LUPO BLU

BLERIM KASNECI

I zhuritur për ujë, i këputur nga vapa
Vrapin e ndala, tek lugina me kafka.
Atje tutje
Sa gjatë e gjerë
Me kafka qe stolisur
Një luginë e tëre.
Shtanga i friksuar.
Klitha si i mitur
Se në luginën e vdekjes,
kisha hyrë papritur.

Mijera kafka, qe shifnin mbytur.
Dergjeshin të heshtura në ferra e hithra.
Lart në pllajat mbuluar me lisa
Qanin e qeshnin, me mijëra shpirtëra
Dikush thërriste, nga malli i tërbuar.
Dikush qante për, fëmijën e harruar.
Me fuqitë e prera, nga frika i hutuar

Vëmendjen ma tërhoqi
Një statuje e lartë, në bronx mbuluar.
Ju afrova ngadalë
Fillova ta prek.

Kjo s’qenka statujë, por Ujkonje e vërtet
Dridhej e tëra, qante me dënesë,
për Armatën Blu, të mbetur pa jetë.
I zhuritur për ujë, i këputur nga vapa

Luginën me kafka, tash e lashë mbrapa
Në mëndje më mbeti, sa të jem në jetë
Kuja’ e LUPOT BLU
dhe e armatës pa jetë.

 

Leave a Reply