Natën në mesnatë
Elsa Touska
Natën në mesnatë
Kudo errësirë
Dhoma në heshtje…
Dritarja hapur
Perdet luajnë valsin e erës
Dhe mendja është në zhveshje
Në memorie gëlojnë çaste të ndryshme
E si robinë më përhumbën thellësive
Ah, sa do doja të kthehesha mbrapa
Por jo si atëherë e ndrydhshme…
Mbyll sytë dhe mijëra kujtime lloj-lloj ngjyre
fluturojnë e sjellin kujtimin e çdo fytyre…
Ëndërr ishte…
Dhoma u zgjua
Bashkë me të, e tashmja mbi mua…
15-5-2017
Ora 00-15