes ballëhapur ne ç’farëdo ambienti.

– Në vitin 1985, pra dhjetë vjet më vonë pas 1975, emrin tënd e dëgjuam në Festivalin e 24-rt të Këngës në RTV, por me një ndryshim, jo si këngëtar, por si kompozitor me këngën “Çiltërsi”, kënduar nga dueti Jolanda Dhamo dhe Pëllumb Elmazi. Nuk munde ta kendoje ti ate kenge me Jolanden? Si ndodhi që Zija Saraçin po e rikthenin përsëri në festivale?

Siç e kam thene edhe me lart, ne shkurt të vitit 1982, kompozitori Gazmend Mullahi, me riaktivizoi ne anketen e se dieles me kengen “Qerpiklagura me vese” Miqesia ime me Nikolla Zorraqin dhe Ferdinand Deden dhe rrespekti reciprok me tà, beri, qe une here pas here te dergoja ndonje kenge ne radio ne baze te aktivitetit te rradhes qe vinte.
Kengen “Çiltersi” qe paraqita ne komisionin e Festivalit te 24-rt ne RTV, maestro Ferdi e pelqeu shume dhe e zgjodhi per ta drejtuar vetë, njekohesisht, i beri vete dhe orkestracionin. Qe ne fillim me tha, mos te pretendoja qe ta kendoja vete kengen, sepse mundet ta digjja. Pamë interesin me te madh, qe une te paraqitesha si kompozitor ne ate festival.
Pjesëmarja ime si kengetar, mund te digjte kengen. Shumë orkestrante te formacionit simfonik dhe artista te tjere, me uronin per kengen e çilter dhe te bukur me tekstin e te famshmit Haxhi Rama. Ne ishim te ndergjegjshem dhe te kenaqur edhe pse juria nuk e renditi për t’u kënduar ne naten e trete, ku edhe shpalleshin këngët fituese.
Sot, kur me ndodh që hyj ne internet, lexoj me kenaqesì, qe pas kaq vitesh
shume njerez, e klikojne dhe e vleresojne shume. Per mua tjeter gje nuk ka vlere. Festivalet ne te shumten e rasteve, kanë vlerat e grumbullimit si dhe te paradave te spektakleve çoroditese, dhe jo te pasurimit te repertorit publik me ushqimin aq te deshiruar te kengeve. Ato e kanë humbur ate vleren fillestare, timoni tashmë ka devijuar dhe, kur timoni devijon, ne e dimë se ç’farë te pret. Pjesëmarja ime gjithsesi e rralle dhe e kufizuar në festivale pas viteve 85-së, i dedikohet gjithmonë miqesise me dirigjentin, kompozitorin, “Mjeshtrin e Madh”, Ferdinand Deda, me ate talent te jashtezakonshem ne fushen e muzikes shqiptare.
Por gjithashtu, gezoja edhe simpatinë e atij mjeshtri te fuqishem dhe te urte, Kompozitorit Nikolla Zoraqi, atij njeriut me zemer te arte dhe me bote te madhe, që, si karakter, ishte me shume i rezervuar dhe per hir te se vertetes, une nuk kisha koifidenca dhe ndonje miqesi te veçante me te. Edhe tani e kujtoj ate buzeqeshjen dhe dashamiresine e tij qe i lexohej lehtas ne fytyre. Maestro Ferdinandit vazhdimisht i pelqenin kompozimet e mija, te cilat une ia tregoja. Ato kenge gjeten drite ne Firence ku une jetoj dhe punoj.
Se dyti, pjesëmarrja ime ka qene e lidhur me disa persona dashamires ne brendesi te Redaksisë se Radios, si: Ali Hazbia, Ganiu, Zyhdiu, Bedriu dhe me vonë Gazmend Mullahi.
Por, rihyrja ime e kufizuar ishte edhe per pasionin, luften per te mos u asimiluar dhe tretur nga koha. Kisha nje vullkan ne gji qe me digjte dhe me shtynte perpara.

– Sukses ke patur gjithashtu edhe me këngën “Vjen një ditë” kënduar në festivalin e interpretuesve të këngës, me bashkqytetaren tënde Engjellushe Laze, emrin e së cilës e përmende më sipër.

Me Engjellushe Lazen kam kenduar shume kompozime te mijat si “Endrra ime”, “Kengetari im” po ashtu edhe te kompozitoreve te tjere si “Vjen nje dite” e Maksim Shehut, duete te Hajg Zaharianit dhe Todi Kutines etj.
Ne fakt, zeri i Engjellushes kishte nuanca, te cilat perputheshin me karakteristikat e zerit tim. Kenga e Maksim Shehut, “Vjen nje dite” ishte “prere” per ne te dy, ne festivalin e Durresit. Me atë këngë, u vlerësuam me çmimin e parë. Kenga ndertonte me te vertete nje atmosfere “Love story”, ku Maksi, me mjeshtëri, i kishte prere nje kostum (orkestracion) origjinal, me nje tekste shume te bukur te Haxhi Rames. Pra, kur ne nje kenge bashkohen elementet e mesiperm, atëhere suksesi eshte i garantuar.
Maksi, qe une kam kenduar disa nga kenget e tija, mund te them se, ai, perveç qe eshte një njeri i mire, ka dhe shume sentiment ne muziken qe ai krijon, gje qe sot po mungon ne xhiro perhere e me shume. Ngado që e kemi kënduar atë këngë, eshte pritur me sukses nga publiku. Ne festival, i bëmë edhe nje interpretim te veçante.
Perveç Engjellushes, ne Durres kam kenduar duete dhe me Jolanda Dhamon, me Naim Kërçukun.
Durresi atëhere ka patur mjaft kengetarë te tjere, te cilet, lindnin si rezultat i aktiviteteve te shumta qe organizoheshin aty. Ishin Estrada Profesioniste e qytetit, Pallati Rinia, takimet e ndermarjeve, Ansambli Popullore i qytetit etj, nga ku buronin plot talente.
Ne Durres atëhere kishte larmì jo vetem me kengetarë, por dhe me aktore te drames dhe te humorit, valltare, poete si dhe instrumentista te mrekullueshem. Tani Durresi eshte thare fare.

– Shpesh, në ç’do bisedë, ti përmend edhe emrin e bashkëshortes tënde, Valentina. Ç’farë është për ty Valentina, përveçse një bashkëshorte e nderuar? Si jeni njohur?

