SHIU MBI LUMË
MARTIN CAMAJ
SHIU MBI LUMË
Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë
e pikat e shiut po bijnë mbi lumë
në qiellin e vrantë lëviz një halë
shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjumë.
Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës
e pikat e shiut po bijnë mbi lumë
dëshira e pjekun po bjen prej degës
shpirti s’don dhimba e shtati lyp gjumë.
Në votër flaka po del krândeve
e pikat e shiut po bijnë mbi lumë
veshët e mij janë lodhë prej zâneve
shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjumë.
Komente