VDEKJA E NOSITIT

LASGUSH PORADECI

Me zjarr ju flas…, me zjarr.
Në gjirin t’im kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a mar…

Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi,
Dh’u jap ushqim me dashuri –
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! gjirin t’a godas…
Dh’e hap ah! – gjirin më një ças…,
Dh’i nginj ah! zoqtë-e vdes me gas!…

Ahere-helmohet e buçet
Pas mallit t’im liqeri-i shkret.
E rit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit, gjer mun në fund.

E shpirtin dyke m’a përcjellë,
Ma thotë ah! shih sesá ‘sht’i fellë
Ky gjir’ i em që të pat pjellë…

…Me zjarr ju flas, me zjarr.
kënga pleqërishte
e mora shoqezën përkrah

Leave a Reply