Në ato vitet e rinisë sime, isha i ftuar ne Festivalin e Elbasanit per 3 vjet me rradhë. Pas shume “Shetitjesh në ara të gjata”, rashë ne kurthin e asaj zonjushe 16 vjeçare. Babai i saj e kishte ndertuar shtepinë “kastile” perballe Teatrit “Skampa”, dhe une provoja me kot te kaloja neper rrugë të tjera. Por ç’duhet te beja unë, që te gjitha rruget te çonin tek ajo? E nga te kaloja une? Uji i fresket i çesmes tek guri i oborit te shtepise se Valentines me “freskonte shume” ne ato dite te ftohta Nentori, qe une nuk e di se ç’fare i kishte hedhur ajo brenda, duke ma humbur krejt ekuilibrin. Ne fakt, diçkà reflektohej aty, sepse uji per çudi ishte i pangjyrë, ndersa une mundohesha dhe mundohesha gjate ta kuptoja. Kur ajo qeshte, atëhere gjithçka zgjidhej si me magjì. Hajde, hajde Koçi me thoshte ajo (te zonja nga qyteti), se pive uje sa per 3 dite bashke.
Keshtu, perfundimisht, une u dorëzova, por u dorezua edhe ajo. Ate Nentor te vitit 1974, ku Valentina me grupin e valleve te shkolles po pergatiteshin per të dhënë koncert në Gjirokaster, ne u njohem me mire, u lidhem. Une per ate kam krijuar vetem dy tre kenge si dhe shume kokeçarje. Valentina per mua ka qene nje shoqe, grua me karakter; sa tufane dhe furtuna kemi kaluar se bashku, sa e sa nete pa gjume. Unë, qe po ta fillojme nga fëmijëria ime, jam shoqeruar me lloj-lloj kategori njerëzish, kam bere gjera ne adoleshence, qe sa here qe i kujtoj me vjen turp nga vetja ime, por kuptoj edhe nje gje mjaft te rendesishme, metamorfoza ime karaktreriale, fizike, profesionale, ka qene gjithmonë ne pozitivitet. Në permiresim, me Valentinen dhe kengen ne krahe, nuk kam rreshtur kurre ne permiresimin e vazhdueshem si njeri dhe si kengetar, kam kerkuar vazhdimisht te kompletohem ne rrugen time te kenges. Kam perfunduar ketu ne Firence rreth 128 kenge te mijat te vjetra dhe te reja, te kolegeve te mi shqiptarë, me nje kualitet te larte muzikor, duke respektuar dhe ruajtur korrektesisht ne ato kenge, kujtimin dhe nostalgjinë e gjithe artdashesve, pa futur ne to modernizmat e kohes se sotme. Ne ato kenge mbreteron melodija, tekstet dhe orkestracionet e bukura. Perfundova shkollen 3 vjeçare per “Canto Moderne”, u specializova per realizimin e spetakleve te llojeve te ndryshme ne sherbim te talenteve te reja. Karburanti im kryesore ka qene pra Valentina, kenga dhe pasioni im. Valentina ka qenë perhere mbeshtetesja kryesore e te gjitha marrezive te mija pasionale me kengen. Kemi investuar se bashku dhe pa rezerva ne te gjitha realizimet muzikore per 6-të vjetë me rradhe ne nje “Shtepi Diskografike” ketu ne Firence. Të gjitha ato u bënë me shpenzimet tona.
Doni me per Valentinen? (Qesh) (Edhe Valentina që i rri pranë qesh; qeshim të katër.)
Po kthehem në vitet e largëta dhe po rikthehem përsëri tek “Kënga e Marinarit”.
Ne festivalin e 5-të ne Durres, mua m’u dha per interpretim “Kenga e Marinarit” e kompozuar nga mjeshtri Isuf Xhumri; variantin tjeter e këndoi Petrit Dobjani, nje kengetar i kendshem dhe me nje vokal potent. Kenga u prit shume mire nga spektatori, por nuk hyri naten e trete finale të festivalit. Pas nje viti, më vjen një ftesë nga Nikolla Zorraqi, per të kënduar një kenge te tijen. Ne redaksinë e radios në Tiranë, takoj dhe Ali Hasbia-n, i cili me ben shenje qe mos te largohem. Kur iken te gjithe, Aliu me ve te degjoj nje orkestrale dhe me thote: E kanë provuar shume kengetarë kete kenge, po nuk e nxorre dhe ti, do ta thyej; hajde ta degjojmë melodine ne pjano.
Sapo filloi, e njoha nga introduksioni dhe i thashe: lere se e njoh. Hymë direkt ne studio. Per rreth gjysëm ore e perfunduam . Ne syte e Aliut pashe nje shkelqim dhe ne fytyre nje buzeqeshje te lehte. Per çfarë e do, e pyeta? Sepse ne rrefren e kisha tepruar pak me nuanca kurajoze per ate kohe, te cilat me rrezikonin.
Degjo Zija me tha: Te kisha dhe 3-4 kenge te tjera si kjo nga ty me interpretime te tilla, do te kisha çuar ne Hollyvood, ndersa kete kenge, e kam regjistruar per qejfin tim. E mori shiritin dhe e kyçi ne dollapin e tij.
Ne nje ane m’u be qejfi per fjalet e Aliut, nga ana tjeter me hyri frika sepse kenga kishte “Tendencat e Huaja” qe, sipas atyre benin “Mu”. Mund te me rrezikonin, sepse, nëse ne themi, qe nje kenge, si krijimtari muzikore mund te jete e huaj ose shqiptare, per kengetaret ne interpretim vokal, meqenese nuk ekziston nje shkolle per te percaktuar kufijtë, nuk mundemi dot te percaktojme, se ku eshte e huaja dhe ku shqiptarja. Percaktime te tilla mediokre beheshin per te tjera qellime, ndersa per mua ato ishin harritje profesionalene dhe tregonte, se une po hidhja hapa te tjera ne drejtim profesional.
Lidhja ime me “Kengen e Marinarit” dhe me Valentinen ka edhe nje veçori tjeter; ajo kenge eshte himni jone si çift, si dhe nje “Kujtim” dhe inaugurim i fejeses sone. Une, qe inçizimi me pelqeu aq shume, e kisha mbledhur mendjen, qe ajo kenge ishte bere vetem per qejfin e Aliut, e kurre nuk do e shikonte driten e kontaktit me spektatorin, e kisha fshire fare nga lista.
Ne te dielen e pare te muajit Shtator te vitit 1975, une me familjen time ne oren 9.00 te mengjesit do te hynim per t’i kerkuar doren e Valentines familjes se saj. Ne te njejten kohe une degjova siglen muzikore te “Anketes Muzikore” per muajin Shtator. U bene pershendetjet dhe zume vendet ne dhomen e pritjes. Kur pa pritur degjoj introduksionin (hyrjen) e “Kenges Marinarit”. “O Zot” thash. E paska futur Aliu kengen. Pavaresisht se me Valentinen kishim nje vit qe duheshim dhe diferenca e moshes ishte 12 vjetë, familja e saj nuk e dëshironte shumë atë lidhje. Une i qete, qe ne fakt me pelqeu koinçidenca e kenges, ngrihem dhe i them mikpritesve: Miq, me kete këngë, që do të degjoni tani, j’u pershendes te gjitheve. Te gjithe heshten dhe po e degjonin me vemendje, kur, porsa mbaroi introduksioni (Hyrja), dhe filloj te kendoj vetë,“Fani Spathì”. Dy motrat e Valentines qe me simpatizonin si kengetar, filluan nga komplimentet e tyre, dhe ja pra keshtu… kalaja u muarrë. Fjala u dha. “Kenga e Marinarit” miku im, eshte edhe kenga jone dhe, duke vazhduar ne kete logjikë, doja te shtoja se, nje kenge melodioze, e bukur, nderton per cilindò nje moment, eshte nje pike ndalimi ose referimi per nje kohe, nje ngjarje, nje moment dashurie ose dhimbje dhe, sa here e ridegjojme ate, para syve te kujtdo, kalojne ngjethshem momentet e bukura te jetes. Inçizimin e ri te “Kenges se Marinarit” qe tani xhiron me sukses ngado, që e kam ripunuar dhe inçizuar pak vite me pare, ku i kam ndejtur besnik te njejtit sentiment, te njejtin orkestracion, qe i madhi Ferdinand Deda i ka bere 35 vjete me pare, duke respektuar edhe nostalgjine e dëgjuesve te mi te dashur, veçse i kam kushtuar vemendje kualitetit te dëgjimit.
Keshtu kam vepruar me te gjitha kenget qe kam ribere ne Firence. Keshtu pra, me ndodhi ne koncertet, qe ne pranvere te vitit 2008 dhashë ne Vloren time, ku pas shfaqjes me nderuan duke me ardhur ne skene ndër te tjere simpatizante, dhe aktori komik i mirënjohuri i Vlores, Afrim Agalliu me vellain dhe te shoqen. Ata dëshironin një autograf nga unë, ndërsa bashkëshortja e tij, me tha: Me kengen “Tek syt’e saj” kam kujtimin me te shtrejte te jetes, njohjen me shokun tim. Une u ndjeva vertet i lumtur.
Me Valentin krijuam nje familje te shendetshme.
Kemi dy djem. Bardi, i cili u laurua ne “Accademia Navale” ne Livorno dhe me pas u laurua ne Piza “Doktorr i Shkencave Politike”. na kanë lumturuar, duke na bërë gjyshër, me mbesën tonë që e duam shumë.
Ndersa Maresteli, djali tjetër, i cili studion muzike ne Firence ka nje rritem studimesh me te ngadalte sepse edhe punon. Pra, kjo eshte Valentina per mua, që ti më pyet. Te kesh keshtu pra nje grua si Vali prane, nuk ke se si mos te permbysesh gjendjen e keqe shendetesore qe kalova une, por nuk ke edhe si mos te ecesh gjithmonë perpara.

– Jetoni me familjen në Firenze, Itali; kur u larguat nga Durrësi dhe si përfunduat në Firenze?

Erdha vetem fillimisht ne Firence me vize turistike, per te regjistruar Marestelin ne konservatorin “Luigi Cherubini”, sepse Bardi per te studiuar, fitoi konkursin ne Shqiperi. E regjistrova djalin dhe u ktheva perseri. Pas shume veshtiresish, per tu ambientuar Maresteli me jeten ne Firence, menjehere une dhe Vali morem nje vendim shume te veshtirë; Vali te vinte me vize turistike ne Firence per ti ndejtur prane djalit, duke bere keshtu kete sakrifice te madhe. Mirëpo, ai vendim që ne morrëm, solli tek une pasoja te renda shendetesore. Vali shkoi prane djalit dhe pas tre vjetesh dhe veshtiresish si dhe vuajtje te pambaruara, shkova edhe une prane tyre me “Bashkim familje”. Per 3 vjet me rradhe, larg familjes, vetem ne Durres, u transformova shendeterisht nga nje depresion i madh. Vetmia u be nje burim i madh psikologjik per semundje te tjera, te qena dhe te pa qena. Ne se do vija tre muaj me pas, sipas doktorave, jeta ime do te kishte pasoja te pakthyeshme.
Me mbërritjen time ne Firence pranë familjes, dalëngadalë, u krijuan konditat per nje permiresim te shendetit tim ne 360 grade.

– Mund të flasësh për familjen tënde dhe për jetën e re në Firenze.

Me ardhjen time ne Firence, menjeherë, une dhe familja ime. beme te mundur qe ti nenshtrohesha analizave te thella per te kontrolluar gjendjen time shendetesore.
E dyta qe bear, ishte kerkesa, per t’u njohur me artistat qe punonin dhe jetonin aty. Per kete, se bashku me Valin, shkuam per te takuar me “Konsole Onorario” te Shqiperise ne Firence, i cili ne ate kohe ishte Prof. Lutfi Guri.
Biseduam gjeresisht per gjendjen e komunitetit tone ne pergjithesì si dhe te artisteve tane ne veçanti. I shpreha devotshmerine time per te punuar me mish e me shpirt, per te bere te mundur, qe artistet shqiptarë te ndjeheshin te bashkuar, me te drejtat dhe detyrat e tyre ne ate qytet te mrekullueshem, siç është Firencia, djepi i kultures dhe shkences boterore me emra te tille si, Leonardo da Vinci apo Dante Aligeri, Filippo Brunelleschi, Pietro Mascagni, apo Margherita Hack, Oriana Fallaci dhe Francesco Petrarca, Giacomo Puccini, Galileo Galilei, Giotto.
Ja pra, Firencia ose e tere krahina e Toscanes dhe të gjitha medalionet që e zbukurojne. Ishte nje nder i madh per mua, te zgjidhja dhe të jetoja ne kete qytet te magjishem dhe te mrekullueshem.
Kur mbërita ne Firence ate fillim marsi, dimri akoma s’kishte dale, gjethet e pemeve mbushnin anet e lumit te vogel Mugnone, ku une kisha shtepine dhe jetoja me familjen, nje shtepi dy kateshe dhe nje lagje mjaft e qete afer Ponte Rossos. Shetitjet e mija gjate lumit ishin suxhestionuese si dhe nje terapi psiko-fizike per mua dhe vete shetitorja kishte nje magji qe ushqente tek une me imazhin e saj, ndjenjat e mija te brishta. Konsulli i nderit ne Firence, z. Lutfi Guri brenda dy javesh organizoi nje mbledhje te pergjitheshme me rreth 120 artiste nga gjithe krahina e Toskanes, ku nder ta ishin skulptore dhe gazetare, piktore, shkrimtare dhe studiues, kengetarë dhe muzikante.

