ORTAKU

Bardhyl Mezini

cekan dhe kudher

cekan dhe kudher

Ortaku

Kërkoi duel një çekan
Me kudhrën në kovaçhanë.
Hekur,-tha,-jemi të dy,
Dhe i shkeli njërin sy.

Sa fillon ajo të flasë,
Ai nisi ta godasë.
Mirëpo s’di se si e qysh
Bishti u nda më dysh!

Meqë rasti iu dha,
Kudhra dy fjalë i tha:
Si çekan s’ta kam merakun,
Ama dru e ke ortakun.

Leave a Reply