Vrull

Zef Serembe

                Zef Serembe

 

Zef Serembe

Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,

po zemra do t’më plase mua në gji.

I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,

mërzitem në katund, në vetmi.

 

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,

që zgjon në trutë e mi mendime shumë,

e shqetësimi zemrën time çjerr,

aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

 

Arbëri matanë detit na kujton,

se ne të huaj jemi te ky dhe.

Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,

që nga turku mbetem pa mëmëdhe…

 

Leave a Reply