– Si u ndjeve, kur të zgjodhën President të Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare ne Toskane?

Dhe ja pra, dita e pare e pranveres dhe pikerisht, ne daten 23 Mars 2005, ne mbledhjen e organizuar, folen te gjithe artistet dhe shkrimtaret, që jetonin dhe punonin ne te gjithe krahinen e Toskanes, ku secili fliste per jeten e vetë ne emigracionin e veshtire dhe te egerr, si dhe per nevojen immediate te krijimit te nje Lege Artistesh, e cila do jepte kontributin e saj ne ezigjencat profesionale dhe jetesore te secilit artist, si dhe ne integrimin, informimin dhe argetimin e komunitetit tone ne jeten shoqerore dhe ne ambientin ku jetonte emigracioni yne.
Të pranishmit ne salle zgjodhën nje kryesi; midis anëtarëve të kryesisë, më zgjodhën edhe mua dhe, siç jane rregullat ne keto reste, kryesia u terhoq per te zgjedhur presidencen. Anëtarët e kryesisë, m’a besuan mua detyrën e presidentit. U ndjeva i nderuar në ato çaste.
Mirëpo, zgjedhja ime nuk ishte, se isha une artisti me i mire, sepse ne mbledhje, per me teper ne kryesi, kishte talente te reja artistike ne te gjitha llojet e zhanreve. Kishte artistë si: Arben Morina_Piktor mjaft i talentuar, Anila Kati zv/Presidente e “Leges”_ Piktore, Elvana Bilali _Sekretare e “Leges”_ Gazetare, kengetare dhe Poete, Artur Spanjolli _Shkrimtar dhe Piktor, Aliona Pelo _Piktore, Zamira Canaj _Gazetare, Denata Ndreca _Zv/Presidente e “Leges” _Shkrimtare, Arian Kalari _Skulptor, Cezarin Toma Poet, Holta Arapi, piktore. President nderi u zgjodh z. Lutfi Guri, i cili dha nje kontribut te math ne krijimin e saj.
Ata me zgjodhen mua, mendoj une, se pari, per respekt, se dyti, mendonin, se une isha me i ngeshem per kryerjen e kesaj detyre. Per mua ishte nje nder jashtezakonisht i madh, por shume i veshtire, sepse nuk rezultoi me vone qe do isha i lire shume, por e dyta dhe me e rendesishmja ishte, se ai eveniment i rendesishem me gjeti mua ne nje gjendje shume te keqe shendetsore fizike dhe psikologjike, e cila fillimisht u shpreh dhe me dukuri te lodhjes sime. Megjithate, une e pranova detyren dhe iu vura me mish e me shpirt ne realizimin e shume detyrave, si dhe veprimtarive artistike.
Hapem ne Firence disa ekspozita, ku artistet tane shpalosen punet e tyre krijuese, beme disa reçensione librash te autorve tane, z. Tomson Nishani, nje botanist, shkrimtar si dhe nje publiçist i devotshem, “President i Mikut te librit Shqip” si filial i “Leges” sone, por mbi te gjitha nje njeri human vertet per tu lavderuar, i cili me ka ndejtur prane ne shume probleme te veshtira qe ishin per tu zgjidhur. Me inisiativen e tij inteligjente si dhe patriotike, ai solli nga Shqiperia mbi 300 libra ne gjuhen Shqipe, edhe pse ne nje moshe te thyer, te cilat i vendosi ne menyre solemne neper bibliotekat kryesore te Firences, ku ne si “Lega degli Artisti e Scrittori Albanesi” in Toscana, dhamë nje koncert me ate rast. Ne fund te fundit edhe ne shqiptaret dhe, pikerisht Lega jone, dhamë nje kontribut te shkelqyer ne krijimin e Seksionit tone Shqip dhe me autore shqiptare neper bibliotekat e famshme te Firences.
Si u ndjeva une, me pyet ti? Si te ndjehesha o miku im. Une gjatë gjithe jetes sime artistike, nuk kisha ndjerë ndonje here nje perfillje te tille, nje respekt aq te madh, me miq aq te shumte dhe aq afer, te cilët me dhane nje stimul aq te madh per te punuar per nje kauz dhe nje komunitet siç eshte Komuniteti Shqiptar ne Firence.

– Si e gjete veten artist në Firenze?

Me zgjedhjen time si President te “Leges”, menjehere m’u krijuan mundesite per tu njohur me Maestro Claudio Chiaccion, ku bear me te nje kontrate-marërveshje pesë vjeçare, per te punuar me te nje sere kengesh te muzikes popullore dhe te lehte shqiptare, kenge te mijat dhe te kolegeve shqiptarë, te vjetra dhe te reja, si dhe nje mori kengesh te suksesit boterore, te lehta, pop, te muzikes klasike, qe mua nder vite me kishin ngelur ne mendje per t’i kenduar. Vertete nje repertor shume i gjere. U bear keshtu me i pasuri ne bote me Baza Orkestrale. Punova pra per shume kohe ne nje “Piano Bar” ne periferi te Firences te quajtur: “Taverna dei Buon Gustai”.
Pastaj krijova Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Shqiptare, duke dhene per tre vjete me rradhe mjaft koncerte te ndryshme ne aktivitetet qe na ngarkonte shpesh Komuna e Firences, si dhe neper provincat e ndryshme ku ndodheshin bashkëatdhetarë shqiptarë. Kemi dhenë shfaqje mjaft te suksesshme neper sallat me me emer te teatrove te qytetit si ne “Teatro Verdi” apo “Teatro Puccini”, te “Teatro delle Tende”, ne hapësirat e medha plot bukuri natyrore te mbare Toskanes. Gjate asaj kohe, preveç disa koncerteve qe kam dhenë ne sallat e siperpermendura te Firences, kam kenduar i ftuar ne Torino, Prato, Milano Rimini, si dhe mora pjese ne gushtin e kaluar ne festivalin e Arberesheve te Kozences ne provincen S D Corone. Kemi dhenë shfaqje edhe nen qiellin plot yje si dhe ne natyren magjepse te Firences. Dhe ja, disa nga aktivitetet e “La Lega degli Artisti e Scrittori Albanesi in Toscana” (L.A.S.A.T.) E quajtur me emrin e Shkrimtares dhe Publiçistes se njohur ”Dora D’Istria” dhe qe nga 23 Marsi i vitit 2010 ka si presidente nderi Artisten e madhe, “Nderin e Kombit” Shqiptar, kengetaren Vaçe Zela.
Assessori i Kultures ne Komunen e Firences Z. Eugenio Gianni, theksoi ate, qe edhe publiku shqiptar dhe ai italian qe vizituan atë ekspozitë te shkelqyer, shkruan ne librin e shenimeve per talentet shqiptare si dhe per veprat mjaft te bukura, te cilat ata paraqiten ne ate ekspoze.
Shfrytëzoj rastin, të përmend në këtë bashkbisedim nje nga talentet tona kombetare, Arben Morina, i cili me veprat e tij, eshte prezantuar dhe eshte bere i mirënjohur jo vetem ne vendin tone dhe në Itali, por edhe ne Sh.B.A.

– Si e priti Artistja e Popullit Vaçe Zela titullin “Presidente Nderi”?

Ne mbledhjen e 13 Marsit, 2010, ne 5 vjetorin e krijimit te saj, “Lega degli Artisti e Scrittori Albanesi” in Toscana, me propozim te studiuesit, zotit Ilia Karanxha, nga ajo date e atij takimi dhe në vazhdim, do te quhej edhe me nje shtese: “Dora D’Istria”, nje emer i nderuar ky ne arenen nderkombetare, si shkrimtare, poete, publiçiste, si ze i degjuar ne ate kohe per te drejtat e gruas ne bote, si dhe nje nga luftetaret me ne ze per çlirimin e vendit tone nga zgjedha Turke.
Ky emertim i ri i Leges sone, ishte nje nder i madh per gjithe artistat dhe shkrimtaret qe bejne pjese aktive ne “Legen” tone. Ne te njejten kohe une propozova si “Presidente Nderi” te Lidhjes sone “Artisten e Popullit” dhe Mitin Shqiptar te kenges, zonjen Vaçe Zela, “Nderin e Kombit”
Të gjithe pjesëmarrësit ne mbledhje brohoritën sapo dëgjuan propozimin tim. Të emocionuar, me thanë t’i njoftoja dhe t’i mbaja ne korrent per te gjithe zhvillimet e bisedave me Vaçen ne lidhje me propozimin.
Per arësye shendetesore, Vaçja nuk mundëte dot te komunikonte me mua nepermjet postes elektronike, por po ju citoj e-mai-lin origjinal te shumepritur, qe i nderuar,i zoti Pjeter Rodiqi, me dergoi me rastin e pranimit te propozimit tone per Vaçe Zelen si “Presidente Nderi” te Leges sone:
I dashur Zija!
Propozimin tënd për të zgjedhur Vaçen si Presidente Nderi të Legës suaj për rajonin e Toskanës “Dora d’Istria”, Vaçja e mirëpriti me emocione të veçanta dhe mallëngjim, ndonëse është e ndërgjegjshme, që në kushtet e gjendjes së saj shëndetësore, do ta ketë të vështirë t’ua përcjellë mirënjohjen e saj personalisht. Ajo j’u uron shumë suksese në punën tuaj, sa fisnike aq edhe të vështirë, që do të ndikojë padyshim, për të përmirësuar sadopak reputacionin fatkeqësisht jo të mirë që gëzojnë te gjithë bashkatdhetarët tanë përgjithësisht në vendet e Perëndimit, e veçanërisht në Itali. Edhe ne, Irma dhe unë, bashkohemi me te dhe i urojmë gjithë anëtarëve të Lidhjes suaj nga zemra punë të mbarë dhe suksese.
Shumë të fala Valit dhe çunave. Miqësisht Pjetër
Pra, ishte vertetë një privilegj i madh i gjithe artisteve dhe shkrimtareve te “L.A.S.A.T. Dora D‘istria“ ( me “Presidente Nderi“ te madhen Vaçe Zela. Une dhe ata te gjithe e priten me gezim te madh lajmin e pranimin e saj dhe qe ne mbledhjen e jashtzakonshme qe do zhvillojme ne fund te Shtatorit me te gjithe antaret e Leges, do ti nisim artistes sone Vaçe Zela si dhe familjes se saj formulimin e falenderimit nga ana e leges sone.

