TË JESH NËNË

Fation Pajo

Fation Pajo

 

FATJON PAJO

Tek po shkruaja një tregim harrova që koha kish rrjedhur me shpejtësi. Nuk kisha shumë kohë. Ndërpreva të shkruarin dhe ashtu siç isha në botën e ngjarjeve të asaj që po shkruaja hapa internetin për të parë E-mailet e ardhura. Ditë më parë kisha hedhur në lista një cikël të ri poetik. Megjithëse tek-tuk shkrimet e miqve më vinin me gabime ortografike (ndoshta nga vetë kompiuteri), gjithsesi nuk u kushtova rëndësi. Më erdhi mirë që e kishin pëlqyer,kuptohet dhe me vërejtjet që priteshin. Befas me njërin prej tyre,mikun tim të vjetër,Suatin, hasa në një vështirësi leximi e kuptimi. Ai gjithë dashamirësi me një “pupël”pëllumbi, siç dhe munda ta kuptoj nga gabimet në të shkruar,në pak rreshta e me një nënvizim poshtë fjalës:-respekt, nuk më kish kuptuar në një prej poezive një varg. Nga shpejtësia unë atje në vend të “Sh-së” kisha shkruar “Ll-në”. Çuditërisht Atij i kish humbur nocioni “etikë” i përshëndetjes në fund të shkrimit.E lexova së dyti. Nuk desha t’i besoja fjalëve të mikut tim të vjetër. “S’po të kuptoj sot i dashur Suat !-thashë me vehte e nisa të mendoj:-Ku t’i ketë mbetur qejfi ?! Në telefon i jam përgjigjur në kohë. Atëherë pse kjo mënyrë “vërejtjeje” ndaj meje ?!” U mundova ta përtyp “xhlozinë” e mikut tim. U ktheva me të shpejtë përgjigje Athinës,Londrë s,Tiranës e Fierit tejet i mërzitur. Nga nxitimi harrova të marr dhe bukën. Dola duke marrë me vehte ngarkesën psikologjike që më fali këtë mesditë fillimprilli miku im “I mirë”.
Koha ishte vërtetë e bukur. U nisa,por diçka lëvizte në derën e pasagjerit. Pak nga gjendja e brendëshme jo e qetë e pak nga ajo zhurmë besdisëse,nuk munda të vazhdoj udhën. Hapa krahun dhe ndalova. Ç’të shihja. Në xhepin e brendëshëm të derës tundej sipas ritmit sapuni aromatik “Palmolive”. E mora në duar e pasi i mora erë thellësisht qesha. E vura aty ku e kisha dhe nisa përsëri udhëtimin. Ky sapun tek shkoja për në punë më solli në kujtesë një takim të bukur të para dy vjetëve…

