VAJZA SHQIPTARE

ALI ASLLANI

Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ata pate, madhëri e arte,
Ka të tilla shtate, si të zotris s’ate?

Në je nonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur?
Apo sjell melhemin, zëmrës së goditur?
Në je nonjë valë, kush ësht’ ai mall,
Që të ndez e derdhe, e uturin’ mbi zall?

Në je nonjë çupë, do të mbaj mbi sup;
Që të fus në zëmër, do të pi me kup’,
Në je nonjë lule, e ku do keç mbirë?
Si mundet e bënet, lulja kaq e mirë?

Në je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai që vete, zotris s’ate prapa;
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trup’ i yt i bukur, si flori i situr!

Në je nonjë xhinde, xhind’ i arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku ësht’ ai pyll, ku ësht’ ai mur,
Ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

Leave a Reply