ROLAND MUSTA
Nga “FotjonArt”
Roland Musta është lindur në Tiranë, më 6 maj 1946.
Dashuria për letërsinë, dëshira dhe talenti për të shkruar poezi, ishin ngjizur tek Rolandi
që kur ishte nxënës në shkollën tetëvjeçare.
Në sirtaret ku mbante librat dhe fletoret e shkollës ishin edhe fletoret me poezi të
ndryshme, në pamundësi për t’u botuar.
Mësueset e letërsisë në ato vite do zbulonin krijuesin e ri letrar Musta, të cilat me
vlerësimet dhe disa këshilla të vogla, do ndikonin, që poezia të ishte për të pjesë e
pandarë e jetës së tij të ardhme.
Pas mbarimit të klasës së 8-të me rezultate të shkëlqyera i del e drejta e studimit në
shkollën e mesme ushtarake “SKËNDERBEJ” .
Më pas, vazhdoi studimet e larta në Akademinë Ushtarake.
Studenti 20 vjeçar në atë kohë i realizohet edhe ëndra e tij e vjetër; i botohet vëllimi i
parë poetik: “Nëpër Agime”
Gjatë gjithë jetës së tij studentore Musta shkruante vazhdimisht poezi.
Përfundimi i studimeve të larta me rezultate të shkëlqyera, i hapi udhën për të punuar në
organet e shtypit ushtarak. Musta gjithashtu ka punuar edhe në Drejtorinë e Kulturës në
Ministrinë e Mbrojtjes dhe në disa gazeta të ndryshme.
Puna në gazetë bëri, që ai të mos ishte aq i zoti për t’u shmangur dhe për të vijuar
krijimtarinë e tij poetike. Në ato vite ka botuar herë pas here në organe të ndryshme të
kohës si: “Drita”, “Nëntori”, “Zëri i Rinisë”.
Edhe pse me diplomën e ushtarakut në xhep, Rolandi kishte një “brengë” në veten e tij
dhe ajo “brengë” iu realizua, kur fitoi të drejtën për të vazhduar studimet e dyta të larta
në Universitetin Shtetëror në Tiranë, në degën Gjuhë-Letërsi, të cilat i përfundoi në vitin
1978.
Ai vit, përveç diplomimit, do t’i sillte edhe një gëzim tjetër; i botohet vëllimi i dytë
poetik: “Jetë”
Roland Musta është përfaqësuar gjithashtu me krijimtarinë e tij letrare në përmbledhje
të ndryshme poetike si :Antologji poetike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe asaj
kushtuar Naim Frashërit ,ne 150 vjetorin e tij të lindjes.
Nga mesi i viteve 70-të dhe në vitet e 80-të, emri i tij u bë i njohur gjithashtu edhe në
Festivalin Kombëtar të Këngës në Radiotelevizion, që zhvillohet çdo fundviti, traditë
kjo, që vazhdon edhe në kohën e sotme, ku poezitë e tij u morën nga kompozitorë të
ndryshëm për t’u bërë këngë.
Ka në proçes botimi edhe një vëllim tjetër me poezi.
Që nga viti 2002 jeton në Michigan bashkë me familjen e tij.
“FotjonArt”, 29 mars 2009
Komente