SHTËPIA E NOLIT NË FLORIDA RËNKON E KËRKON NDIHMË
SHTËPIA E NOLIT NË FLORIDA RËNKON E KËRKON NDIHMË
Përparim Hysi
Impresione prej një interviste
…Eshte imperative dhe, njeheresh,e pafalshme qe te mos gjenden fonde per shtepine e Fan Nolit
ne Londerdal te Florides…
Me emocionoi intervista e z.Riza Lahi me z.Rajomonda Moisiu.E pershendes zonjen
ne fjale,kuptohet,ne distance,sado qe nuk e njoh.Ka bere me te vertete nje pune shume
te cmuar,se ka zbuluar “nje margaritar”qe”flinte”diku.Dhe nuk e la qe te flinte gjumin e
madh.Beri,ne mund te shprehem keshtu,ate qe thuhet diku per Profetin Muhamet qe,sic kam
lexuar,”Nuk priti qe te vinte Meka tek Muhameti,po shkoi Muhameti ne Meke.”Ajo eshte treguar
kembengulese,kerkuese,eksploruese dhe ja me se fundi,dhe shperblimi.Zbuloi ato “pllaka”ku
eshte regjistruar zeri i Fan Nolit.Kur shkruaj per Rajmonden,me vijne ndermend fjalet e Cajupit
qe diku thote:”Margaritari nuk gjendet buze detit a mbi shpelle/kerkoje ne det-thelle.”/Dhe ajo
si nje”palombare”e bukur dhe e guximshme, u “zhyt” thelle dhe nxori nga “thellesia e harreses”
(valle,ka thellesi me te madhe?!), nje thesar te vertete. Ringjalli apo solli te gjalle imazhin e nje
figure historike sa madhore,aq dhe shume dimensionale …
Kur flas per Nolin, ma merr mendja,qe kjo figure disaplanshe, ngjet me nje miniere qe
duhet eksploruar,se atje,dhe vetem atje, ke per te gjetur, me te vertete, xeherore te cmuar. Ca
prej tyre i zbuloi zonja Moisiu dhe ato jane si ca rruaza te shndritshme ne “Gjerdanin emadh
te Korpusit Nolian” te skalitur me aq skrupolizitet, nga Profesori i nderuar, Nasho Jorgaqi,te
cilit marre guximin qe t’i shtoj mbi mbiemer edhe ate te Nolit, se aq kembengules eshte treguar
ne studimet e tij me FanNoliaden e tij. Nga ana tjeter, impulsi qe me vjen eshte edhe ky
pak “intiringues”,ne mund ta quaj ashtu.Ka nje fakt qe shume kush e di: Noli ka patur nje shtepi
ne Loderdall te Florides,ku,sa here qe s’i printe shendeti,vinte dhe “kurohej” ketu (them ketu, se
dhe vet,une,jam banor ne shtetin e Floridas,por,perkohesisht,ama,sado qe kam 6-vjet).Kete se pari
ma ka njoftuar Profesor Jorgaqi dhe, mandej, edhe Naum Prifti.
Per turpin tim (jam gati 65-vjec tani) as qe e dija nje gje te tille.Dhe,ngacmuar prej tyre,
u interesova dhe, sa kam marre veshe, nje shtepi e tille per Fan Nolin eshte blere (pra,ka qene
prone e tij) dhe (te me fale lexuesi se si”magazine pa inventar qe jam nga kujtesa”)gjendja e saj
faktike-gjithmone sipas te dhenave-eshte drejt shkaterrimit total, sepse mungojne fondet per ta
meremetuar. Natyrisht, kushdo alarmohet nga kjo lenie ne meshire te fatit te nje shtepie qe ka
vlera te vecanta. Ajo do te ishte nje muze i vertete ku gjithe te interesuarit,si ne nje sinagoge
cifute, kishin se cfare te mesonin.
Kjo lenie ne harrese te kesaj shtepie historike,eshte nje faj qe,mbi te gjitha,duhet ta mbaje
shteti,Ministria eKultures,dhe,mandej,gjithe ne,bashkevendesit e Nolit te Madh,te cilit i takon
me shume se kaq.Per meritat e tij s’kam pse flas,se njihen.Po ashtu si ai qe leshoi kushtrimin
me”Mbahu,neno,mos ki frike/se ke djemte ne Amerike/ashtu leshoi dhe une kushtrimin:-
Jepni secili dicka qe ajo shtepi e Nolit te flase,po ashtu sic foli,i zoti i saj,Noli.Mendoj se beri
mire Ministria eKultures qe levroi fondin prej 125 mije Eurosh per restaurimin e shtepise se
Kadarese,ne Gjirokaster.Padyshim,qe ka bere shume mire.Por eshte imperative dhe, njeheresh,e
pafalshme qe te mos gjenden fonde per shtepine e Fan Nolit ne Londerdal te Florides.
Apeli im eshte: cdo shqiptar qe banon ne USA apo dhe jashte saj,te kontribuoje,me sadopak,qe
kjo shtepi te kthehet ne nje muze te vertete qe te perjetesoje kete figure nga me te medhate dhe,
nga me te paperseritshmet, te Shqiperise. Eshte ne nderin e shtetit dhe e te gjithe atyre qe kane ne
rrema gjak shqiptari.
Le te shpresojme qe kjo thirrje imja (qe s’eshte vetem imja) nuk do te bjere ne veshe te shurdhit.
Amen!…
“FotjonArt”17 janar 2007
Komente