NGARKESA
Bardhyl Mezini
Tërheq karrocën një kalë,
Jo pak, dhjetë kuintalë.
Veç bezdiset për rrotën
Që kërcet e i çanë kokën.
Dikur zë dhe i bërtet:
Unë po lodhem, ti kërcet?!…
Karroca sakaq u ndal
Dhe i tha:-Dëgjo mor kalë,
Meqë zhurma të bezdis,
Hidhe barrën në kurriz…
Komente