PËLLUMBESHA E PAQJES
SHEFQET DIBRANI
(Nënës Tereze)
U shfaq pëllumbesha n’trojet
arbërore,
në derë të fisit mori uratën.
Nëpër dyer varfanjake trokiti prore
me ngulm luftoi urinë, lëngatën…
Nga larg pamë mrekullitë e saj
edhe ne vogëlushët kosovarë:
Dorë e saj lidhte lot e vaj
t’skamnorëve me shpirt të vrarë.
Gjatë priti sa ia hoqëm çelësin derës
për ta kthyer edhe n’shtëpinë e vet,
Tha: erdha, dhe faleminderit,
dhe iku duke na uruar shëndet!
Komente