SEVDIJE REXHEPI

Përgatiti Shefqet Dibrani

Sevdije Rexhepi

Sevdije Rexhepi

Sevdije Rexhepi (22 shkurt 1972), është lindur dhe rritur në Gjilan të Kosovës.
Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në qytetin e lindjes, kurse studimet për
Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës
në vitin 1996. Për dy vite (1996 – 1998), ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës frënge në
Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan. Nga gushti i vitit 1999 deri më 2006 ka
punuar në Brown & Root Services (si përkthyes dhe këshilltare për pune administrative
dhe personel), në kampin amerikan Monteith në qytetin e saj të lindjes. Kurse nga nëntori
i vitit 2006 vazhdon të njëjtin mision, por tashmë në Irak me kompaninë amerikane
(KBR).
Sevdije Rexhepi, përveç poezisë, shkruan edhe prozë dhe merret edhe me gazetari
kryesisht shkruan reportazhe dhe udhëpërshkrime. Ka bashkëpunuar me shumicën e
shtypit shqiptar që botohet në Kosovë dhe mërgim.
Kjo poete, përveç gjuhës shqipe zotëron mirë edhe anglishten e frëngjishten, kurse poezi
shkruan në gjuhën amtare dhe në anglisht.
Si natyrë; Sevdije Rexhepi është një poete sensitive, e ndjeshme ndaj dukurive jetësore,
mbron me dashuri jetën e të tjerëve, adhuron lirinë njerëzore dhe përherë poezinë e saj e
përcjell një mesazh kuptimplotë përplot melankoli e vlera letrare.
Është prezantuar në këto antologji:
1. “Mozaik të një portreti”, Tirane, 2004.
2.“Gjuha e dashurisë poetike”, Tirane, 2006.
3.“Nënës”, Tirane 2007.
Veprat letrare:
1. “Simfoni e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003.
2. “Orët e mungesës”, poezi, Gjilan, 2004.
3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj ujëvarash)”, poezi, Gjilan, 2004.
Sevdije Rexhepi, jeton në Gjilan, kurse momentalisht punon në Kopshtin e Edenit, në
Irakun Qendror.

Leave a Reply