Plagë

ADELINA BILBILI

Kërciste tezgjahu
thurrte mozaikë
sot tjetër zile
shurdhon,më pik.

Shpërndarë bijtë
Janinë, Selanik,
nuk kam qetësi.

Gruaja matanë gardhit
pret të lind fëmijë,
nga zile emigrantit,
humbet çdo fuqi.

Puuh! S’kam dy jetë
njërën ta shtrëngoj,
tjetrën ta dhuroj,
e nuk ka mjek
plagët t’i shëroj.

Njeri humbi djalin ,
në të zezën sterrë
tjetri këmbën “fali”
e u mbush me vrer.

Njeri lë të dashurën
s’qan dot është burrë,
për ëndrën e varfër
bërë qivur.

Për tokën time

Për tokën time
nën dritën e hënës
do bëhem thërime
t’i shkoj pranë nënës.

Do çaj rretë e errëta,
erën do ta gjuaj,
dhe në orët e herëta
mall për to do shkruaj.

Leave a Reply