Mësuesi i merituar,JANKO PALI

Nga Përparim Hysi

janko pali

Janko Pali

Një Njeri me demensionet e një institucioni!

Mësuesi i merituar,JANKO PALI
(Përsiatje)

Në ka njeri që i shkon ajo sentenca që thotë,që,po të vlerësoheshin njerëzit nga meritat që kanë,shumë ushtarë do të ishin gjeneralë,them se ky është Janko Pali.Vetëm sikur kalimthi t’u hedhësh një sy shkrimeve,dokumenteve,arshivës të ruajtur me kujdes nga i biri i tij,Petraqi,menjëherë do të hasësh në një padrejtësi të madhe.Në një mohim dhe shmangje të qëllimshme.Sigurisht,nuk do shumë mundim që të zbulosh shkaqet e kësaj shmangjeje:porosia,pa dyshim,ka qenë nga lart.Nga tempulli i errësirës,se Zeusi që rronte në këtë tempull,i trëmbej dritës,kulturës.Atij(Zeusit) i duhej kultura proletare,sado që për vete kish bërë shkollë në Perëndim.
Kur them që Janko Pali si Njeri me dituri shumëplanëshe,me një studim skrupuloz e të përditshëm,e kish kthyer atë shtëpinë e tij në Qeparo,në një sinagogë të vërtetë ku si Diogjeni i lashtësisë,shuante pasionin e tij për dije në disa fusha,mendoj se kam të drejtë.Një poliglot par exelent ai ose përkthente në gjuhën shqipe klasikë të njohur dhe me emër,ose gërmonte në etogjenezën e Bregut(ku është figura më e spikatur)ose zinte mblidhte këngë popullore:përpilonte fjalorë e mikrofjalorë i vetdijshëm se një pemë që mbjell ti sot,do ta hanë brezat e ardhshëm.Ai ishte i ndërgjegjshëm se dikujt i bënte hije.Se hija e lisit në një pyll me shkurre është ku e ku më e madhe.Se sikur të mundje dhe të testoje përmasat e dijeve të,Mësuesit të Merituar,JANKO PALI, dot të hasje në një individ që i ka të rallë shokët.Se kund në histori të letërsisë(po se po),por dhe jashtë saj,nuk mund të gjesh të gjajshmin e tij:në moshën 93 vjeç,ai me një kujtesë brisk,zë e shkruan vargje.Si një pus që nuk di të shterë.Ai e jetoi shekullin e tij dhe mund të thuash me plot gojën:se gati punoi një shekull.Nuk e teproj aspak,kur them se ka demensionet e një instiutucioni.Unë nuk jam nga Bregu.Po bukuritë dhe vlerat turistike që ka Bregu i njoh.Jam i sigurt se bashkia e Himarës paraqitet me një guidë turistike për vizitorët.Unë mendoj që kjo guidë do të jetë më pikante në se atje do fillojë të rreklamohet edhe një pikë:-Vizitoni shtëpinë muze të Mësuesit të merituar,Janko Pali.Nuk do jetë një pavijon sa për sy e faqe.Përkundrazi.Vizitorët do të befasohen në çuditë që do hasin.Qytetari evropiane në mënyrën e jetesës.Për të vazhduar më pas:me plot pasazhe nga jeta dhe veprat e tij(mjerisht,të pabotuara).Dhe,po të veprojnë kështu,fitimi do të jetë dypalësh:eruditit,Janko Pali,do t’i vihet nderi i mohuar prej 50-vjetësh në vënd dhe vizitorët do të çuditen që aty,në Qeparo,ka jetuar dhe punuar një Njeri që me dijet e tij gjithëplanëshe,hulumtonte dhe nuk rreshtëte duke kërkuar o nëpër faqe historie,nëpër këngë a gojëdhëna,në legjenda,në shtresime të tëfolurit,në mradhëniet e gjuhës me fqinjët dhe të gjitha këto,jo si një amator,po si një shkenctar i vërtetë dhe skrupuloz.Sikur për një çast,të marësh të analizosh punën e tij titanike dhe ta kundërvësh me aksh shkenctar që mbante në xhep testën e partisë,dallimi do të qe i dukshëm aq sa bënte mu.Por Janko Pali s’hante dot aso gjelle.I ditur si një Prelat,ai qëndroi larg”testës së kuqe” dhe mihte dituri atje,në”qelën” e tij në Qeparo.Shkenctarët partiakë të Trianës e dinin mirë se cili qe Janko Pali,por kurrë nuk e afronin.U bënte hije lisigjelëbërosh i Qeparoit.E thërrisnin vetëm sa për”auditor” dhe,mandej,bënin sikur e harronin.Kur shkruaj për këtë shmangje paragjykuese e të keqe,më vjen në mënd Asdreni,që duke përshkruar figurën e një patrioti luftëtar,tek poezia”Kryengritësi” thotë pak a shumë kështu:”Të ikë,se na bën hije”.Dhe Janko Pali,ky erudit i pashoq,kthehej atje,tek sinagoga etij:në Qeparo.Qe si ai shterpari i Naimit që nuk i afrohej stanit.Atij stani mbushur me partiakë se sa me dijetarë.Kthehej por jo i mundur.Po më ngulmues dhe më kërkues.

