POETI

Agim Bacelli

Agim Bacelli

AGIM BACELLI

Poet nuk te ben sasia e poezive as vitet qe shkruan vargje, poet te ben dashuria per poezine, fuqia e fjales poetike dhe mesazhi qe transmeton tek lexuesi.
Bota dhe Shqiperia ka poete te cilet vetem kater vargje i kane bere te tille dhe bile poete te medhenj per te mos u harruar kurre!
Nuk eshte nevoja qe te punosh ne poezi aq kohe sac punuan sklleverit per te ngritur piramidat! Mjfton vetem nje cast i vogel per te te bere poet te madh.

Per nje letrar fillestar dhe per kedo qe shkruan vargje poetike, pamvarsisht nga niveli artistik nevojiten shume fjalet e ngrohta inkurajuse dhe pse jo edhe lavderimet ne shkallen superlative kur e meritojne.
Poeti duhet te leje gjurme ne rrugen e tij poetike dhe jo te jape prove se ai po kalon ne ate rruge! Ai nuk eshte nje shpikes sic jane shkencetaret por nje nuhates i mire i asaj qe ndodh per rreth tij. Poeti nuk shqeteson askend duke qene poetik, ai eshte njelloi si ai bahcevani qe nuk i tremb lulet me gersheren e tij te madhe ne dore.
Poetet kane zemer te ndjeshme dhe duhet te kihet shume kujdes me ta sepse lendohen kollaj. Lavderimet, edhe te pamerituara, jane ushqim per rritjen e poeteve. Le te inkurajohen poetet te bejne poezi qofte edhe nese ato jane prozaike.
Eshte tjeter gje kritika letrare dhe tjeter gje inkurajimi letrar. Te jesh kritik letrar duhet qe te kesh patjeter bagazhin e nevojshem te teknikes letrare por qe te jesh inkurajues te mjaftojne vetem fjalet e embela dhe dashamirese. Mos i kurseni ato per poetet.
Si perfundim, une mendoj se vrazhdesia me fjale te ashpra qe peshojne rende ne zemerat e poeteve, sidomos te atyre qe mundohen te behen poete, eshte thika me te cilen vriten poetet! Kete gje nuk e bejne njerezit e mire.
“FotjonArt” , 26 Mars 2007

Leave a Reply