Shpresoj

ADELINA BILBILI

Era qëndron në të sajën pelerinë
pëllumbat në ajër kërcenin lirinë
midis pemëve dhe urës qark
ti,unë të mahnitur i ndiqnim nga larg.

Endërronim harenë të trokasë në derë
dhe zogjtë me shpresë presin pranverë
çdokush ka fatin që troket një herë.

Leave a Reply