* * *
Është gjynah që të merresh me të vdekurit,po me sa di unë,në kupolën e partisë për arsimin e kluturën,arriti në atë kohë një Bregas.Ky qe ingjinieri gjeolog,shkrimtari Anastas Kondo.S’ma merr mëndja që mos ketë njohur vlerat e Janko Palit dhe në s’lojti as majën e gishtit për t’i dhënë Cezarit,ç’është e Cezarit,unë them se në këtë mes ka pak keqdashje a ca më tepër:ndonjë prapagjykim.Se mund të bënte dhe një tjetër,Miho Gjini,po këtij ia prenë gjuhën me gërshërë reshperi.Dhe Janko Pali mbeti veç mësues andej nga Bregu.Pa marrë përsipër se do të arrij t’i them të tëra,për këtë,figurë kaq të nderuar të arsimit dhe kulturës shqiptare,po mundohem që përmjet disa
prej gërmave të alfabetit tonë të vë në dukej disa prej vetive të tij:
A… Albanaolog,arsimtar,arkeolog,arshivist.
B… Burrrë me karakter spartan;bashkëshort shëmbullor D…Dijetar
E…Esperantist par exelencë i njohur në botë.Etnollog.
Ë…Ëngjëll
F…filantrop,filatelist,folklorist(gjuhën franceze enjeh si shqipen e
greqishten)
G…greqisht folës(të vjetrën dhe të renë).Përkthen nga këto gjuhë.
GJ…gjermanisht folës.
H…hartues tekstesh dhe programesh për shkollat.
I…italishtfolës.Përkthen nga italishtja.
J…Si Janko Palo dora vet.
M…Mësuesi merituar;muzikant.
Nj…NJERI me gërmë të madhe.
O… si një Orakull
P… përkthenjës nga disa gjuhë;protokollist(gati so noter).Poet.
Sh…Shkenctar,shkrimtar.

Natyrisht,në këtë përsiatje timen unë nuk kam mundur që t’i them të tëra se dhe gjeografia ime e njohjes sime për të nuk është e mjaftë.Por një gjë e di mirë:është pak titulli Mësues i merituar për të.Ai duhet të jetë,pa tjetër,Mësues i Popullit,se ka punuar me përkushtim një jetë të tërë duke lënë pas vepra me vlerë që duhen botuar dhe të dalin në dritë.Në këtë gjë nuk kanë mundësi ta bëjnë fëmijtë e të Ndjerit,duhet ta bëjë,patjetër,shteti.Por dhe në shteti do të bëjë një sy qorr,atëherë Bregasit duhet të kontribuojnë që Janko Pali të hyjë në çdo shtëpi shqiptare,se do të jetë një investim me vlerë të pakompensueshme.Shëmbujt nuk mungojnë.Me sa kam ndjekur rubrikat kulturore në Shqipëri,m’u bë qejfi që fëmijtë e të ndjerit,Dr.Vasfi Samimi(Visoka),mundësuan që vepra e shkenctarit të mohuar të dalë në dritë me 28 vëllime.Një bum i vërtetë dhe për t’u admiruar.Ah,sikur të ndodhte kështu dhe me Njeriun Instuicion-Janko Pali!Unë shpresoj…Se Janko Pali është jo vetëm Gjeneral i Arsimit Shqiptar,po dhe i kuturës në tërësi.

20 tetor 2009

FotjonArt”, 21 tetor 2009

Leave a Reply