Ke qenë i ftuar në shtëpinë e Artistes së Popullit Vaçe Zela, në Bazel, Zvicër. Do jetë edhe kënaqësia e lexuesit të flisnit për takimin me Artisten e Popullit.

Vazhdimisht kam pasur kontakte direkt me Vaçen nepermjet telefonit dhe me adresen elektronike, ku kemi shkembyer mesazhe me e-mail me Pjeter Rodiqin, ate burre xhentil dhe inteligjent, shokun e ngushte te jetes te se madhes Vaçe Zela. Ai është nje burre i rralle, qe se bashku me Irmen, vajzen e tyre qe i qeshnin syte dhe zemra ne çdo moment te prezences se saj, i kane ndenjur prane ne çdo sekonde te jetes se saj te veshtire shendetesore. Perhere jemi interesuar per ecurinë shendetesore te saj. Ishte nje privilegj si dhe nje gezim i madh, kur ne shtepinë tone ne Firence, na mbërriti ftesa per të marrë pjesë, unë dhe Valentina, ne festimin e 70 vjetorit të datëlindjesi se artistes, më 12 prill 2009.
Ceremonia u zhvillua ne nje shtepi te madhe druri karakteristike zvicerane, me nje salle madheshtore, ku te gjitha pergatitjet i kishte kryer me nje kujdes ne perfeksion Irma, e pa lodhur, plot gjalleri, e dashur dhe me humor. Shtepia ishte vendosur ne nje pozicion gjeografik interesant, ne nje fushe sugestionuese plot gjelberim, fare afer, rreth 100 metra ne ndarjen ideale te kufirit ndermjet Zviceres, Frances dhe Gjermanise.
Kur hyme une dhe Valentina ne shtepine e Vaçes, qe ndodhej ne nje nga bulevardet kryesore te Bazelit, na dalin perpara motrat e Vaçes, Pjetri dhe Hysniu, vëllai i Vaçes, që sapo kishte mbëritur nga Tirana.
Ne dhomen tjeter pas soxhornos, perballë deres, ndodhej vete Vaçja, e cila me veshtiresi te medha u shkeput paksa nga divani dhe, duke qeshur u perqafua me Valin dhe me mua. M’u duk me e bukur se tjeter here, ne mes te nje morije lulesh, per te cilat dimer-vere edhe pse me mundim te madh, nuk i linte asnjehere vetem dhe pa nje perkujdesje plot dashuri. E kishte mbushur, si ballkonin qe shikonte nga bulevardi po ashtu edhe tarracen qe shikonte nga nje oborr i madh. Pastaj u ulem ne divan afer me te dhe filluam me kujtimet e dikurshme. U afruan edhe motrat dhe vellezrit e saj. Me Pjetrin mund te rrije gjithe diten dhe te flisje gjere ne te gjitha fushat e mundëshme.
Te nesermen, te gjithe iu drejtuam atij vendi te magjishem, qe fola pak me larte. Njerëzit qe ishin ftuar ne feste ishin kryesisht familjaret e Vaçes dhe te Pjetrit, une dhe Vali, ambasadori shqiptar ne Viene, zoti Mehmet Elezi me te shoqen, zoterinjtë intelektualë, vellezerit Nazmi dhe Ali Jakurti me familjet e tyre qe jetonin ne Vjene, si dhe mjaft intelektualë te tjere me familjet, te cilet gjithashtu jetonin ne Viene. Pak donim ne, Hysniu dhe une dhe salla u ndez me kenge nga me te ndryshme nga te gjitha trevat shqiptare. Vetem bilbili i pervuajtur nuk kendonte dot, qeshte nga jashte dhe vuante nga brenda. Balada qe une e kisha shkruajtur 6 muaj me parë per respekt te asaj ikone dhe qe kurre nuk me shkonte ne mendje se do t’a kendoja direkt ne 70 vjetorin e lindjes së saj, kishte ne trajtim perputhje te sakte me tekstin dhe sinkron me realitetin e jetes se saj. Tek syte e Vaçes, shikoja qarte pervuajtjen per ate qe iku dhe buzeqeshjen per piedestalin, ku puna e saj dhe nje popull i tere e kishte vendosur dhe ku e kisha vendosur edhe une me merite ne kenge, per te cilen u ngriten dhe folen shume te ftuar, Zoti Mehmet Elezi, kengetari Hysni Zela dhe te tjere. Te nesermen Pjetri na njoftoi te gjitheve se do benim nje shëtitje neper Bazelin e mrekullueshem, ku do ta kryente vete rolin e ciceronit, per te na spjeguar muzetë dhe monumentet aq te bukura, te cilat i njihte mjaft mire nga nje qytet teresisht i bukur. Beme shume fotografi, kujtime te bukura nga nje qytet i bukur si Bazeli.
Valentina, ashtu dhe une, lamë pas, momente dhe kujtime shume te bukura per ate feste, dhe ata njerez te mire. Thash, i lam pas, por ato do te rishfaqen here pas here ne kujtesen tone, si ngjarje te shenuara dhe të paharuara.

– Këndoni këngë të muzikës popullore dhe asaj të lehtë. Ku e gjen më tepër veten, në muzikën popullore, apo në muzikën e lehtë?

Ne vitet 1972 dhe 1973, dy here rradhazi, se bashku me nje durrsak tjeter Sotiraqin, dhashë provat per kanto klasike ne Akademinë e Larte te Arteve.

Që te dyja heret, e fitova te drejten per te vazhduar ate te bekuar shkolle ne provimet e qershorit dhe, kur paraqitesha ne shtator, më thonin, se isha zevendesuar.
Ne provat qe beja, u njoha dhe me te madhin Nevruz Yzeiri, i cili me ndihmoi, duke me ushtruar disa elemente te nevojshem per provim, si vokalica, diafragmen si dhe punuam arien qe kisha zgjedhur per provim. Kur une shkoja ne shtator dhe i thoshja Nevruzit se me kishin zevendesuar, ai, qe e dinte lojen me rrihte shpatullat dhe buzeqeshte.
Po i them këto shembuj, per te treguar se isha i apasionuar edhe pas muzikes klasike. Mahnitesha pas arieve si: Aria e Nadirit, nga Peshkataret e Perlave te Zh.Bizes, ose Una furtiva lacrima, E’ la solita storia del’ pastore.. Và Pensiero etj..
Kenget klasike i kam kenduar me endje vazhdimisht. Edhe ne repertorin tim te sotem kam shume orkestrale te kengeve klasike. Ndersa kengen popullore e kam pelqyer vazhdimisht, por ne veçanti ne repertorin e sotem i kam kushtuar vemendje vetem asaj kenge, e cila me perket mua si karakter dhe jo pse eshte e bukur. Kam kenge gati te te gjitha trevave shqiptare. Muzika e lehte, sigurisht, eshte e privilegjuar ne repertorin tim.

– Mban kontakte me kolegët e tu këngëtarë të atyre viteve dhe, mendon, që mund të aktivizoni një “festival” ku të këndoni këngët tuaja të mëparshme?

