Një vështrim si “jashtëradhe”
Përparim Hysi
Kur të shoh që je e bukur
E ndjej veten si të “ri?!”
Ke parë ti që bëhem “turbull?!”
Turbull, tash, në pleqëri ?!
Kur njeriu zë bëhet plak
Siç jam unë, në moshën time,
Zë e “rihet” pak nga pak
Veç i joshur nga vështrime.
Sado tash s’është i “rrezikshëm”
Se më nuk është “konkurent”
Prej vështrimesh,sado “trishtshëm”
Zë “grefoset”: djalë levent ?!!!
Kapet krejt si një i mbytur
Do shpëtim nga një fillkashte
Edhe unë jam “përtëritur”
Nga vështrimi si “jashtëradhe”
12 prill 2013
Komente