SONET PRANVEROR

MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI

Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largsinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n’argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.

Me kangë në buzë u zgjue agimi
dhe ja këndoi kangën diellit t’artë
rrezesh purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiell të kjartë.

Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulëzimi derdhi,

me gji të paprekuna, ku dashnia sosë,
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhurojnë pranverën me nji apoteozë.

Leave a Reply