Kam marëdhenie shume te mira me kengetarët e plejades se gjenerates qe gjeta ne arenen e kenges, ata, qe per mua ishin “Fanar” i endrrës sime, i nje ideali per t’u realizuar dhe vetë hipja ime ne skene perkrah tyre, ishte nje hap i rendesishem. Keshtu kam marëdhenie te shkelqyera me avanguarden: Vaçe Zelen, Sheriff Merdanin, Qemal Kertushen, Tonin Tershanen, Besnik Taraneshin, Nevruz Yzeirin, Alida Hiskun, Bashkim Alibalin, Naim Kerçukun… Janë shumë emra. Kam marëdhenie shume te mira dhe me ata kengetarë që erdhen pas meje si: Kozma Dushin, Luan Zhegun, Miga Hysin, Jolanda Dhamon, Myfarete Lazen, Luan Manahasen, Engjellushe Lazen, Petrit Dobianin, Ramadan Muhametin… Nuk e di se si eshte Luan Manahasa sot, sepse u be kohe e gjate pa e takuar.
Nje nga kengetaret me te cilet kam pasur dhe kam nje miqesì te sinqerte, eshte dhe i madhi Tonin Tershana, me te cilin u njoha ne nje koncert te perbashket ne Shkoder dhe qe u perforcua gjithmonë e me shume gjate viteve te festivaleve ne RTV.
Ka ardhur shpesh ne shtepinë time ne Durres. Tonini, ishte i vetmi kengetar serenatash i tipit tim, i cili i ka dhene Kombit tone me zerin e tij, nje repertor kengesh mjaft te bukura. Eshte padyshim, nje gur i çmuar ne themelet dhe ne mozaikun e kenges sone. Ka titullin “Artist i Merituar” . Kemi kenduar shume se bashku ne jeten tone private. Gdhinim netë te tera ne Durres. Keto vitet e fundit te ndryshimeve, jemi takuar me rrallë. Heren e fundit ndejtem bashke ne Korçe vjet ne maj, ku kenduam se bashku ne nje “Piano-Bar” te qytetit, si dhe kujtuam ato vite te bukura te rinisë sone. Ai tani jeton ne Greqì, por prap komunikojme shpesh.
Pas 20 vjetesh, jam rilidhur me Skype me djalin e te madhit Reshat Osmani, mjeshtrit, kengetarit dhe kompozitorit, nje nga krijuesit kryesor te Kenges Qytetare Vlonjate, Besnikun, mikun tim te vjeter, fisarmoniçist si dhe drejtues i talentuar i orkestres se “Estrades se Vlores” i cili jeton ne Athine, dhe me te cilin na lidh nje miqesi e madhe dhe e sinqerte familjare, Nuk pushojme se foluri te dy, per vlerat e medhà te muzikes vlonjate te atëhershme ne veçanti, si dhe qendrimin kritik ndaj muzikes se sotme Shqiptare.
Më lejo, të lutem, të kujtoj edhe artistin, njeriun e madh, Kujtim Spahivogli, me të cilin u njoha, falë Zotit, ne dasmen e kusheririt te Valit, ne Shkozet te Durresit. U veteprezantuam porsa dalluam prezencen e njeri tjetrin ne ambjentin e krijuar. U ulem pranë dhe diskutuam gjatë gjithe kohes per problemin e artit ne pergjithesì, si dhe per bashkevuajtjen reciproke. Nga afer nuk e kisha pare kurre, por, me beri pershtypje te jashtezakoneshme, menyra e thjeshte e qendrimit.
Gjate kohes qe bisedonim, ndjehesha i lumtur; ai me magjepste me menyren se si fliste, si tregonte. Mendoja gjithmonë rolet e tij te shkelqyera te Hamleti, Xherxhinskin te “Oret e Kremlinit”, pastaj ne te njejten kohe imagjinoja ate burre te bukur ne mes te 40-tave, ate artist kolosal, i cili per regjimin ishte me i nevojshem të punonte në “Uren e Mbrostarit” pak kilometra larg Fierit, per t’i meshuar kazmes dhe lopates. Me fliste per veshtiresite qe ai haste ne jeten e pertejme ku e kishin syrgjynosur. Me fliste me dhimbje per ndarjen me te bijen dhe bashkëshorten, Vllasovën. Syte e tij ngjyrëblertë leshuan lot! Fliste per pasionin dhe dashurine e madhe per teatrin dhe une, qe nuk dija t’i shprehja aq bukur ato qe po pesoja, ne te njejten kohë, ndjeja rrenqethje dhe nje lloj admirimi. Më vonë miqësia jonë vazhdoi edhe më e gjërë; Kujtimi vinte ne shtepinë time dhe ne, gdhinim net të tera, duke diskutuar per problemet tona, te cilat kishin nje fillim por qe nuk i dihej fundi, megjithese ai ishte mjaft optimist. Ishte dobesuar shume dhe fytyra i kishte marre nje ngyre te embel kafè. Kur une i thoshja, se, po te shikoj me te arrirë se Charles Bronson apo Henry Fonda te “C’era una volta il West”, ati, me siguri, i kisha pikuar ne zemer, por nuk e jepte kollaj veten, duke me thene: Zija, a e di ti se po te jesh ti ne Itali mund te renditesh me te paret kengetare te tyre?. Edhe mua me behej qejfi qe opinioni i atij kishte ato vleresime per mua dhe filloja i kendoja arien e Nadirit te “Peshkataret e Perlave” te Bizes, apo “Una furtiva lacrima” dhe i flisja per pasionin tim të parë, kengen klasike, ku, siç e përmenda, dy herë dola fitues në provat për të vazhduar Institutin e Lartë të Arteve dhe, aë e fitoja konkursin ne qershor dhe ne shtator isha i zevendesuar. Pastaj erdhi koha, kur Kujtimin filluan ta rehabilitonin dhe e çuan fillimisht ne Myshqetà, ne periferì te Tiranes si mesues. Zijà, me tha me ate rast, me duket se po e kap fillin dhe do me shikosh se si do ta kercej kete rradhë vallen; kam filluar te vrapoj dhe te pergatitem fizikisht. Do kap kohen e humbur, dua te bej gjera te medhà. Keshtu erdhi “Ataku” i pare ne zemren e tij te dobesuar nga lodhja dhe nga deshira e parealizuar…
Nuk erdhi më, nuk erdhi të më fliste per artin e interpretimit skenik si nje element kryesor ne profesionin e tij dhe timin. Tani qe kujtoj ato pak kujtime per ate gjenì, me rrenqethet mishi dhe krejt ne menyre te vetvetishme me vjen dilema tronditese: “The Show Must Go On”. Mirëpo, eshte e kuptueshme që, nje artist, duhet te vuajë patjeter per te arritur majat, po pse valle kaq shumë? Ky qe nje fllad i lehte qe me pershkoi mendjen, per te folur per nje mik te tille si Artisti i madh i skenes sone kombetare, Kujtim Spahivogli. Tund koken lehtas dhe perzè mendimin, ashtu siç bejme mbi tastieren e pianos kur kerkojme te nderrojme mundimshem akordin e nje kenge qe porsa na coptoi zemren, me akordet e nje kenge tjeter çfarëdò, vetem per te harruar dhimbjen.
Vallë, a kam projekte?
Po! Projekte kam disa, madje shume dhe mjaft cilesore. Por, per t’i realizuar ato, duhet predispozicion kulturor i ambientit, ku hyn ekonomia, dashamiresia e institucioneve private dhe shteterore, e artisteve qe te rrethojne. Une shikoj, se ka persona te pompuar, gjoja profesionistë, por, qe ne realitet prodhojne vetem koncerte stampa te njera tjetres, te kthyera ne nje rutine perseritje aktivitetesh qe te dhemb koka per t’i ndjekur. Une deshiroj te bej gjera krejt te ndryshme, qe do ta afrojne publikun.

– Dy djemtë tuaj, kanë ecur në udhën e babait të tyre, pra, merren me muzikë?

Deshira jonë, si e çdo prindi, ishte qe te ndikonim ne perzgjedhjen e se ardhmes se femijëve tanë. Deshira jone e madhe ishte që dy djemte te hynin ne rrugen e muzikes, por s’ishte e thene. Djali i madh Bardi, filloi te studionte ne shkollen e muzikes “Jan Kukuzeli” në Durrës, por nuk përparoi, sepse nje fëmijë ne ate lloj shkolle, kerkonte nje impenjim te madh familjar, donte njeriun ta ndiqte nga afer, gje qe ne nuk e kishim te mundur.
Djali tjetër, Maresteli, filloi të studionte per pianoforte po ne ate shkolle. E filloi mbare dhe kishte nje dore te mrekullueshme ne instrument.
Kur shkova ne Firence dhe e regjistrova ne nje nga shkollat me te famshme italiane, perveç te dhenave per instrument, Maresteli kishte edhe nje ze te mrekullueshem. Kombinacioni i te qenit nje instrumentist shume i mire dhe me nje ze te tille, ai do kishte nje kariere te shkelqyer ne boten e artit. Filloi punen dhe dalëngadalë, tek ai po shuhej deshira dhe vullneti per ate qe po humbte. Më ne fund edhe ne u dorezuam, sepse tendenca per te bere ate qe donim ne jashte zgjedhjes se tij, do te na rezultonte nje stres i demshem per te dy palet.

– Ndjeheni i harruar nga shteti i sotëm shqiptar?

