Në Vitin e Ri

Viti i Ri

                       Gëzuar  Viti i Ri !

Dhori Thanasi

Në Vitin e Ri

(Për ata që diç prisnin….)

 

Edhe gjithë bota t’më uronte

Grumbull në kor a një nga një

Vetminë s’ma hiqte kurrsesi;

Askush, kurrkush, asgjë dhe asnjë.

 

Mendimet ngrirë si fund dhjetori,

Një shpresë, kallkan si prag janari.

Me ëndrra prishur vitit të vjetër,

Gjumi i trembet Vitit të Ri

 

Prita e prita, asgjë më shumë,

Veç një urim, një fjalë a germë,

Qoftë dhe një tingull ashtu nën zë,

Pastaj me të gjithë miqësi të zë.

 

Ky shënëndreu po ikën çalë

Dhe kollozheku do jetë gërmuq.

Ti digjepiq në grykë si halë

Dhe djegqerrësi s’do jetë pa huq.

 

Le të uronte mbarë njerëzimi,

Të gjithë së bashku a veç e veç,

Asgjë s’do qe si rreze diellzimi,

Në se i yti s’do të vijë,… për dreq!

 

31 dhjetor 2017

 

Leave a Reply