Mars

Nga Dhori Thanasi

lule

lule

Mars

Lulet u hovën e mbretëruan lëndinë e djerrinë
Galaktika e ngjyrave u derdh gjer thellë në nënpetla
Dhe spektri tyre e ngjizi gjallesë e pjerrinë,
Gjithë: tokë, qiell e kozmos buzagaz mbi petla

Nën kurorën gjethore e mbështetur mbi lëmishte
Disa syresh imcake, si vashëzat virgjëresha
Të brishta, delikate, të dobëta e njomishte
Në prehrin e pemëve qetohehen si princesha

Natyra prej qiellit e zbriti ylberin në livadhe
Anë e kënd e shtroi prarimin e tij llamburitës
Zymtësia u ça; një sorkadhe luan në luadhe,
Luari mërzen buzë burimit nanuritës

Nektari u zbraz…

Leave a Reply