Problemi qe ju ngrini me pyetjen qe me beni mua, nuk eshte problem vetem per Zijain apo per ndonje tjeter kengetarë te skajuar; eshte nje problem shume i gjere per artiste dhe zhanre te ndryshme te artit ne pergjithesì. Ne rastin tone, mund t’ju them se “Po”, por e keqja ketu eshte ne sistem.
Artistet ne rrjedhen e shekujve kanë qene te nenvleresuar edhe pse ata i kanë dhene vlerat, tonin, ngjyrat kultures, epokave, jetes se shoqerisë, prap termi hamletian “Vdis te te dua” mbetet percaktimi me i saktë i vlerësimit te artistit; mos valle e harruat vdekjen e G.Verdit, L.V Bethovenit.
Kur u ula me Artisten e popullit Vaçe Zela heren e fundit, biseduam gjere edhe kete problem. Shteti, me nje dekret jep tituj dhe, mire bën, sepse artisti ne baze te nivelit dhe te punes qe ka bere ne jete, i bejne mire vlerësime te tilla, siç jepeshin atëhere “Pas Vdekjes”. Por nje artist, per te dhene maksimumin ne momente te ndryshme te jetes se tij, kur ekonomia i mungon, si mund te fillojë dhe te perfundojë nje veper, nje projekt apo nje ide?
Shteti perdor formulen: “Ndjehesh artist? Ke besim ne veten tende? Atëhere çaj!”.
Po xhungla…? Per 3 vjetë me rradhe, 2006, 2007, 2008, edhe pse isha ne piken e fundit te jetes sime, dorëzova per çdo vit nga nje kenge ne Festivalet e RTV, kenge qe kur i thoshja Maestros ne studio ose muzikanteve ketu ne Firence qe, ato nuk i pranonin ne festival, fillonin dhe qeshnin. Dhe natyrshem dilte fjala “Mafia”. Une nuk mund te flas gjate ketu ne kete bisede rreth problemit tim, sepse fjala ime mund te jete e pabesueshme edhe pse njerezit i njohin keto fenomene, por kur 128 kenget e mija do futen ne xhiro ne zoterim te publikut te gjere, une do flas me tituj kengesh. Pra, do te beje publikisht ballafaqimin ndermjet kenges sime qe nuk u pranua ne festival, me emra personash drejtues te institucionit te RTV.se, apo me emra te anëtareve te komisionit te pranimit te kengeve per qyfyret e tyre. Kam listen si dhe vleresimin me piket qe u kane dhënë kengeve te mija ata artiste, te cilet ne perzgjedhjen e kengeve nuk kane principin e ndershmerise, idealin e artistit, arsyen, per te cilen caktohen ne ate detyre edhe pse vete jane artista, por nisen vetem nga urrejtja, narçizizmi artistik dhe injoranca. Por, me e bukura ishte, kur heren e dyte qe une paraqita kenge ne Festivalin Kombëtar të Dhjetorit 2007, kenga ime u aprovua me pike te larta nga komisioni. Televizioni Shqiptar ne lajmet lexoi listen e fituesve, ku tha se do marre pjese edhe kengetari Zija Saraçi me kengen e tij. Ne festival, u trasmetua edhe Spoti Televiziv per festivalin ku isha edhe une pjesmarres. Por pas 4 ditesh ne listen e fituesve qe u shpallen ne nje gazete, emri im mungonte. Me njoftoi nje shok per kete dhe une u nisa nga Firence për në Tiranë per t’u interesuar. Nje anëtar i jurise me tha: nga ne kenga u aprovua dhe, me kurajo shtoi se, opinioni aty ishte, qe kenga jote ishte me e bukura, por…, do e kete hequr drejtori. Ia vura afër veshit kengen qe ta degjonte drejtori, i cili m’u pergjigj se, kenga eshte shume e bukur, por nuk do me thene gje. Me vonë mësova, se kishte ardhur nje kengetare shqiptare qe kishte emigruar ne Amerike dhe gjeten kengen time per ta hequr. D.m.th se, nuk eshte e rendesishme se sa e bukur eshte kenga, rendesi ka sa u jep dhe çfarë iu jep atyre. Drejtori i Radio Tiranes ishte Gezim Podgorrica; se nga e kishin psonisur ate personazh “Antimuzike” dhe “Antiart” te pa shpirt dhe e kishin vene aty. Nejse, eshte fare e thjeshte, por une atëhere u revoltova dhe i thashe, se te gjithe biseden kompromentuese me te e regjistrova; ai i mjeri u tremb aq shumë, sa ia kishte transmetuar edhe Drejtorit te pergjithshem te RTV-së, filozofit te madh te pergjumur 200 kilosh, sepse, kur hyra tek ai dhe ia vendosa kufjet ne vesh, e pelqeu kengen dhe, kur e pyeta, ai tundi koken ne shenje aprovimi. Jo vetem kaq, por e gjithe biseda me ate u zhvillua ne forme pantonime, nga frika se une po e rregjistroja edhe ate. Ç’fare njerëzish qesharakë qe drejtojne institucionet tona! Ikin të paaftë dhe vijnë po të paaftë, ndërsa ne, duke shetitur “Anes lumejve”.
Pra institucioni i RTV-së, eshte kthyer ne një institucion ku drejtohet nga njerez jo profesionistë, që kërkojnë vetëm anën financiare të fitimit të tyre… Pse ndodh kjo? Sepse populli, me vullnetin e vet ka krijuar nje organizem te rende, qe quhet “Shtet” Pra, nje makine te rende, per ta bere te lumtur ate dhe shkon ne zgjedhje per te votuar partite. Pasi partite perfundojne dhe fitojne ato zgjedhje, “Shteti” pra, kerkon qe ta lumturojë popullin, duke e vënë “Prehen e fitores” siper tavolines dhe pastaj fillojne ndarjen e drejtimeve te institucioneve te ndryshme shtetërore.
Vjet, mendova të bëja nje turne neper Shqiperi. Me erdhi turp, kur pash, se si “Pallatet e Kultures” te qyteteve te medhej, ishin katandisur si vatrat e dikurshme të kulturës së fshatrave. Publikut i mungojne aktivitetet. Shembull po bie ketu dy raste; te parin ne Korçe, ku Kryetar i Bashkis ishte “P.Peleshi” i cili rridhte nga nje familje muzikantesh. Fillimisht u hoq, se donte te me ndihmonte te jepja nje koncert serenatash. Kerkuam ta takonim dhe e mirëpriti kërkesën tonë. Se nga kishte hyre ne institucion dhe pa e dituar ai se ne ishim pas deres se tij prej xhami ku ne e shikonim qe po lexonte gazeten, e njoftuam qe kemi ardhur; sekretarja doli dhe duke ngritur supet na tha se, eshte i zene me disa projekte. Ne qeshem me te varfrin. Pastaj, kur mori vesh se une do kendoja Serenata, ai si pronar i qytetit te serenatave, jo vetem qe nuk erdhi ne shfaqje, ose te me ftonte per nje kafe, por me gjithe mekanizmat e tij, beri te pamunduren qe une te mos jepja koncerte ne Korçen artedashese, qe nje nate perpara ne TV Korça, publiku korçar me dha nje kenaqesi te veçante me pritjen qe me beri. Ishte per mua vertete nje mbremje e paharruar ajo ne Korçe.
Rasti tjeter ishte ne Durresin tim, qe pasi rame dakort me disa kerkesa te vogla modeste te mijat me drejtorin e “Vatres se Kultures” per menyren se si do te ndertohej nje dekor i vogel ne skene. Pas dy ditesh kur une kisha vene edhe Strishe-Posterat ne qytete, ne skene nuk ishte rregulluar as edhe nje dekor sipas fjales. Ate dite, nje person, punonjes i Teatrit qe kishte marre persiper rolin e “Mon Kukaleshit” te Qazim Mulleti, ne menyre indirekte me thote: Zija, ne qofte se do qe te japesh shfaqje ketu ne Durres, jepu diçkà ketyre dhe do shikosh ti…
Une i thashe: jam nje artist me dinjitet. Largohu, se po ndjej neveri me keto qe po degjoj. Kur une i kerkova drejtorit se ç’po behet me dekorin, sepse neser ne darke kam shfaqjen? Ai harroi marëveshjen, ose beri sikur dhe me tha: ç’farë te te them une, ne nuk kemi materiale.
Atëhere une i thashe se do shkoj ne Bashki sepse s’mund te rezikoj shfaqjen.
Në menyren me ç’njerzore, pa edukatë, më thotë: Shko ne Bashki, por, sa të jem unë këtu, ti s’ke per të kënduar në skenë…
Keshtu pra, kur mbëritem ne kete pike ku une do largohesha nga qyteti im, pa dalë perpara publikut tim, ku per 35 vjetë kam kenduar, iu ktheva, duke i thene: Ti mund te jesh nje marangoz, nje kasap, nje kepucar, këtu në këtë institucion ç’far do ti… por pa me thuaj kush te ka prur ty ketu…?
Ky ishte rasti i ndarjes se “Prese” nga partitë qe fola me lart. Ika ne Bashki, por edhe atje ishte e kotë. Atje pash ironine dhe injorancen.
Kjo, miku im, është gjendja ne teatrot e ditëve të sotme. “Shqiperia ç’ka qene, ç’është e ç’do të bëhet”. Pa u futur ne politike, une e kuptoj, qe ndonje udheheqes mundet te jete edhe i sinqerte, ose, qe e do vendin dhe popullin e tij, por ketu ke të besh me mijra tentakula kanceroze, te cilat levizin per hesap te vetë, qe nuk duan t’ia dine per asnje gje veç interesit te tyre.
Kaluan pra 20 vjetë; jemi 3 milion shqiptarë, ndersa Roma ka veç 6 milion banore dhe qeveriset vetem nga nje Bashki e jo nga nje “Shtet”.
Ti më pyet: valle a ndjehesh i harruar nga shteti?
E ku ka kohe shteti te merret me artistat. Sa artista te vjeter shetisin “Anes lumejve” se mass-mediat i kanë pushtuar artistet profane te perzgjedhur nga biznesi dhe nga profanet. Në Itali pershembull, ka nje ambasade e cila perfaqeson “Shtetin Shqiptar” si dhe nje atashe kulture. Lega jone ne Firence, 4 vjet perpara, i organizoi nje reçension te nje libri te tij, i cili u krye me shumë sukses. Në bisede private bisedova me te, se ç’farë po benim ne dhe, ndër te tjera i thash: do t’ju kujtoja, se une ketu ne Firence po punoj ne nje Studio-Discodrafike dhe jam pergatitur mire me materiale muzikore shqiptare dhe te huaja. Ne se ju do kini aktivitete te ndryshme si ambasade, une jam gati te jap nje dore si per organizimin e tyre, por qofte edhe vetem si kengetar. As edhe nje komunikim me te vogel per 4 vjete, as edhe nje telefonate pershendetje, kur une mesoj, se shpesh kjo ambasade ka organizuar aktivitete te ndryshme. Edhe pse ka vuajtur ne regjimin e shkuar dhe jeta perseri e hipi prap ne fik. Mirepo, edhe une miku im, nuk kam rënë nga fiku, por me rrëzuan dhe s’po hipi dot. Por ketu hyn ligji “kush hipi hipi” Me fal, por nuk po shikoj dot me poshte meje. Ja pra, ky eshte shteti dhe njerëzit, ose tentakulat e tij, per te cilat fola me lart.
Une mendoj, se te hipesh ne nje institucion kulture ne çdo shtet qofsh, kur te krijohet mundesia per te punuar, puno me pasion, per te bere nje ndryshim rrënjesor. Nese hyn perseri ne valle, (ose hipen perseri ne fik), mos e harro kurrë pra ate qe ke hequr, por njekohesishte mos qaj asnjehere me altoparlanta per ate qe iku dhe t’u spjegosh shqiptarve ato qe dine te gjithe, sepse ajo tregon qe tek ty, nuk ka më, nuk ekzistone as nje tjeter shtyse kreativiteti profesional. Shiko perpara dhe shfrytezo deri ne place mundesitë e tua artistike nese te kanë ngelur, per te dhenë edhe ti kontributin tend per ndryshimin e gjendjes se mjeruar ne kulturen, qe çdo ditë e me shumë po perdhoset ne vendin tonë.

