Për Lasgushin

Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci

 

Kanë thënë për Lasgushin…

 

Dhe ai ka thënë…

Lasgushi qe enigmë…ishte një mister brenda një misteri.

  John Hodgson

 

“U shkëput nga dega mëmë,

gjethi i fundit vjeshtarak

Pres të ngrihet anës gjolit,

zogu i mallit endacak

 

Po ku je nosit i dashur,

s’t’i ndjej flatrat nëpër erë

Dimri xhokebardhë

nisi të trokasë me shkop në derë

 

S’ka ç’m’i bën ngrica e ftohtë

zemrës sime, o Lasgush,

Shpirti ngrohet kur më çmallet,

sepse malli është prush!

 

Eja, o thëngjill i ndezur,

të ma shkrish mardhjen në gjak!

U shkëput nga dega mëmë

gjeth’i fundit vjeshtarak.

  Pano Taçi

 

“Vargje të zjeu gjaku

Vargje të ngrohta prush

Dashuria e tyre s’të mplaku

Mbete i ri përjetësisht,Lasgush

  Dhimitër Pojanaku

 

“Poetët janë si profetët

Më të mëdhenj se mbretët”.

Lasgush Poradeci

 

“Poet, poet,me gjoks liqeri

Me sqep nositësh zemrën rreh Copton

dhimbje pjellë-vreri

Dhe yje-zjarresh qiellit le.

Rinush Idrizi

 

“Një Lasgush e një Rinush

Njëri zbraz e tjetri mbush”…

Miqtë

“Armiqtë e Shqipërisë

unë i ha të gjallë,

i vjell dhe i ha prapë”

Lasgushi

 

“Poezinë popullore unë e ha të gjallë,

nga ajo krej fjalë të rrallë

dhe e vë në vjershën time.”

Lasgushi

 

“I dashur Lasgush,zog i qiejve…

Ragip Kyçyku

 

“Poezia është e pavdekshme.”

Lasgushi

 

“Më shpini e më varrosni në Poradec, pranë nënës e babait.”

  Amaneti i fundit i Lasgushit

 

“Tani,po të ngjallet Jezu Krishti,edhe Lasgushi ngrihet menjëherë nga varri…”

  Fatos Arapi

 

“Do të vijë një kohë kur dollia do të fillojë me këto fjalë: Mos e pifshim këtë godë, në mos u bashkofshim me Kosovën.”

  Lasgush Poradeci

 

I mblodhi Përparim Hysi

Leave a Reply