Vargu im
I brishtë dhe i ashpër është vargu im
Herë si pupël zogu(pret të vërë krahë)
Herë është i ashpër:gjëmimë është gjëmimë
Shpesh unë vargun e kthej në dogra
Dogra të mbushur plot.E”vras” më të.”Vras”!
Vras poshtërsitë, llumin,krimin.
Në se s’vras,bërtas e bërtas
Kundër politikanëve që sjellin trazimin.
Trazim e ngatërresa(sherre e e veç sherre),
Ndaj shkopin s’ua ndaj(varda mbi kurriz!)
Dua t’i përzë(të ikin prej skene)
Këta kllounë e arlekinë të pistë.
Kur vargun e kam të brishtë, si pupël!
(Dihet që,atëherë,këndoj për dashurinë)
Se nuk duroj kur shoh një të bukur!
Se dhe shpirtin fal,unë për dashurinë.
16 prill 2004 5.
Komente