Po lë veten

Përparim Hysi

Po lë veten në krahët e qejfit
M’u arratis shpirti nga trupi.
Dini e shihni:s’mbahem shendit
As që pyes më, ç’është turpi ?!

Turpi,-thonë,- nuk ka brirë
Po ku pyet nga turpi një “çunak?!”
Tani unë jam krejt si xhind i pirë
Tani, të marrë në vetull gjak .

Çfarë? Nuk besoni dhe jini mëdyshur?!
Se ç’them, gjoja është sajim?!
Ka ardhur, o miq, syri i ndritur
Dhe me të shkova në vidhimë…

18 shkurt 2013

Leave a Reply