Ishte 21 Gusht 2006. Ditë e hënë. Isha ngritur herët e mezi prisja të vente ora 9-të e mëngjesit. Një natë më parë,këtu në Chicago ish zhvilluar takimi i radhës i shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë . Sipas traditës shqiptare,kisha vendosur që këtë paradite ta kaloja me mikun tim nga Detroid-i,poetin Dhori Thanasi. Njiheshim vetëm nëpërmjet telefonit dhe prezantimit nga miku ynë i përbashkët, Thanas Hoda që jeton pranë meje. I telefonova dhe pas gjysmë ore u gjenda në hotelin ku ishin strehuar. Ndonjëherë çudia të vjen atëherë kur nuk e ke paramenduar. Kështu po ndodhte edhe me mua. Fatmirësisht së bashku me familjen e z Dhori ndodhej dhe poetja e mirënjohur (ushtarake) zj Ilirjana Sulkuqi. Një sfidë e bukur, por dhe shumë emocione. E njihja pedagogen që kur isha në shkollë të lartë. Pas prezantimit i ftoj të hyjnë në makinën time.
-Ju lutem mos më thoni gjë për makinën !-u fola duke u treguar ngjitësin grit ë korskotit.
-Ç’thua,Fation !-ndërhyri shpejt mikja ime Ilirjana,- Ti rrofsh që na dhe pak mundësinë të shëtitim këtë qytet gjigand.
-Kështu i kemi të gjithë,vëlla,- ndërhyri Dhori,-mjaft që na kryejnë punë.
Vendosa të shkonim në “Navy Pier” të shijonim paraditen buzë liqenit. Ata vetëm vështronin përtej xhamave të makinës dhe hera-herës shfaqnin një “Uau” që u dilte aq lirshëm nga thellësia e shpirtit. Syrit të gruas edhe pse ndonjëherë duhet të luaj “indiferentin” nuk i shpëton dot daljes nga vetja. Ilirjana e vuri re troshitjen që sillte tek dera sapuni aromatik,u kthye nga unë e më pyeti:
-Ç’e ke këtë sapun të vjetër?!
Dhori njëherësh kafshoi buzën.
-E mo ti,po flas me vëllanë e me patriotin tim,jo me një botë !
Isha në një moment delikat udhëtimi. “Një sekondë- fola dhe si hyra në parkingun nr.1 vazhdova,- Shikoni edhe këtë tek pasqyra e mesit. Është një imitim “Llulle” Sa të parkoj do t’ua tregoj përse i mbaj.”- u thashë dhe pasi dolëm të pestë nga makina u tregoj shkurtimisht:
-Një ditë para se të nisesha për të ardhur këtu në Chicago nëna më fut në xhepin e brendëshëm të xhaketës së kostumit këtë sapun. Pra po bëhen 6-të vjet që nuk e ndaj nga vetja. Më duket sikur e kam gjithnjë pranë nënën…
-Fatiooon,ç’më thua ?!- ndali hapat Ilirjana. I shket një lot nën syzet e diellit. “Ah!”,deshi të shprehë diçka,por nuk mundi.
-Ulemi këtu,-ishte Dhori që mendoi t’ia largonte atë ndjenjë në të cilën ish mbërthyer shoqja jonë.
-Posi,- u them dhe së bashku më djalin e tij,Orsin bëmë porositë.
Sirena ngjethëse e “Odyssey”-it,tragetit të madh na zgjoi nga mendimet në të cilat ishim futur. Ilirjanës për asnjë çast s’po i hiqej nga mendja sapuni aromatik. Ajo po e bluante përbrenda atë ç’ka mendonte. Mezi priste momentin të qetësoheshim. Ia bleva mendjen e ndërkohë që rufitnim kafenë e ngacmoj,-Ilirjana, sikur deshe t’më thoshe diçka pak më parë ?
-Të le ky të shprehesh !-qeshi ajo dhe me atë shpirtin e saj,nënë e ghyshe të dyja bashkë,më thotë:- Kush është nënë e di sa dhimbje ka për bijtë e mërguar. Larg syve e zemrës vetëm atyre u lexohet dhimbja.-Bëri një pauzë të shkurtër e si piu pak limonadë pjeshke duke fshirë xhamat e syzeve vazhdon,- Nëna me këtë sapun të ka dhënë për kujtim një simbol tepër original,Freskinë…
-Është dhe simbol i Dlirësisë,-shtoi Dhori.
– Po llulla?- ndërhyri Orsi që thuajse ish treguar indiferent në bisedën tonë.
-Llulla më kujton dy persona të rrëndësishëm të jetës sime. Gjyshin që 80 vjet më parë ka punuar e jetuar këtu në Chicago për gati 4 vjet dhe babanë,që nuk rron më. Të dy e pinin duhanin…
-Të lumtë Fation. Të jesh nënë nuk është gjë e lehtë. Të admiroj për ruajtjen e vlerave në kujtim të prindërve.-Ilirjana nxori nga çanta e saj fotografinë e mbesës e duke na e treguar thotë:-Edhe unë kam të miat !-qeshëm pak dhe vazhduam tjetër bisedë. Pasi bëmë një xhiro të gjatë nëpër shëtitore shkuam drejt parkingut. Kaluam një paradite që për mua do të hynte në ato të veçanta që rrallë i ndesh…

Makina shkiste nëpër autostradë. Atë ndjenjë mërzie që më kish shkaktuar miku im “I mirë”,Suati,disa minuta më parë ende vazhdoja ta përjetoja.”Ç’kontrast!-thashë me vehte,- Ata ishin poetë dhe njerëz që i takoja për të parën herë. S’më pyetën për gati tre orë që ndenjëm bashkë
as për poezitë me të cilat kishim kohë që i dërgonim njëri-tjetrit dhe as për projekte të të ardhmes. Më sollën atë kënaqësi që Ti ,Suat,kurrë s’ma ke shprehur kur vij në atdhe. Eh, Suat…ç’ma prishe humorin sot. Unë t’i lexoj gabimet e tua. S’të them gjë. Ti,hm,luan redaktorin,”të madhin” krejt ndryshe nga më parë…Pse…”
Me mendimin për t’u ndarë nga kjo gjendje tek eci me mbi 60 milje në orë,vura CD-në e Mihallaq Andreas dhe derisa mbrita në punë u harrova pas atyre këngëve magjike.

Chicago ,26,Prill,2008

Leave a Reply