Vejusha e ushtarit

Petraq Risto

                  Petraq Risto

Petraq Risto 

Vejusha e ushtarit

E njoh atë grua të pjekur, me tre hije trinjake mbi tokë
E me një fije bari çelur në cepin e djathtë të buzëve
Kafshon pakëz barin e gjelbër dhe njëra nga hijet kërcen: fëmijëria
Ajo qesh natyrshëm si një shi vere dhe bari në buzë sikur rritet
Ti je e bukur, i them, dhe e blerta pas shiut të shkon.
Ajo nuk flet. Sytë i turbullohen në ngjyrën e mëllenjave të vrara
sërish kafshon majën e barit, duket sikur përtypet
dhe hija e dytë lëshon një klithmë
Gjithënjë ajo: lozonjare, e freskët me shpurën e lastareve pas
nëse të prek mos klith, nëse klith do të vras, i thashë.
Shiu binte i dendur pikëllues si hapëza mbi varrin e shkelur
Bari u rrit dhe në këndet e buzëve u var një litar fjalësh
Erdhi vejusha, tha baristi, vejusha me fije bari
nga varri i ushtarit të vrarë.

Leave a Reply