Joseph Rudyard Kipling

Joseph Rudyard Kipling

 

Joseph Rudyard Kipling

 

Në ti qëndron më këmbë kur rreth teje të tjerë

Janë rëzuar për tokë dhe për këtë fajsojnë ty;

Në beson veten kur të gjithë ty të braktisën,

Por bën lëshim për mosbesimin e tyre, sy më sy;

Në mund të durosh i palodhur nga pritja,

Në përreth të mashtrojnë e s’pajtohesh me gënjeshtrën,

Në të kanë zët e s’përkulesh nga urrejtja,

Dhe sido nuk çfaqesh as më i miri e më i urtë;

 

 

Në ëndëron, kur mjeshtri yt i ka shuar vegimet

Në mendon, kur synimi yt duket pa ide

Në përleshesh me triumfet dhe dështimet

Dhe trajton këto dy dukuri si një të vetme;

Në arrin të dëgjohet e vërteta që thoje

Shtrembëruar prej horrash dhe kurthe laçosh,

Apo sheh të shkatërrohet diçka, që sa jetën doje,

Dhe ndalesh t’i ngresh prapë me vegla “palaçosh”;

 

Në formon një pirg me çdo burim fitimi

Dhe i rrezikon ato vetëm sa hap e mbyll sytë

Dhe humbet, dhe ia nis përsëri nga fillimi

Dhe kurrë s’pëshpërit një fjalë për kët disfatë;

Në imponon me vrull zemrën, nervat dhe tejzat

T’ju shërbejnë gjatë edhe kur kanë vdekur,

Dhe të kapen fort atëherë kur tek ty gjë s’ka mbet

Veç testamentit që u thërret: “mbahuni si hekur”!

 

 

Në flet me turmat dhe qëndron virtuoz,

Ose je me mbertër por s’harron lidhjet e vjetra;

Në as armiqtë dhe as miqtë s’kanë ç’t’ju bëjnë;

Në njerëzit krenohen me ju, por jo sa vlen;

Në ruan të gjallë  çastin e paharuar që troket

Me gjashtëdhjetë sekondat e një udhëtimi magjik,

E juaja është bota dhe gjithë në të ç’ngjet

Dhe, përmbi to, do të jesh njeri, biri im! Pa frik’!

Përktheu  Dhori Thanasi

 

Leave a Reply