PUNË E NDARË
Bardhyl Mezini
I mërzitur sa më s’ka,
I thotë të zotit një ka:
Edhe pse punoj në arë,
S’fitoj gjë, ti mbush hambar.
I kthehet atij fshatari:
Shko mbërtheu te kulari!
Se punët kështu janë ndarë,
Ti në zgjedhë, e unë pronar.
Ty…po s’të pëlqeu hesapi,
Shko se të sqaron kasapi…
Komente