– E ndiqni muzikën e sotme shqiptare dhe cili është mendimi yt?

E degjoj dhe me dhemb zemra. Muzika ne Shqiperi eshte transformuar fare, eshte kthyer ne nje muzike tallava, nje “bum papa bumpa” shurdhuese dhe e homogjenizuar me nje muzike pa gusto pan-ballkanike. Televizionet private, shteterore dhe radiot, nuk ndjekin fare nje politike te seleksionimi profesional te debutuesve ne to, ose te nxitjes se vlerave dhe krijimtarise se muzikes shqiptare, siç ndodhi ne te gjithe Evropen ne vitet ’70-të, karshi amerikanizimit te muzikes.
Mass-mediat tona i kanë zhdukur kufijte e ballkanit perpara se t’i fshijë politika, duke harruar fare, se çdo gje edhe mund te bashkohet ndermjet popujve, por traditat, doket, kulturen, nuk mundet t’i njesosh.
Keto jane rruget e imponuara te biznesit muzikor. Pa dashur kurrë t’i diskutoj problemet e sotme, duke hyre ne analet apo ne sistemet politike, sepse nuk me takon mua te tregoj perparesitë e njerit sistem ndaj tjetrit, sepse nuk kam asnjë anesi politike tani, por njekohesisht, nuk mund te rri dot gojemyllur, kur shikoj vendin tim ne batakun ku është katandisur muzika me te cilen po ngryset nje jete e tërë. Nuk mund te bej dot kurrë perjashtim muzika nga gjithe kjo shumellojshmeri biznesi qe e rrethon sot ne jeten e perditëshme. Secilin specialitet te biznesit te marresh dhe ta analizosh ne veçanti sot, permban te njejtat probleme dhe jane te ngjashme simotrat e tjera te tyre qe na rrethojne. Ato krijojne modelet, i joshin njerëzit me to nepermjet reklamave marramendese dhe ofenduese, udheheqin moden, duke terhequr per hunde nje kategori njerëzish dhe transformojne jeten e njerëzve duke i ndare ata ne modernë dhe te prapambetur.
Per hir te modernizmit, ata u vënë hundëve, vesheve, trupit etj..etj.. “Piersings ose Tatuazhe”, jane Discot e famshme qe po hanë te gjalle rininë e sotme.
Rinia sot kudo, nuk ka me deshire te punoje ose te studioje. Fejohen dhe ndahen kur te duan, ne grupe i shikon me çanta shpine, qe zene kodrat e qyteteve. Në Firence përshembull, jane te qarta qe te dyja fytyrat kontraditore, te “Modernes” dhe te “Antikes”. Te kenaqet shpirti te vizitosh qendren e qytetit me ndertimet e bukura Baroke te viteve 1400 e deri 50 vjeteve perpara, vijne nga gjithe bota dhe e vizitojne, dhe, “Modernia” e paturpëshme futet 100 pashë nen dhe’, pastaj del ne periferi te qytetit dhe shikon modernen me ndertimet e saj te tipit “Kontribut Vullnetar”, shpikje te projektuesve si dhe te ndertuesve per te ndertuar dhe fituar me shpejtesi. E si mund te jete shkeputur nga ky lloj sistemi edhe muzika e mjerë si pjese e tij?
Sot individë, që orkestrojnë dhe prodhojne kenge, fale tingujve te gatshem sintetik, e kane thjeshtesuar fare ate, strukturen e orkestracioneve te kenges, i cili eshte, kostumi, dekori, hapësira dhe objekt parësor qe nderton emocionet. Ky anashkalim behet me pretekstin se “Rendohet kenga”, dhe keshtu vrapojne ne prodhimin e petullave me uje, pastaj fusin disa efekte rritmike ne to, duke i dhënë keshtu perparesi harbimit dhe jo meditimit melodik.
Më përpara, teoria e arritjes se 4 elementeve ne nje kenge si: melodija e kenges, teksti, kengetari dhe orkestracioni, quhej si “Perfeksion”. Sot, nuk do t’ja dije njeri per te harritur keto elemente. Ne pranimin e kengeve ne nje koncert sot, nuk eshte e rendesishme sa e bukur eshte kenga, por sa jep ai qe e sjell ate. Këngëtarët i përzgjedhin me të njejtat parime, tekstet prodhohen nga stampime shterpe te shpejtesive te medha, orkestracionet e bukura jane te rralla. Te orkestrosh nje këngë, është art më vete, por “Shtepite-Discografike” nuk para kanë kohë për këtë. Nje orkestrues, më përpara gdhinte netë të tëra per t’i qepur ate kostum kenges.
J’u kujtohen festivalet e para ne “Radio-Tirana”?. Pra, kenget ne to, paraqiteshin me dy variante orkestre dhe kengetaresh. Ishin vertet nje super konkurim, i cili perfshinte edhe publikun ne diskutime. Lindi ne publik aftesia per te bërë diferenca kualitative për kengetaret, tekstet, orkestracionet apo per melodite e tyre. Formacioni orkestral i të ndjerit Gasper Çurçia, jo pak herë vlerësohej, apo formacioni simfonik i mjeshtrit Ferdinand Deda apo i mjeshtërve Ermir Krantja, Eno Koço.
Publiku diskutonte shpesh per kengetaret, tekstet, per dhe kenget, te cilat fishkelleheshin qe te nesermen e festivalit neper rrugë, ndërmarrje, autobuza dhe në çdo ambjent tjeter.
Kengetaret atëhere këndonin direkt në skenë. Sot kendojne me superpozim dhe orkestra ben gjoja sikur luan ne skene. Prandaj edhe publiku nuk denjon te shikojë ato lloje spektaklesh plastikë, duke iu pergjigjur edhe ai ashtu, i ftohtë dhe plastikë.
Perzgjedhja e kengetareve te rinj neper spektakle, bëhet jo me horizont dhe jo me profesionalitet. Shpesh shtysa ne perzgjedhjen e tyre eshte leku dhe i te pa aftëve.
Që kur në metamorfozën muzikore per hir të modernes hyne dhe pushtuan skenat Europiane dhe Amerikane “Spektaklet” si gjini te komunikimit artistik-televiziv, proçes ky i udhehequr nga biznesi muzikor, sot ne nje spektakel rrolin kryesor e luajnë prezantuesit dhe juritë spektakolare. Pra, ata sot janë objekti kryesore i diskutimeve publike dhe jo këngët dhe këngëtarët.
Gjendja pra, është permbysur fare, sepse te fuqishmeve dhe të pa aftëve kështu j’u intereson. Nëse do vini re neper televizionet e Italise, kengetaret e rinj i perzgjedhin sot te pa aftet, qe nuk e njohin muziken fare si: Simona Ventura, Maria de Filipi ose Gerri Scotty, Giorgio Facchinetti apo Morgan.
Me mijëra jane te rinjtë që aktivizohen, por prodhimi ku eshte? Po talentet ku jane? Keto jane kohet dhe stilet edhe ne vendin tone. Kjo katrahurë perfshin edhe artet e tjera. Kur degjoja atëhere kengetaret e Vlores, Kostandin Thana, Meliha Doda, si dhe te madhin Reshat Osmani, i cili ishte jo vetem kengetar i mrekullueshem, por edhe krijuesi i kenges qytetare vlonjate, ne salle renqetheshe me aftesinë interpretative. Mirëpo kush i njeh sot ata, kush po shkruan per gjithe plejadat e shkuara te artisteve qe linden, ata qe kultivuan dhe ua bënë te dashura kenget publikut te gjere?
Gjenerata e sotme e kengetareve, e drejtuesve te orkestrave, e poeteve, apo e kompozitoreve dhe instrumentisteve, jane komplet te stakuar nga njohja e aktiviteteve dhe artisteve te plejadave te shkuara. Nuk mjaftojne dot programe si “100 kenget e shekullit”, per te ringjallur ato kenge te bukura dhe melodioze, ku u prezantuan varferisht dhe fare pa stil realizimet e sotme te kengeve me ato te viteve te kaluara. Dikush qe e ndëroi profesionin me ndryshimin e sistemit dhe po i ecen puna ne biznesin e muzikes me tha njehere: ato do publiku ! Jo! I thash unë. Shijet e publikut, qofshin ato per mire apo per keq, j’a kultivon gjithmonë ajo, e ashtuquajtura mass-media dhe i bear analogjinë me vitet 60 -75.
Profani me tha pastaj, se muzika jone popullore, eshte e huazuar nga muzika orientale. E ku e dinte ai, që shumë shtete europiane jane te ndikuara nga ajo muzike dhe i permenda shume kenge greke, jugosllave, italiane, napolitane, franceze, spanjolle, ..
Ne shqiptaret, vertet kemi edhe mjaft ndikime ne muziken tonë. Kjo erdhi si rezultat i emigracioneve dhe pushtimeve, por si rralle vende, ne kemi nje larmi, nje mozaik të tërë tipash dhe karakteresh te muzikes sone autoktone, qe nga isot e famshme labe dhe deri te sygjestjonuesja çame, nga kenga e bukur shkodrane ne serenatat e magjishme korçare; apo bukurite e kenges permetare, nga ato te trevave te Kosoves, deri ne ato nostalgjike Arbereshe, pa lene menjane ketu edhe vallet tona popullore. Por, veçoritë si dhe bukuria e muzikes sonë popullore, varet gjithmonë nga kendveshtrimi dhe se si e kerkon, e per çfare do e perdoresh ate.
Në Studion-Discografike ku unë punoj në Firence prej gjashtë vitesh, maestrot, sinqerisht po magjepsen me bukuritë dhe larmine e kengeve tona shqiptare. Pra, kenga eshte kthyer ne nje mjet te ethshem fitimi, si rezultat, vlerat e tjera ne menyre te pa evitueshme harrohen. Ne vendin tone, sot duhet, pa tjeter te ngrihet nje institucion ne mbrojtje te artisteve dhe te vlerave artistike te te gjitha zhanreve dhe per te gjitha koherat, por jo ne sensin e te dretave te autorit, por ne drejtim te evidentimit, perzgjedhjes profesionale si dhe perkrahjes ekonomike ne krijimtari.
Është e vërtetë, që është e zorshme per te gjetur njerëz të tillë të pasionuar dhe te ndershem, per t’i dhene sensin e duhur dhe shkencor problemit, por them se dhe ndryshimet do te jene kolosale.
Kur ne nuk i shohim, ato nuk na mungojne, por kur pa pritur, na shfaqet ne jeten e perditshme ndonje element, atëhere ndjejme emocion.
Nje popull, i cili nuk di ti shquaj, ti ruaj dhe kultivojë keto vlera kulturore, kthehet ne nje popull barbarë dhe ne mungesë, atyre vlerave, është i destinuar që të vdesë.

