“U ndava” me ditarin
Rovena Shuteriqi
“U ndava” me ditarin
Ka kaluar kohë që nga dita e fundit
kur shënoja në ditarin tim
ditët e bukura që kaluam bashkë.
Ishin ditë të mbushura me fantazi të “çmendura”.
Ditë plot patos e premtime “shekullore”.
Ishin ditë ku ndjenjat nuk “kontrolloheshin”!
“Mbretëronin “vetëm fjalët më të bukura e të ndiera!
U bë kohë që nuk mbaj më shënime.
“Shkretëtira “ka zotëruar dhe “pyjet më të gjelbër” të shpirtit !
Dora ka” humbur “vetinë e të shkruarit.
Mbase është “lodhur”!
Për inerci, lexoj të kaluarën.
Ndihem bukur dhe kështu!
Ndiej përsëri “ngrohtësinë “e atyre kohërave.
Jetoj me shpresën se të nesërmen,
do mundem të rifilloj të mbush përsëri
faqet e ditarit tim me “nota” jete!
E nesërmja është shumë e afërt!
Komente