Letër ESENINIT!

Nga Përparim Hysi

Letër ESENINIT!

Të mahniti Shaganeja, o i bukuri Esenin!
Shih si është Shabaneja ,ah, ta shohësh, miku im!
Ti e pe Shaganenë në një klub a në çajhane
Unë e gjeta Shabanenë, tutje, në një lagje çame.

Shabaneja ka një sy që të “ha” e gërsisht
Po ta shihje, bukurosh, ti do vdisje dashurisht.
Ka një trup si fidan, një shikim që ngjall të vdekur
Ndaj u bëra unë duman, helmi buzën ma ka qepur.

Është e bukur Shabaneja, por si “lule mos më prek!”
Asgjë s’është Shaganeja (hajd t’i vëmë tek për tek)
Në më vë poshtë me vargje, ( është një sfidë që e pranoj)
Po për bukuroshen çame, mezalla që pe s’lëshoj.

Leave a Reply