SIKUR TË MOS ISHTE SOKRATI

PËRPARIM HYSI

Një ditë prej ditësh,tani,në vitet e demokracisë kisha dalë për qejf tim pazarit.Nuk e di se çfarë do të blija.Sidoqoftë,i dhashë karar:po dal dhe po shoh.Me të parë dhe me të bërë!-kur i thonë.Pazzari plot.Me lloj-lloj artikujsh dhe,siç merret veshë,atje të sheh syri plot të njohur.Dikush po shiste damask dhe,kur afrohem për të parë,shoh Sokratin.Bërtita:-Sikur të mos ishte Sokrati?!Shënjë kjo për një ngjarje që kish ndodhur vjete më parë,ku ky,Sokrati,qe protoganist.Ndërsa prisja afinitet nga Sokrati,pashë që ky(pra,vetë Sokrati!)më shkeli buzën duke më treguar me këtë se diçka nuk shkonte në përshëndetjen time.Natyrisht,që ndalova dhe prisja ndonjë sqarim.-Vazhdo ti,-i tha ai të shoqes,-se unë do shkoj me këtë mikun tim të pi një kafe.Miku pra qeshë unë që,tani,ca më shumë u bëra kurreshtar të dija arsyejen e shkeljes së buzës.Më futi krahun miqësisht dhe,sa bëmë hapat e para drejt klubit më të afërt,më tha me avash:-Është aty,është aty.Ngjitur me dyqanin tim;është ai që shet këpucë!-Po kush?-ia ktheva pyetjes me pyetje.Ai,pra,Mehmet Elmazi,për të cilin të kam folur.Aman,të keqen,të mos e marrë veshë se tani janë dhe armët sheshit dhe në këtë botë vetëm e mira harrohet,po e liga,mezalla.As do të dijë tjetri rrethanat,detyrën e ku të di unë. I kërkova të falur që,për pak,nga pakujdesia ime desh i hapa punë.Dhe nuk qe punë e vogël,gjithësesi.Por ç’kish ndodhur,me të vërtetë? * * * Ç’do të lexoni më poshtë,janë fjalët e Sokratit. -Unë qeshë i plotfuiqshëm në atë zonë.Zonë pak e gjërë,por,sidoqoftë,e njohur për mua.Aq më shumë se kisha lindur dhe qeshë rritur në këtë zonë.Veç kësaj,edhe miqësinë dhe të njohurit më të shumtë po në këtë zonë i kisha.Mirëpo në fshatin N…,fshati më i largët i zonës,punët(për fushën time si përfaqësues i policisë e kam fjalën!)nuk po shkonin mirë.Shkonin njerëz nga qeveria lokale në fshat dhe ose këta priteshin me këmbët e para,ose u hiqehih targat e makinave,u shpoheshin gomat a do ndodhte ndonjë prapësi tjetër.Kishte vajtur puna aq keq,sa nuk mbante më ujë pilafi.MË thërret titullari:-More do t’i dalësh zot detyrës ti apo do që të lirojmë.Atje në fshatin N…seç ka ca huliganë që nuk po lënë prapësi pa bërë.Në fshat çdo ditë po sherre.Shkojnë të dërguarit e pushtetit,prapë sherre.Dy rrugë ka:o dili zot,o lërë detyrën.Kuptohet që u bëra pikë e vrerë.Kisha familje dhe me këtë rrogë që merrja,mbaja kalamaqtë me bukë.U zotova para titullarit dhe u nisa për në N…Natyrisht,unë kisha mundësinë që të merrja veshë kush na”hapte punë””,por koha qe e tillë që nuk ishte e lehtë që t’i vije nën fre si në vitet e”pushtetit popullor!”.E dija kush i organizonte ata djelmosha të pabindur.Por,për t’u siguruar më mirë,u përpoqa ta mirrja kalanë nga brenda.E thirra atë të”madhin fare të atyre” dhe i thashë:-Nesër në mëngjes në ora gjashtë e gjysëm të mëgjesit do të jesh zek zyra ime se kam për të ngarkuar një detyrë!-Si”komadant” që e quante veten,ra dakord.Dhe këta”komandantët” janë besnik të fjalës.Erdhi(unë po e prisja dhe kisha folur me shokët e mi të punës).E prita dhe dola në koridor.I them:-Më prit pak këtu sa të shkoj tek kjo zyra lart.-Mirë,-më tha.Lart priste përgjegjësi i policëve që drejtonte gjimnastikën e mëngjesit.-Aty e kini,-i thashë.Doli ai vetë i katërt dhe më t’i hyjnë dorë:një e hidhte,tjetri e priste.Unë llogarita.Për 20 minuta do ta “stërvi -More maskarenj!-u lëshova.Ç’po bëni kështu me këtë?PO ky është “miku im” që e kam thirrur vetë këtu.Dhe ua hoqa nga dora.Ama e kishin bërë pelte.-E more vesh,-i them “mikut im”,se sa të “poshtër” që janë këta.Prandaj shko atje në fshat(ndaj dhe të kam thirrur!)dhe u thuaj atyre shokëve që të heqin dorë nga marrinat;se po katandisët për këtu,shiko se si të bëjnë.E mblodhi veten disi dhe më thotë.-Të faleminderit shumë dhe,po pate shqetësime në fshatin tonë,kërkomë mua.Paska shkuar dhe në fshat(unë,natyrisht, e ndiqja me njerëzit e mi!) i paska mbledhur ata “trimat etij” dhe u paska thënë.-Çuna,që këtej e tutje nuk ka nga ato palo punë që kemi bërë.Mua,për vete,sa nuk më grinë.Kishin dalë për gjimnastikën e mëngjesit policët dhe një më hidhte,dhe tjetri më priste.Shyqyr që erdhi Sokrati( ekish fjalën për mua,de!),se,po të qe vonuar edhe pak Sokrati,unë zor se do isha rop më.Shkurt.Puna u ndreq.Dhe fshati ra në qetësi.Me “komandantin” jemi miq të mirë.Ai shet këpucë,unë damask.I kam hyrë pak në gjynah.p o më mirë.Ashtu siç e kish zënë,do merrte rrugë të keqe.Por ç’të kamtreguar,të mbetet në mes tonë.Ndaj dhe të shkela buzën aty,pak më parë.I dhashë të drejtë mikut tim,Sokratit,dhe i kërkova ndjesë për nxitimin.Sidoqoftë,është një ngjarje që ka pak komicitet brenda;ndaj dhe e solla për ju me ca tjetërsime që,për ruajtje kofidenciale,duhet t’i bëja.

“FotjonArt”, 16 dhjetor 2007

Leave a Reply