Kali i Skënderbeut

Ferit Lamaj

Pranë kalit, mu në shesh,
Ky maçoku qesh a s’qesh.

“Fap” t’i hidhet përmbi shpinë;
Nga gëzimi mjaullin…

Gic polici beh me shkop:
– Zbriti shpejt, se të rras gjobë!

Ky maçoku llap së koti:
– Po ti ç’ke, kur s’flet i zoti?!

Leave a Reply