NJE GROPEZ MISTERIOZE
Gazi Buxheli
Qenin tim të dashur e kam varrosur, ( o zot, a mud te them për të e kam groposur), në kopshtin tim pranë shtëpisë. E doja aq sa në ditën e ikjes së tij dhimbja mu kthye në përlotje. Tek koka i mbolla një qipparis, që rritet e rritet edhe sot e kësaj dite. E ruaja varrin që të mos ma prekte dikush, por asnjëherë nuk ja arrita dot ta mbroja nga dëmtimi. Që ditën e dytë të varrimit pash se varri ishte dhunuar. Pranë kokës së tij dikush kishte hapur një vrymëz. E mbylla vrymëzën, duke e sjellë gjithçka në gjëndjen e mëparshme. Por ditën e tretë po e njëjta gjë, përsëri një vrymëz. Për çdo ditë e njëjta gjë, i njëjti gërmim, e nëjta vrymëz. Ndalova për ta kqyrur me kujdes gërmimin misterioz, për të kuptuar nga se mund të vinte kjo gjë e çuditëshme, dhe përse bëhej! Mbas mjë kqyrje të gjatë vura re se vryma ishte jo shumë e gjërë, por çdo ditë bëhej më e thellë, duke synuar të arrinte thellësinë për tek kafka e kokës së qenit.
– Diçka, apo dikush, i thash komshiut tim, më ngacmon varrin e qenit. Bën tek ai një vrymëz, edhe pse unë e mbyll, ai e rihap atë!
– Mund të jetë ndonjë urith, ata bëjnë të tillë vryma, u mundua të më qetësonte komshiu.
– Por urithët bëjnë tunele, kurse unë nuk shoh asnjë të tillë!
– At’here i dashur, më erdhi në ndihmë ai, do të bëjmë kështu: do të lidhim qenin tim tek qiparisi që ke mbjell. Në se dikush vete për të gërmuar qeni patjetër do të lehij. Ashtu edhe bëmë. Me një litar të gjatë lidhëm qenin tek qiparisi. Por të nesërmen e njëjta gjë: gropëza përsëri ishte hapur. Bile kësaj here edhe më e gjërë dhe më e thellë. Gati-gati kish arritur tek kafka e kokës se qenit!
– Më vjen keq, por nuk mund ta lë më qenin tim të lidhur pas atij qiparisi. E dua qenin tim ashtu si e ke dashur edhe ti tëndin, më tha komshiu. Por i dashur mos u besdis kaq shumë pqr një gjë të tillë. Tek e fundit atje një qen është groposur. Sot dhunohen varre njerëzish e jo qensh! Nuk ja vlen tërë ky shqetësim. Më në fund rash edhe unë në mendimin e tij dhe pranova pamundësinë e zbulimt të atij që e bëntë atë gropëz të mallkuar. Hoqa dorë nga kërkimi për zbulimin e shkaktarit, por jo nga mbulimi i gropëzë, që vazhdonte të bëhej gjithnjë e më e gjërë e gjithnjë më e thellë, sikur donte me çdo kusht që të arrinte tek kafla e kokës së qenit tim të dashur. Kështu rridhnin ditët. Por në një nga këto ditë shtanga: vryma nuk ishtë më. U gëzova dhe vrapin e lash tek komshiu. Trokita në derë e tij për t’i dhënë lajmin, por e zonja e shtëpisë më tha se ai, bashk me qenin e tij, një ditë më parë, kishin ikur me pushime, në një qytet të largët…
—————————
Kohë të më vonshme m’u dha rasti të lexoja tregimin “ Qeni”, të Dino Buzzatit. Flitej për një mirazh. E rilexova atë tregim, për të bërë pastaj pyetjen: përse vallë qentë vuajnë dënimin e pagojësisë?!
Komente