PROPOZIMI I DHELPRËS
Bardhyl Mezini
PROPOZIMI I DHELPRËS
I propozoi një mëngjes,
dhelpra qenit, për biznes.
Bëj, – i tha,- sikur s’shikon
dhe merr pjesën që të takon.
Me inat qeni i thotë:
-Unë i shërbej tim zot,
siç ma kërkon detyra.
S’jam si ty, me dy fytyra.
Unë, – tha skilja, – fytyrën,
e ndëroj, por jamë e lirë.
Kurse ti që kryen detyrën,
të mbajnë lidhur me zinxhirë.
Komente