PAMJE VJESHTE

Asdreni

Asdreni

 

ASDRENI (1872 – 1947)

PAMJE VJESHTE

Shkoi vera

        Si hije,

Fryn era,

        Shi bije.

 

Lart qielli

        Si plumbi,

Shkoi dielli,

        Na humbi.

 

S’ka jetë,

        Ra brymë.

Bar, fletë

        Pa frymë.

 

Rri zogu

        Të hajë

Te shtogu

        M’i majë.

 

Ka gojë,

        Do jetën

Ta rrojë

        Të shkretën.

 

Gjahtari

        Del gjahut,

Druvari

        Dru krahut.

 

Del bujku

        Mbledh berrat,

Tej ujku

        Nër ferrat.

 

Lart fshatit

        Tingllime…

Rreth shtratit:

        Dëfrime.

Leave a Reply