Të ecësh jashtë në rrugë i vetëm
Mikhail Yuryevich Lermontov
Të ecësh jashtë në rrugë i vetëm
Jashtë në rrugë u gjeta në vetmi;
Shtegu i ngushtë vezullonte në errësirë;
Ende është natë. Shkretëtira vë veshin tek Zoti,
Dhe qiellit fjaloseshin yll me yll.
Kupa qiellore shastisur mrekullisë hyjnore
Ndërsa toka fle në aureolë kobalti…
Pse unë ndiej kaq dhimbje dhe shqetësim?
Pse ushqej në mendje: shpresë, keqardhje?
Unë nuk shoh shpresë në vitet që vijnë,
Për gjithçka shkoi nuk ka pendim.
Gjithë sa kërkoj është paqe dhe liri!
Të humb veten e të bie në gjumë!
Por jo gjumin e akullt të varrit…
Unë do të pëlqeja gjumin e përjetshëm
Dhe jeta me forcë në gjoksin tim të kotet
Thith e nxir frymëmarrjen butësisht;
Netëve dhe ditëve, do të lehtësohet dëgjimi
Nga zëri i ëmbël i këngëve për dashurinë.
Dhe mbi mua, mes gjelbërimit të përhershëm,
Druri i errët i lisit do përkulet me shushurimë.
Përktheu: Dhori Thanasi
Komente