Zija, cilat janë projektet e tua për të ardhmen?

Ardhja ime ne Firence i dha shume zgjidhje problemeve, te cilat ishin akumuluar ne jeten time te meparshme.
Fillimisht me familjen, levizem qe te kontrollonim dhe te çonim ne normalitet gjendjen time shendetesore, qe ne ato fillime ngjante me ate telin e tendosur fuqimisht nga dy ekstremet dhe që, ç’farëdo levizje qe ti bëje, kthehesh me kryeneçesi ne vendin e vet. Pastaj erdhi zgjidhja e dytë, kur organizuam krijimin e “Leges se Artisteve”. Pastaj, fillimi i menjehershem i punes ne “Studion-Discografike” si dhe gezimi qe me jepte rezultati i mire ne drejtim te cilesisë se orkestraleve dhe vokalit dhe nje mori kompozimesh te reja, ishte zgjidhja e trete.
Aktivitetet, koncertet, suksesi ne “Piano-Bar”, apo ne teatrot e medhenj dhe te famshem te Firences si: “Teatro Puccini”, “Teatro delle Tende”, “Teatro Verdi” perpara publikut italian, mundesuan, qe gjendja ime shendetesore te ndryshonte ne 360°.
Per 3 vjet me rradhe vazhdova dhe perfundova shkollen per specializim ne “Kanto Moderne”, dhe ne organizimin e spetakleve dhe aktiviteteve artistike.
Kur shkova në Firence, e ndjeja veten nje këngëtar mediokër, i cili, falë karakteristikes sime vokale, mbahesha sikur kisha arritur majat. Sot, repertori im është mjaft i zgjeruar, kendoj ne 6 gjuhe. Kam pergatitur dhjetra kenge popullore, te cilat i kam perzgjedhur ne baze te sentimentit dhe te karakterit tim vokal. Kam repertor me kenge nga me te bukura te kolegeve, kompozitorë shqiptarë. Kam rreth 68 kenge kompozime te mijat dhe rreth 128 këngë, hite internacionale sentimentale, kenge, qe së bashku me disa kenge napolitane, i kam përzgjedhur ndër vite, qe nga adoleshenca, te cilat, ndër vite, zinin vende ne memorien time. Gjithashtu, kam rreth 30 arie operash dhe kanconeta te autoreve si: G.Bizèt, T. Albinon, G.Verdi, P. Tchaikovsky, E.Greig, J.Rodrigo (d’Aranuez), L V Beethoven, W.A.Mozart …
E kam studiuar kengen ne keto vite, jo vetem ne sensin interpretativ, intonativ, apo ne perfeksion vokal, por ne ate me kryesoren, ne ekzistencen e një raport te thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut.
Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë? Ajo mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Ajo mund te na shperfytyrojë e te na humbë ekuilibrin, apo te na kthejë pas ne vitet dhe ne ngjarjet tona te meperparshme, pra te na nxisë ne “Meditim” i cili ka vlera mjaft te medha shpiterore.
Në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte (sheruese) dhe, si mundet ajo të qëndrojë përkrah “Terapive Psikologjike” të suksesshme? Metoda pra, quhet shkurt me termin shkencor “Musica Terapeutica”, zbatimin e se ciles po punoj qe ta ve ne funksionim perpara publikut tim mbarëshqiptar. Dhe vijmë tani tek pyetja jote aq e domosdoshme, qe i behet çdo personi, i cili per rreth 40 vjet ka bashkejetuar me profesionin e tij, çdo dite e çdo nate, ne ditet me te bukura dhe ne ato plot pervuajtje te jetes se tij, per çdo sekonde, i shtyrë nga pasioni, qofshin ato moralisht apo te perfitimit.
Muzika e sotme, e cila ka pesuar tranformime te tilla, eshte njesoj, ashtu si efekti i “Bajameve” ne trupin e njeriut, qe kur nuk i sherbejne më, ato duhen hequr. Me gjithe bagazhin tim artistik qe kam perfituar ne keto 40 vjetet e karrieres sime ne pervojen artistike, por sidomos ne keto 8 vitet e fundit ne Firence, me pasurimin dhe arritjet profesionale ne drejtim te kompozimit dhe poezise dhe perfundimit me sukses te Shkolles se “Cantos Moderne”, te kalitura keto ne rrugen teper te mundimshme te veshtiresive te jetes sime, ku kam vuajtur ne menyre krejt te pa meshireshme dualizmin ndermjet pasionit tim te madh dhe pamundesisë per te kenduar, i ndergjegjesuar qe duhet te kendoje akoma dhe per shume vite me rradhe, prandaj primare per mua eshte, qe perpara te gjithe publikut tim mbareshqiptarë, te shpalos perseri te gjitha aftesite e mija vokale dhe interpretative. Jam specializuar gjithashtu ne organizimin e spektakleve te shumellojshme por keto te realizuara “A Modo Mio”, ku ne qender te tyre do te jete profesionalizmi, dhe morali, perfshire ketu dhe perfitimet ekonomike, por jo per qellime pasurimi por vetem dhe vetem per te investuar ne fushen e muzikes, duke dhene me mish e shpirt dhe ndershmerisht kontributin tim modest ne ato ndryshime. Jam pergatitur qe te punoje ne drejtim te “Talenteve te reja” apo ne permiresimin e gjendjes se 4 elementeve te kenges per te cilat fola me siper. Une, qe s’munda te kendoj dot ne vitet e mija me te bukura rinore, do jap nje kontribut te palodhur personal, pikerisht sot ne vitet e formes me te mire artistike, per te kenduar te gjithe ata qe e meritojnë, pa u thyer para veseve shkaterruese te kohes se sotme. Kushdo qe e lexon kete “Shishe mesazh” ne oqeanin e madh te internetit, dhe qe eshte i çmendur dhe i apasionuar si une, le te hyje per realizimin ekonomik te projekteve te mija, le te dale nga rreshti, te beje nje hap para. Le te bejë ai nje hap perpara edhe ndokush qe mund te me japi mundesine te realizojë nje “Festival te kenges ne RTV Shqiptar” dhe ky do te jete “A Modo Mio”, per ta mbjellur dhe per ta ujitur ate shkretetire te krijuar, per ta punuar dhe gjelberuar dhe, pastaj te shikojme se ç’farë do te korrim, duke mos pergjuar rreshkitjen dhe shkaterrimin qe po peson bota muzikore e biznesit. Per keto pra, ka nevojë publiku yne artedashes shqiptar, dhe do te shikoni se si do vershojë dhe se si do i afrohet tempullit te artit te aq vuajtur.
Dhe, për t’a përfunduar këtë bashkëbisedim në formën e një interviste, dua të përmend edhe një ndër miqtë e mi me te mire ketu ne Firence, shkrimtari dhe poeti i madh fiorentinas Dalmazio Masini, i cili ne Festivalin e San Remos te vitit 1972 fitoi çmimin e pare me kengen: ”I Giorni dell’Arcobaleno” te kenduar nga i madhi Nicola Di Bari. Ka marre me dhjetra çmime kombetare.
Aktualisht, eshte President i Associazione “Accademia Vittorio Alfieri” dhe drejtor i te perditeshmes “L’Alfiere”. U takuam per here te pare me Dalmacion tek kafja historike e poetëve, shkrimtarëve, dhe këngëtarëve fiorentinas, e themeluar disa shekuj me pare dhe e quajtur “Giubbe Rosse”. Pranoi te bashkëpunonte me mua per te bere tekstin e nje kenge pasi dëgjoi vijën melodike. Krijoi nje fabul te mrekullueshme. Kengen e kam me dy variante, ne shqip ku tekstin ia pershtata vetë dhe ne italisht me tekstin e Dalmacios. Prej atëhere me Dalmacion takohemi vazhdimishte per te pirë kafen te “Piazza Repubblica”, pikerishe te Kafja e famshme “Giubbe Rosse” e Firences.

Të faleminderti shumë Zija, për gjithë këtë bashkbisedim, paksa të gjatë, por tepër interesant dhe i këndshëm.

Më lejo, miku im Simsia, t’ju falenderoj edhe unë juve gjithashtu, që u ritakuam rastësisht pas shumë vitesh, duke u shmallur me njëri tjetrin dhe, që ky takimi jonë, u bë shkas për këtë bashkëbisedim.
Të më falë lexuesi, nëse jam zgjatur paksa në këtë bashkbisedim, por edhe unë shfrytëzova rastin.
J’u uroj shëndet, lumturi, mbarësi të keni në jetë dhe në familje juve dhe gjithë shqiptarëve anembanë kudo janë.

Ju faleminderit.

FotjonArt”, 12 tetor 2010

Leave a Reply