POETI

Përparim Hysi

      Përparim Hysi

Nga Përparim Hysi

POETI

“Pushteti i njerëzve shfaqet me POETIN!”
G Ë T E

POET! Ke dalë pak jashtë kohe
Si në lojën e shahut ke rënë në “ceitnot” *
Mos u praps, nëse pak lexohe
Unë e di mirë: nuk e meriton atë notë.

Se koha është e keqe,e ngarkuar me strese
Ku veç mashtrimi dhe paraja lozin “arushë”
Unë e di,Poet! Ti nuk ha “aso gjelle”
Dhe kjo kohë perverse me inat të mbushë

Mos u praps dhe vargjet t’i bësh pushkë
Mbushur me fishekë për të vrarë prapësitë
Se dhe në kohë paqeje një POET është në luftë
Ndaj nuk i ndahen gjembat dhe e kryqëzojnë si Krisht!

* ceitnot – lëvizje brenda një kohe të caktuar.

 

Leave a Reply