Të jem pranë teje

Denis Rakitiski

Të jem pranë teje

Vetëm kur të zgjohem të jem pranë teje,
Vetëm të të prek atë dorën e butë,
Oh, kur jemi larg, kemi të madh mall,
Të shohësh sytë e mi dhe unë të tutë.

Vetëm të flasim për diçka gjer në të gdhirë,
Vetëm të buzëqeshim pasi të trishtohemi,
Vetëm të kujtojmë atë verën e mirë
Vetëm, pasi të fitojmë ,edhe të dhurojmë.

Vetëm të ëndërroj pranë teje,
Për të jetuar një ndryshm,
Vetëm me gjithë shpirt të të dua,
Dhe të jemi më të ndjeshëm në kthim.

Vetëm të kemi të njëjtin qëllim,
Edhe sikur të humbasim ç’kemi,
Kur e zezë e bardha të bëhet,
Prapë mendjen ta kemi.

Vetëm t’i lutemi Të Madhit Zot,
Të na japë vetëm aftësi,
Jeta jonë është një rrugë ,
që kërkon vetëm punë dhe dashuri.

Leave a Reply