LASGUSHI NË VARGJET E MIA

PËRPARIM HYSI

(cikël me poezi)

1.Lasgush Poradecit
(në 100-vjetorin e lindjes)

Kush ta vrau shpirtin e bukur
Që lëshonte vetëm xixa?
Pse tërë jetën rrije strukur
Sikur vije që nga Bibla?!!!

Me kostumin e roitur
Vije rrotull si një Krisht
Me një zëmër të drobitur
Vrisje natën.Ndizje dritë.

Ç’mbaje fshehur në humnera
Plot “xehërorë” që s’i dhe
Prisje kohëra të “tjera”
Plaç,moj vdekje,që s’e le!

Bridhje vetëm i pangrënë
I mbështetur mbi një stap
Oh,sa fjalë që le pa thënë
Se s’të la “hija” farmak.

Që të ndiqte si tinëzare
Për të futur nën lak
Por ti bridhje si somnabull
Duke ecur nëpër natë.

Edhe flisje si me vete
Ca lirika,ëmbël,mjaltë
Lagur me ujtë e Liqerit
Rrëzës së Malit të Thatë.

Ja,kështu,mbështetur stapit
Si një shënjt e si një Krisht
Mbetur ke në zëmrat tona
Si lirik,përjetësiht…
25/04/1999 (botuar tek “Drita”)

2.Kujtimit të Lasgush Poradecit

Përmbi stapin proverbial,englendisesh buzë Liqerit
Mërmërit e mërmërit ca lirika të njëherit
“Këtu hesht një lopatë”,atje”vdes një nosit”
E të gjitha”zhyten- mbyten” e tubohen në lirikë.

Buzët rreshkur”sulesh kroit” e “pu ujë të kulluar”
Ku harlisen e dogëdisen vasha”gushë e gji zbuluar”
“E mbollisura” të dogëndisë,të ngopë era trëndelinë
Të zu zemra të këndojë si bilbil a kanarinë.

Pastaj “merr shoqzën për krahu,edhe “zhytesh” në liqen
Velesh-çvelesh dashurisë e ringjallesh si një mjelmë
Muhameti pati Mekën,Krishti kish Betëlhem
Ty s’të dilnin,doje dy:Poradecin dhe Liqen!

E,aty të prehet shpirti, ty,Lirikut Madhështor
O ti kumti i dashurisë!Mbi Poetët:Perandor
Në Tomor e në Olimp(thonë u mblodhën Perënditë?!’
Dhe i thanë Afërditës:-Shko, e dorëzoja tapitë!…
22 prill 2000

3.Vij në Pogradec

Vij në Pogradec;edhe zihem ngusht:
Më mungon Lasgushi!S’je ti,o Mitrush!

Njëri qe si prushi,tjetri po si zjarri
Unë zë hamendësoj:-Cili qe më i madhi?!

Dhe flet vet Mitrushi(më shpëton nga halli)
Mos e vrit ti mëndjen!Padyshim,Llazari…
3 korrik 2002

4.Kur dal buzë liqenit

Kur dal buzës së liqenit(vëndalinjtë i thonë:Gjol!)
Nuk e di pse mbushem pezmit;xhë më dhëmb në kraharor
Më kujtohen “mërmërimat” e të Madhit Poradec
Them këtu do jenë”rimat” dhe më zë një debulesë.

Mërmërinte si me vete,po drejtohej për nga Zoti
S’ishin rima,po sedefe si të brujtura pika loti
Ishin rima dalë nga shpirit siç i ndjente thellë në zëmër
Nga Poeti më qe Krishti;Krisht më qe edhe me zëmër…
3 korrik 2002

5.Poeti-Mbret!

Budë e Krisht… e Muhamet
Që të tria i kish vet
Ish i ditur si ai
Madhështor,si Perëndi!

Dhe kullonte poezi
Si Poet,me të?Asnji!
Jepini spektër prej Zeusi
Poet-Mbret më qe Lasgushi.
3 korrik 2002

6.Nga Lasgushi s’ndahem dot

Nga Lasgushi,s’ndahem dot
Vargu i tij:i ëmbël-mjaltë!
Dua t’i iki bot e bot
Por i ngjitur jam me zamkë.

Se më mbush me mërmërima
Si ai?As tjetër kush!
Shpirtin tim e mbush me rima
Rima e tij:made in Lasgush

Më malaks me ujë liqeri
Tek në gjumë më nanuris
Fjala e ëmbël si sheqeri
Mua në zëmër më ujdis.

Mua në zëmër më ujdis
Dhe me të këndojmë tok
Aq me të jam lidhur pisk
Dhe të dua:s’ndahem dot…
4 maj 2003

7.Çoçërri i Lasgushit

M’u bë çoçërri i Lasgushit
Nga një blacë,nga një ferrë
Edhe shpirtin plot ma mbushi
Për t’u çmallur një copë herë.

Ja,tek doli dhe Babushi
I mbështetur përmbi stap
Dhe më thotë,më thotë Lasgushi:
-Në Shqipëri,nisu me vrap!

Doja më unë që të çmallem
Me Poetnë e dashurisë
Dhe me vete zë e hahem
Ç’shkruaj, e kam prej nostalgjisë.

Fjala jote,o Babush!
Mu në vesh të Perëndisë!
Syri pak m’u rrëmbush
Për Poetnë e dashurisë.
22 prill 2009

Leave a Reply