I TEJDUKSHËM
ANTON ÇEFA
I tejdukshëm shikimi yt
Kah rrëzon nji kand ndriçimi
Të dhimbjes sonë
Përskaj nji kohe që kaluem dikur.
I tejdukshëm dëshiri im
E duert tua të zbehta
Që dridhen si flakëz qiri.
E tejdukshme kjo dhomë e zbrazët
E fjala
E fryma
E shpirtnat tonë të tejdukshëm
Komente